Çmimi Pritzker

Çmimi Pritzker për Arkitekturë  jepet çdo vit "për të nderuar arkitektin apo arkitektët e gjallë, puna e ndërtuar e të cilëve demonstron kombinimin e kualiteteve si talentin, vizionin dhe zotimin, që ka prodhuar kontribute konsistente dhe domethënëse për njerëzimin dhe ambientin e ndërtuar përmes artit të arkitekturës."[1] E themeluar në vitin 1979 nga Jay A. Pritzker dhe gruaja e tij Cindy, çmimi financohet nga Familja Pritzker dhe sponsorizhet nga Fondacioni Hyatt dhe konsiderohet si një nga çmimet kryesore të botës në lëminë e arkitekturës;[2] është referuar shpesh si Çmimi Nobel për arkitekturë.[3][4][5] Fituesi më i fundit, në vitin 2016, është arkitekt kilian Alejandro Aravena.

Çmimi thuhet që jepet "pa marrë parasysh kombësinë, racën, besimin, apo të ideologjinë."[6] Fituesi merr US$100,000, një certifikatë citimi, dhe që nga viti 1987, një medalje bronzi.[7] Dizajnimet në medalje janë të frymëzuara nga puna e arkitektit Louis Sullivan, ndërsa mbishkrimet e frymëzuara nga latinishtja në anën e kundërt të medaljes —firmitas, utilitas, venustas (shqip: qëndrueshmëri, komoditet dhe kënaqësi)—vijnë nga arkitekti i lashtë romak Vitruvius.[8] Para vitit 1987, një edicion i kufizuar i skulpturës Henry Moore ka shoqëruar çmimin monetar.[7]

Drejtori ekzekutiv i çmimit, Martha Thorne,[9] bën thirrje për nominime nga disa lloj njerëzish, duke përfshirë laureatë të kaluar, akademik, kritik dhe të tjerë "me eksperiencë dhe interes në fushën e arkitekturës".[6] Gjithashtu, cilido arkitekt i liçensuar mund të bëjë një aplikim personal për çmimin cdo vit para datës 1 nëntor. Në vitin 1988 Gordon Bunshaft nominoi veten për çmimin dhe përfundimisht e fitoi.[10] Juria, që çdo vit përbëhet nga pesë deri në nëntë "ekspert ... profesionalista të njohur në fushat e tyre si arkitekturë, biznes, edukim, botim, dhe kulturë", mendojnë me kujdes herët në vitin pasues para se të shpallin fituesin në pranverë.[6] Në vitin 2015, kryesuesi i çmimit është Lord Palumbo (që ka qenë që nga viti 2005); kryesuesit e mëhershëm ishin J. Carter Brown (1979–2002), dhe Lord Rothschild (2003–04).[11]

Polemika

Në vitin 2013, "Women in Design", një organizatë studentore nga Harvard Graduate School of Design filloi një peticion në emër të Denise Scott Brown për të marrë një njohje të përbashkët me partnerin e saj, fitues i mëhershëm i çmimit Robert Venturi, duke e zhvilluar edhe më shumë debatin mbi seksizmin në arkitekturë. Peticioni, sipas The New York Times ka "rindezur tensionet që ishin prezentë për një kohë të gjatë në botën e arkitekturës mbi hamendësimin që gratë kanë qenë të privuara vazhdimisht nga pozicioni që meritojnë në një fushë çmimi më prestigjioz i së cilës nuk iu dha një gruaje deri në vitin 2004, kur Zaha Hadid e fitoi."[12] Edhe pse peticioni morri përkrahje ndërkombëtare nga disa fitues të mëparshëm, juria vendosi që nuk mund të rishohë punën e jurive të mëparshme, në mënyrë që t'i pranojë punën e Denise Scott Brown dhe Lu Wenyu, të dyja gra dhe partnere të barabarta të bashkëshortëve të tyre Venturi dhe Wang Shu, të cilët fituan më 1991 dhe 2012 respektivisht.[13] Scott Brown tha për CNN që "si grua, ajo u ndje e përjashtuar nga elita e arkitekturës përgjatë karrierës së saj," dhe që "Çmimi Pritzker ishte bazuar mbi idenë e gabuar që arkitektura e shkëlqyeshme ishte puna e një 'gjeniu mashkull të vetmuar' në kurriz të vlerave të bashkëpunimit."[14]

Laureatët

Fituesi përurues Philip Johnson është cituar "për 50 vite imagjinatë dhe gjallëri të mishëruara në një mori muzesh, teatre, biblioteka, shtëpi, kopshte dhe strukura korporatash".[15] Laureati i 2004-ës Zaha Hadid ishte femra e parë që fitoi çmimin.[16] Ryue Nishizawa u bë fituesi më i ri në 2010 në moshën 44 vjec.[17] Fituesit e 32-të, Kazuyo Sejima dhe Ryue Nishizawa, u cituan për "arkitekturë që ishte njëkohësisht delikate dhe e fuqishme, preçize dhe fluide, e zgjuar por jo tepër e mençur".[18] Fituesi më i fundit, në vitin 2016, është arkitekti kilian Alejandro Aravena[19][20]

Nr.VitiLaureatiKombësiaFotoExample work (year completed)Ceremony locationRef.
11979Philip JohnsonSHBA Glass House (1949)Dumbarton Oaks, Washington DC[21]
21980Luis BarragánMeksikë Torres de Satélite (1957)Dumbarton Oaks, Washington DC[5]
31981James StirlingMbretëri e Bashkuar Seeley Historical Library (1968)National Building Museum, Washington DC[22]
41982Kevin RocheSHBA Knights of Columbus Building (1969)Art Institute of Chicago[3][A]
51983Ieoh Ming PeiSHBA National Gallery of Art, East Building (1978)Metropolitan Museum of Art, New York City[23][B]
61984Richard MeierSHBA High Museum of Art (1983)National Gallery of Art, Washington DC[3]
71985Hans HolleinAustri Abteiberg Museum (1982)The Huntington Library, San Marino, California[3]
81986Gottfried BöhmGjermani (Gjermani Perëndimore) Christi Auferstehung, Cologne (1968)Worshipful Company of Goldsmiths, London[3]
91987Kenzō TangeJaponi St. Mary's Cathedral, Tokyo (1964)Kimbell Art Museum, Fort Worth, Texas[24]
101988Gordon Bunshaft (shared prize)SHBA Beinecke Rare Book and Manuscript Library (1963)Art Institute of Chicago[3][25]
101988Oscar Niemeyer (shared prize)Brazil Cathedral of Brasília (1958)Art Institute of Chicago[3][25]
111989Frank GehryKanadë

SHBA

Walt Disney Concert Hall (1999–2003)Tōdai-ji, Nara, Japan[23][C]
121990Aldo RossiItali Bonnefanten Museum (1990)Palazzo Grassi, Venice[26]
131991Robert VenturiSHBA National Gallery, Sainsbury Wing (1991)Palace of Iturbide, Mexico City[27]
141992Álvaro Siza VieiraPortugali Pavilion of Portugal in Expo'98 (1998)Harold Washington Library, Chicago[28]
151993Fumihiko MakiJaponi Tokyo Metropolitan Gymnasium (1991)Prague Castle[24]
161994Christian de PortzamparcFrancë- French Embassy, Berlin (2003)The Commons, Columbus, Indiana[29]
171995Tadao AndoJaponi Church of the Light (1989)Palace of Versailles[30]
181996Rafael MoneoSpanjë Kursaal Palace (1999)Getty Center, Los Angeles[23]
191997Sverre FehnNorvegji Norwegian Glacier Museum (1991)Guggenheim Museum Bilbao[31]
201998Renzo PianoItali Kansai International Airport (1994)White House, Washington DC[32]
211999Norman FosterMbretëri e Bashkuar Millennium Bridge (London) (2000)Altes Museum, Berlin[23]
222000Rem KoolhaasHolandë Casa da Música, Porto (2003)Jerusalem Archaeological Park[33]
232001Herzog & de MeuronZvicërr Tate Modern (2000)Monticello, Charlottesville, Virginia[34]
242002Glenn MurcuttAustrali Berowra Waters Inn (1983)Campidoglio, Rome[35]
252003Jørn UtzonDanimark Sydney Opera House (1973)Royal Academy of Fine Arts of San Fernando, Madrid[36]
262004Zaha HadidIrak

Mbretëri e Bashkuar

Contemporary Arts Center (2003)Hermitage Museum, Saint Petersburg[23][D]
272005Thom MayneSHBA San Francisco Federal Building (2007)Pritzker Pavilion, Chicago[37]
282006Paulo Mendes da RochaBrazil Saint Peter Chapel, Campos do Jordão, São Paulo (1987)Dolmabahçe Palace, Istanbul[38]
292007Richard RogersMbretëri e Bashkuar Lloyd's building (1986)Banqueting House, Whitehall, London[39][E]
302008Jean NouvelFrancë Torre Agbar (2005)Library of Congress, Washington DC[23][40]
312009Peter ZumthorZvicërr Therme Vals (1996)Legislative Palace of the City Council, Buenos Aires[23][41]
322010Kazuyo Sejima and

Ryue Nishizawa (SANAA)

Japoni 21st Century Museum of Contemporary Art, Kanazawa (2003)Ellis Island, New York City
332011Eduardo Souto de MouraPortugali Estádio Municipal de Braga (2004)Andrew W. Mellon Auditorium, Washington DC[42]
342012Wang ShuKinë Ningbo Museum, (2008)Great Hall of the People, Beijing[43]
352013Toyo ItoJaponi Sendai Mediatheque, (2001)John F. Kennedy Presidential Library and Museum, Boston[44]
362014Shigeru BanJaponi Centre Pompidou-Metz (2010)Rijksmuseum, Amsterdam[45]
372015Frei OttoGjermani Olympic Stadium, Munich (1972)New World Center, Miami[19][20]
382016Alejandro AravenaKili Siamese Towers, Pontifical Catholic University of ChileUnited Nations Headquarters, New York City[46][47]

Shënime të tabelës

A. a Roche ka lindur në Irlandë.[48]
B. b Pae ishte i lindur në Kinë.[49]
C. c Gehry ka lindur në Kanada.[50]
D. d Hadid u lind në Irak.[51]
E. e Rogers u lind në Itali.[52]

Shih edhe

Referime

Të përgjithshme

  • "Past laureates". Pritzker Architecture Prize official site (në anglisht). The Hyatt Foundation. Marrë më 17 mars 2013.

Të veçanta

Lidhje të jashtme