Rafael Nadal

lojtar tenisi spanjoll

Rafael "Rafa" Nadal Parera lindi në 3 qershor 1986) në Manakor, Majorka, Spanjë. Ai është tenist profesionist spanjoll dhe ish-tenisti i parë në botë. Konsiderohet si një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave. Që në moshën e re arriti shumë sukses në terrenet me argjilë dhe është konsideruar si "Mbreti i argjilit".Nadal është fitues i 10 çmimeve Grend Slem, si dhe rekord prej 20 çmimeve ATP Masters. Në vitin 2008 ai fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike. Nadal në karrierën e tij ka fituar 1 Australian Open, 11 French Open, 2 Wimbledon and 3 US Open duke u bërë një nga tenistet më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Rafael Nadal Kjo është biografia e një tenisti
Rafael Nadal
Rafael Nadal
NofkaMbreti i argjilit
KombësiaSpanja Spanja
Datëlindja3 qershor 1987
VendlindjaMallorca, Spanja
RezidencaMallorca, Spanja
Gjatësia1.85 m
Pesha85 kilograms
Fillimi i karrierës2001
Vlera në para105,531,670
I vetëm
Fitore/humbje935–193
Tituj80 ATP
Renditja më e lartë1 (18 gusht 2008)
Rezultatet Grans Slam i vetëm
Australian OpenW (2009)
French OpenW (2005, 2006, 2007, 2008, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2017, 2018)
WimbledonW (2008, 2010)
US OpenW (2010, 2013, 2017)
Në çift
Fitore/humbje102–60
Tituj8 ATP
Renditja më e lartëNr. 26 (8 gusht 2005)
Rezultatet Grans Slam në çift
Australian Open3R (2004, 2005)
French Open1R -
WimbledonQF (2005)
US Open3R (2004)

Freskimi i fundit: 08.05.2019..


Karriera

2002-2004

Në prill të vitit 2002 në moshën 15 Vjeç e 10 Muaj numri 762 në ragun botëror Nadal fitoi Ndeshjen e tij të parë si profesoinist duke mundur Ramón Delgado duke u bërë lojtari i 9 që fiton një Ndeshje në moshën 16 vjeçare .[1]. Në vitin 2003 Rafael Nadal fitoi 2 Tituj dhe e përfundoi vitin në vendin e 50 në renditjen e tenistëve [2].

Nadal arriti deri në raundin e tretë në 2004 Australian Open ku humbi me tre sete kundër Australianit Lleyton Hewitt. Nqs Nadal do të kishte fituar kundër Lleyton Hewitt në raundin e tretë, Nadal do të ndesheshe me Roger Federer [3]. Më vonë në atë vit Nadal luajti ndeshjen e tij të parë kundër numrit 1 në botë Roger Federer2004 Miami Masters ku fitoi. Nadal ishte 1 prej 6 tenistëve që mundi Roger Federer atë vit (sëbashku me Tim Henman, Albert Costa, Gustavo Kuerten, Dominik Hrbatý, dhe Tomáš Berdych). Nadal nuk arriti dot që të luaj në French Open sepse kishte pësuar një dëmtim në kembën e tij të majtë. Nadal në moshçn 18 vjeç dhe 6 muaj, u bë lojtari më i ri që fiton një ndeshje në Davis Cup. Nadal mundi numrin 2 në botë Andy Roddick dhe ndihmoi Spanjën që të fitonte titullin dhe të mposhte SHBA 3-2 me sete. Nadal e përfundoi vitin i renditur në vendin e 51 në botë [4].

2005: Titulli i pare Grand Slam

Në Australian Open në vitin 2005, Nadal humbi që në raudin e pestë kundër Lleyton Hewitt, që do të shkonte deri në finale të turnamentit, por do të humbiste. dy muaj më vonë, Nadal arriti deri në finale të Miami Masters, por u mund në 5 sete nga Roger Federer që në atë kohë ishte numri 1 në botë.

Referime