Muhammed bin Najef

Muhammed bin Nayef bin Abdulaziz El Saudi (Arabisht: محمد بن نايف بن عبد العزيز آل سعود‎‎; lindi më 30 gusht 1959) është princ, zëvendës i parë i kryeminsitrit dhe ministër i punëve të brendshëm të Arabisë Saudite.[1] Ai është gjithashtu kryetar i këshillit për politikë dhe punëve të sigurimit.[2]

Muhammed bin Nayef
Zëvendësi i Parë i Kryeministrit të Arabisë Saudite
Në detyrë
29 prill 2015 – 21 qershor 2017
Paraprirë ngaMuqrin bin Abdulaziz
Pasuar ngaMuhamed bin Selman Al Saud
Ministër i Punëve të Brendshme
Në detyrë
5 nëntor 2012 – 21 qershor 2017
Paraprirë ngaAhmed bin Abdulaziz Al Saud
Pasuar ngaAbdulaziz bin Saud Al Saud
Zëvendësi i Dytë i Kryeministrit të Arabisë Saudite
Në detyrë
23 janar 2015 – 29 prill 2015
Paraprirë ngaMuqrin bin Abdulaziz
Pasuar ngaMuhamed bin Selman Al Saud
Të dhëna vetjake
U lind më30 gusht 1959
Xheda, Arabia Saudite
Bashkëshortja/etReema bint Sultan Al Saud

Jeta e hershme

Princi Muhammed lindi më 30 gusht 1959 në Xheda.[3][4] Ai është një nga dhjetë fëmijët e Princit Najef.[5][6] Princi Saud është vëllai i tij më i madh dhe Princi Fahd është vëllai i tij më i vogël.[7] Nëna e tij është Al Jawhara bint Abdulaziz bin Musaed Al Jiluwi[6][8] i cili është anëtare e fisit Al Jiluwi e Shtëpisë së Saudit.[9]

Zëvendës i Princit

Më 23 janar 2015, Prici Salman e emëroi Najefin si zëvendës i princit.[10][11] Përveç kësaj, Muhammed bin Najef u emërua si kryetar i këshillit për politikë dhe punë të sigurimit i cili u themelua më 29 janar 2015.[11]

Princi Trashëgimtar

Më 29 prill 2015, Muhammed bin Najefi u emërua si princ, duke zëvendësuar Muqrin bin Abdulaziz.[12]

Përpjekjet për vrasje

Muhammed bin Najefi ka shpëtuar prej katër përpjekjeve për vrasje. Në herën e tretë ka marrë pak lëndime, ndërsa herave tjera ka shpëtuar.[13]

Më 27 gusht 2009,[13] Muhammed bin Najefi morri lëndime nga Abdullah al-Asiri i cili ka qenë i lidhur me Al Kaida në Gadishullin Arabik. Besohet se Al Asiri ka udhëtuar në Xheda prej Maribit. Gjatë Ramazanit, Al Asiri ishte duke pritur në rend në shtëpinë e princit si "dashamirë". Al Asiri bëri vetëvrasje me bombë, duke e vrarë veten, por e lëndoi pak Muhammed bin Najefin i cili kishte mbrojtje të madhe..[14][15]

Jeta personale

Muhammad bin Nayef është dhëndrri dhe gjithashtu nipi i Sultan bin Abdulazizit. Ai është gjithashtu nipi i Mbretit Fahd dhe Mbretit Salman. Ai është i martuar me Reema bint Sultan Al Saud dhe së bashku kanë dy vajza.[16]

Referime