Edinson Cavani

futbollist uruguajan

Edinson Roberto Cavani Gómez (lindur më 14 shkurt 1987) është një futbollist uruguajian i cili luan si sulmues me klubin argjentinas Boca Juniors dhe me kombëtaren uruguajiane.

Edinson Cavani

Cavani duke luajtur Paris Saint-Germain në 2013
Të dhënat vetjake
Emri i plotëEdinson Roberto Cavani Gómez[1]
Datëlindja (1987-02-14) 14 shkurt 1987 (37 vjeç)
VendlindjaSalto, Uruguaji
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)[2]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Boca Juniors
Numri10
Karriera me të rinjtë
2000–2005Danubio
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2007Danubio25(9)
2007–2011Palermo109(34)
2010–2011Napoli (huazim)35(26)
2011–2013Napoli69(52)
2013–2020Paris Saint-Germain200(138)
2020–2022Manchester United41(12)
2022–2023Valencia25(5)
2023–Boca Juniors9(2)
Karriera ndërkombëtare
2006–2007Uruguaji U2014(9)
2012Uruguaji Olimpike5(3)
2008–Uruguaji107(46)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 3 tetor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 16 tetor 2018

Me një profil golashënuesi, Cavani njihet për aftësitë e tij për të shënuar gola impresionues dhe është shumë puntor në fushën e lojës.[3] Në vitin 2012, Cavani u rendit si lojtari i 10të më i mirë në botë në listën e 100 lojtarëve më të mirë në botë të krijuar nga gazeta britanike The Guardian.[4]

Cavani filloi karrierën e tij si profesionist me Danubion në vitin 2005, atje ai luajti për dy vite përpara se në vitin 2007 të transferohej në Serie A tek skuadra e Palermos. Ai luajti për katër sezone me klubin siçilian duke shënuar 34 gola në 109 ndeshje në ligë. Në vitin 2010, Cavani firmosi për Napolin. Në sezonin 2011–12, ai fitoi trofeun e parë me klubin, Kupën e Italisë, ku ai u shpall edhe golashënuesi më i mirë me 5 gola. Me Napolin, Cavani shënoi nga 33 gola në dy sezonet e para duke u ndjekur nga 38 gola në sezonin e tretë, ku gjithashtu u shpall edhe golashënuesi më i mirë në kampionat me 29 gola. Më 16 korrik 2013, Cavani u transferua tek Paris Saint-Germain për një shifër të raportuar prej 64 milion .

Cavani është një futbollist i kombëtares uruguajiane dhe bëri debutimin e tij kundër Kolumbisë më 6 shkurt 2008 ku edhe shënoi. Që nga ajo kohë, Cavani ka luajtur në shtatë kompedicione madhore: Kupa e Botës 2010, Copa América 2011, Kupa e Konfederatave 2013, Kupa e Botës 2014, Copa América 2015, Copa América Centenario dhe Kupa e Botës 2018. Ai shënoi një herë në Kupën e Botës 2010 duke ndihmuar Uruguajin ta mbyllte turnamentin në vendin e katërt, kurse në vitin 2011 ishte pjesë e ekipit që fitoi titullin e 15të të Copa Américas. Ai i përfundoi kualifikueset e Kupës së Botës 2018 në konfederatën CONMEBOL si golashënuesi më i mirë me 11 gola.

Karriera me klube

Danubio

Palermo

Sezoni 2006–07

Sezoni 2007–08

Sezoni 2008–09

Sezoni 2009–10

Napoli

Sezoni 2010–11

Sezoni 2011–12

Më 14 shtator, Cavani shënoi më barazimin 1–1 kundër Manchester Cityt në ndeshjen e parë të fazës së grupeve tē Ligës së Kampioneve.[5] Katër ditë më vonë, ai shënoi një tregolësh në fitoren 3–1 kundër Milanit.[6][7] Më 22 nëntor, në ndeshjen e kthimit kundër Cityt, Cavani i dhuroi një fitore 2–1 Napolit duke shënuar një dopietë; kjo fitore e kualifikoi ekipin në fazën me eliminim direkt, duke e mbyllur grupin në vendin e dytë mbrapa Bayern München.[8] Në ndeshjen e rradhës në kampionat, Cavani shënoi në minutën e 94të në një fitore kundër Atalantës. Më 21 dhjetor 2011, Cavani shënoi dy gola në fitoren shkatërrimtare 6–1 kundër Genoas, duke ndihmar Azzurrit ta përfundonin pjesën e parë të sezonit në vendin e gjashtë.[9]

Më 17 shkurt 2012, Cavani shënoi dy gola kundër Fiorentinës, duke nihmuar Napolin të kalojë Interin në renditje dhe të shkojë në vendin e pestë.[10]

Sezoni 2012–13

Cavani e nisi sezonin e ri më 26 gusht duke shënuar golin e tretë të fitores 3–0 kundër Palermos.[11] Një muaj më vonë, ai shënoi një tregolësh në fitoren 3–0 kundër Lazios.[12] Në Ligën e Evropës, Cavani shënoi katër gola në fitoren 4–2 me përmbysje kundër Dnipro Dnipropetrovsk në fazën e grupeve.[13] Penalltia e tij në minutën e 94të të ndeshjes kundër AIK Solna i dha Napolit kualifikimin në fazën me eliminim direkt.[14]

Cavani e nisi vitin e ri 2013 duke shënuar tre gola në fitoren 4–1 kundër Romës, me Napolin që shkurtoi diferencën e pikëve me ekipin kryesues Juventus i cili pësoi një humbje befasuese 2–1 nga Sampdoria.[15] Më 20 janar, ai regjistroi golin e tij të 100të në Serie A në ndeshjen e 197të kundër Fiorentinës. Një javë më pas, ai u emërua në Ekipin e Vitit të Serie A për vitin 2012 në Gran Galà del calcio AIC 2012.

Më 5 maj, Cavani shënoi një tregolësh tjetër në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Interit në javën e 35të të kampionat; ai gjithashtu arriti shifrën e 100 golave me klubin në të gjitha kompeticionet. Ai e mbylli kampionatin si golashënuesi më i mirë me 29 gola, gjashtë më shumë se ndjekësi i tij më i afërt Antonio Di Natale.[16]

Pas përfundimit të sezonit, media italiane raportoi se Cavani do të largohej nga Napoli. Për lojtarin kishte interes nga disa klube prestigjoze, si Chelsea, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.[17] Megjithatë, ishte vetë Cavani që hodhi poshtë zërat për një largim të tij nga Napoli, duke thënë "Real Madrid, Chelsea dhe (Manchester) City janë të interesuar për mua? Unë thjesht po mendoj për Napolin. Unë do të flas me presidentin (Aurelio) De Laurentis. Unë jam mirë në Itali, unë jam rritur si njeri atje dhe si lojtar me eksperiencat në Serie A."[18] Ai gjithashtu u pyet rreth interesimit të Çelsit dhe Manchester Cityt, duke deklaruar: "Nuk e di nëse kanë bërë ofertë për mua, un di që të stërvitesh nga trajnerë si Manuel Pellegrini (i Cityt) ose Jose Mourinho (i Çelsit) është gjithmonë një nder."[19] Më 23 qershor 2013, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis zbuloi se kontrata e Cavanit ka një klauzolë lirimi 53 milion £ e cila skadonte më 10 gusht 2013, edhe pse ai vazhdoi duke thënë se Cavani nuk do të largohej më 10 gusht.[20]

Paris Saint-Germain

Më 16 korrik 2013, Cavani firmosi një kontratë pesë-vjeçare me klubin francez Paris Saint-Germain,[21] për një shifër e cila ishte 64 milion €,[22] duke e bërë atë transferimin e gjashtë më të shtrenjtë në histori. Shifra e raportuar për blerjen e Cavanit theu rekordin për transferimin më të shtrenjtë në futbollin francez, duke thyer rekordin pak kohë më parë të vendosur nga Monaco për transferimin e Radamel Falcaos për 60 milion €.[23]

2013–2014: Sezoni i parë në Francë

Cavani bëri debutimin e tij me PSG-në më 9 gusht në ndeshjen e Ligue 1 kundër Montpellier, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 72të në vend të Lavezzit.[24] Në ndeshjen e rradhës në kampionat, Cavani luajti si titullar dhe shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në barazimin kundër Ajaccio.[25]

Cavani shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve për klubin më 17 shtator në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër Olympiacos.[26] Ai e mbylli fazën e grupeve me katër gola në pesë ndeshje me PSG-në që u kualifikua me një rekord fitoresh 100%.[26]

Më 22 janar 2014, Cavani shënoi golin e 20të të sezonit në humbjen 2–1 kundër Montpellier në Kupën e Ligës.[27] Më 2 mars, pasi humbi një muaj për shkak dëmtimi, Cavani u rikthye nga dëmtimi dhe shënoi kundër MarsejësLe Classique.[28]

Më 19 prill, ai shënoi të dy golat e fitores 2–1 kundër Lyonit në finalen e Kupës së Ligës.[29] Ai e mbylli sezonin e parë në Francë me 25 gola në 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 16 gola në 30 ndeshje në kampionat.

2014–2016: Dominimi në kompeticionet vendore

Më 17 tetor 2014, Cavani shënoi një penallti në fitoren 3–1 në kampionat kundër Lens dhe e festoi golin duke gjuajtur me një shigetë imagjinare. Gjyqtari i ndeshjes Nicolas Rainville e ndëshkoi me karton të verdhë për këtë gjë, dhe më pas e përjashtoi nga loja pasi Cavani protestoi. Presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi deklaroi për Canal+: "Pse e mori kartonin e verdhë më parë? Ai feston gjithmon në atë mënyrë."[30] Në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, Cavani shënoi brënda 56 sekondave golin e vetëm të ndeshjes kundër ekipit qipriot APOEL; ky rezultat kualifikoi Parisin në fazën me eliminim direkt me dy ndeshje akoma për t'u luajtur.[31]

Në janar 2015, Cavani dhe Lavezzi u gjobitën dhe u pezulluan me dy ndeshje nga trajneri Laurent Blanc për shkak se humbën seancën e parë stërvitore pas pushimeve dimërore dhe një seancë stërvitore në fazën përgatitore në Marok.[32] Më 11 prill, ai luajti si zëvëndësues në finalen e Kupës së Ligës dhe shënoi dy gola me Parisin që fitoi 4–0 kundër Bastias.[33] Më 8 maj, Cavani shënoi një tregolësh në fitoren 6–0 kundër Guingamp, e cila i dha PSG-së një avantazh prej 6 pikësh në kampionat me dy ndeshje nga fundi.[34] Pas fitimit të Kupës së Ligës dhe kampionatit, Cavani shënoi golin e vetëm në fitoren kundër Auxerre në finalen e Kupës Kombëtare; ky ishte goli i tij i 31të në të gjitha kompeticionet.[35]

Cavani dhe PSG e nisën sezonin e ri kundër Lyonit në Trophée des Champions 2015 më 1 gusht, duke shënuar një nga dy golat e fitores 2–0.[36] Më 21 maj 2016, Cavani shënoi golin e tretë vendimtar në fitoren 4–2 kundër Marsejës në finalen e Kupës së Francës. Me këtë sukses, Parisi fitoi për të dytin sezon rresht titullin e Ligue 1, Kupën Kombëtare dhe Kupën e Ligës.[37]

2016–2018: Dy Këpuca të Arta rresht dhe Lojtari i Vitit i Ligue 1

Më 13 shtator, në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, Cavani shënoi në sekondën e 44të kundër ArsenalitParc des Princes, duke mposhtur portierin me një gjuajtje me kokë pas një krosimi të Serge Aurier; ky ishte goli më i shpejtë në historinë e klubit në Ligën e Kampioneve.[38] Tre ditë më pas, Cavani shënoi katër gola në pjesën e parë të fitores 6–0 kundër Caen në transfertë, duke i dhënë fund ecurisë negative prej tre ndeshjesh pa fitore të PSG-së.[39][40] Më 30 nëntor, ai shënoi me penallti në fitoren 2–0 kundër Angers, duke arritur në kuotën e 14 golave në Ligue 1 në 14 ndeshje;[41] ky ishte gjithashtu goli i tij i 100të si lojtari i PSG-së, duke u bërë lojtari i katërt që e arrin këtë gjë.[42]

Cavani shënoi nga një gol në të dy ndeshjet e raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës, ku Parisi u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 6–5. Cavani e mbylli këtë edicion të Ligës së Kampioneve me tetë gola në tetë ndeshje.[43][44] Më 1 prill, ai shënoi dy gola në fitoren 4–1 kundër Monacos në finalen e Kupës së Ligës.[45] Në përfundim të sezoni, ai u emërua Lojtari i Vitit i Ligue 1 pasi kishte shënuar 35 gola.[46]

Para nisjes së sezonit 2017–18, Cavanit i'u bashkua sulmuesi brazilian Neymar, i cili erdhi për 222 milion €, duke u bërë transferimi më i kushtueshëm në historinë e futbollit,[47] dhe talenti 18-vjeçar Kylian Mbappé, i cili erdhi në formë huazimi me të drejtë blerje për 180 milion €.[48] Cavani, Neymar dhe Mbappé menjëherë krijuan një treshe të frikshme sulmi, me Cavanin i cili shënoi në tre ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve: një dopietë në fitoren 5–0 kundër Celtic,[49] një gol në fitoren 3–0 kundër Bayern München,[50] dhe një gol në fitoren 4–0 kundër Anderlechtit.[51]

Manchester United

2020–2021: Sezoni debutues dhe finalja e Ligës së Evropës

Më 5 tetor 2020, Cavani firmosi një kontratë një-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit me klubin anglez Manchester United.[52][53] Ai mori fanellën prestigjoze me numrin 7.[54] Cavani debutoi zyrtarisht më 24 tetor duke u aktivizuar si zëvëndësues në barazimin pa gola kundër Çelsit në Premier Ligë.[55] Goli i tij i parë me klubin erdhi më 7 nëntor në fitoren 3–1 në transfertë kundër Evertonit.[56] Më 27 nëntor, Cavani shënoi një dopietë, përfshirë edhe një gol në minutat shtesë, në fitoren 3–2 me përmbysje kundër Southamptonit në kampionat, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[57]

Më 2 shkurt 2021, Cavani shënoi golin e katërt të fitores 9–0 kundër Southamptonit; me këtë rezultat, United barazoi fitoren rekord të të gjitha kohërave në Premier Ligë.[58] Në ndeshjen e parë gjysëm-finale të Ligës së Evropës, Cavani shënoi dy gola dhe asistoi dy të tjerë në fitoren 6–2 të Manchesterit kundër Romës.[59] Në ndeshjen e kthimit në Stadio Olimpico, ai shënoi dy gola të tjerë; pavarësisht humbjes 3–2, United u kualifikua në finale me rezultatin e përgjithshëm 8–5.[60] Përgjatë muajit prill, Cavani shënoi pesë gola dhe u shpall lojtari më i mirë në tre nga katër ndeshjet e luajtur, duke u shpallur lojtari i muajit i klubit.[61]

Më 10 maj, Cavani rinovoi kontratën e tij me klubin edhe për një sezon.[62] Tetë ditë më pas, në barazimin 1–1 kundër Fulhamit, ai shënoi një gol spektakolar nga 40 metra distancë, i cili ishte goli i parë në Old Trafford pas rikthimit të tifozëve.[63] Atij i'u dha çmimi Goli i Muajit i Premier Ligës për këtë gol.[64] Më 28 maj, Cavani shënoi kundër Villarrealit në finalen e Ligës së Evropës; koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1, kurse në gjuajtjet e penalltive Manchesteri u mposht, edhe pse Cavani e shënoi penalltinë e tij.[65]

2021–2022: Sesoni i fundit në Angli

Edhe pse Cavani luajti ndeshjen e parë të sezonit 2021–22 me fanellën me numrin 7, pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos ai mori fanellën me numrin 21, të njëjtin numër që ka edhe te Uruguaji.[66] Ai shënoi golin e parë të sezonit më 30 tetor në fitoren 3–0 kundër Tottenhamit në transfertë.[67]

Më 22 maj 2022, trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick njoftoi se Cavani do të largohej nga klubi pas përfundimit të kontratës së tij në fund të sezonit.[68]

Karriera ndërkombëtare

Jeta Personale

Statistikat

Klubet

Redaktuar më 19 janar 2014.

Cavani duke luajtur për Uruguajin në 2011.
KlubiSezoniLigaKupaEuropaTotal
NdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGolaNdeshjeGola
Danubio200510453157
2005–06155155
Total25953003012
Palermo2006–077272
2007–083352020375
2008–093514113615
2009–103413323715
Total10934632011737
Napoli2010–113526201074733
2011–12352355854833
2012–13342922774338
Total10478972519138104
Paris Saint-Germain2013–14201343542920
Total201343542920
Karriera në total25813424163223314173

Kombëtarja

Kombëtarja Uruguajiane
VitiNdeshjeGola
200841
200980
2010127
2011122
201293
2013157
Total6020

Golat me kombëtaren

Rezultatet dhe Golat me kombëtaren Uruguajiane.
#DataVendiKundërshtariGoliRezultatiKompedicioni
1.6 shkurt 2008Estadio Centenario, Montevideo, Uruguaji Kolumbia1–22–2Ndeshje Miqësore
2.3 mars 2010AFG Arena, St. Gallen, Zvicër Zvicra3–13–1Ndeshje Miqësore
3.10 korrik 2010Nelson Mandela Bay Stadium, Port Elizabeth, Afrika e Jugut Gjermania1–12–32010 FIFA Kupa e Botës
4.11 gusht 2010Estádio do Restelo, Lisbon, Portugali Angola1–02–0Ndeshje Miqësore
5.8 tetor 2010Gelora Bung Karno Stadium, Jakarta, Indonesi Indonesia1–17–1Ndeshje Miqësore
6.6–1
7.7–1
8.12 tetor 2010Wuhan Sports Center Stadium, Wuhan, Kinë Kina2–04–0Ndeshje Miqësore
9.30 mars 2011Aviva Stadium, Dublin, Republika e Irlandës Irlanda2–13–2Ndeshje Miqësore
10.7 tetor 2011Estadio Centenario, Montevideo, Uruguaji Bolivia3–14–2Kualifikueset e 2014 FIFA Kupa e Botës
11.29 shkurt 2012Bucharest, Rumani Rumania1–01–1Ndeshje Miqësore
12.11 shtator 2012Estadio Centenario, Montevideo, Uruguaji Ekuadori1–11–1Kualifikueset e 2014 FIFA Kupa e Botës
13.14 nëntor 2012PGE Arena Gdańsk, Gdańsk, Poloni Polonia2–03–1Ndeshje Miqësore
14.12 qershor 2013Polideportivo Cachamay, Puerto Ordaz, Venezuelë Venezuela1–01–0Kualifikueset e 2014 FIFA Kupa e Botës
15.26 qershor 2013Mineirão, Belo Horizonte, Brazil Brazili1–11–22013 FIFA Kupa e Konfederatave
16.30 qershor 2013Itaipava Arena Fonte Nova, Salvador, Brazil Italia1–12–22013 FIFA Kupa e Konfederatave
17.2–2
18.10 shtator 2013Estadio Centenario, Montevideo, Uruguaji Kolumbia1–02–0Kualifikueset e 2014 FIFA Kupa e Botës
19.15 tetor 2013Estadio Centenario, Montevideo, Uruguaji Argjentina3–23–2Kualifikueset e 2014 FIFA Kupa e Botës
20.13 nëntor 2013Amman International Stadium, Amman, Jordan Jordania5–05–0Kualifikueset e 2014 FIFA Kupa e Botës

Trofe

Klubet

Kombëtarja

Personale

Referime

Lidhje të jashtme