Kombëtarja italiane e futbollit

Kombëtarja italiane e futbollit (Italisht: Nazionale italiana di calcio) përfaqsonë Italinëshoqatën e futbollit dhe është e kontrolluar nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC), organi trupor për futbollin në Itali. Italia është një nga kombëtaret më të suksesshme në historinë e Kupës së Botës, duke arritur ta fitoj këtë turnament katër herë (1934, 1938, 1982, 2006) dhe gjithashtu kanë marrë pjesë në dy finale (1970, 1994). Ata gjithashtu kanë fituar një herë Kampionatin Europian (1968) dhe gjithashtu kanë marrë pjesë në dy finale (2000, 2012). Kombëtarja ka marrë pjesë në turnament futbollik të olimpiadës dhe në dy kupa ndërkombëtare të europës qëndrore. Rezultati më i lartë i Italisë në Kupën e Konfederatave ishte vendi i tretë që arritën në edicionin e vitit 2013.

Italia
Shirt badge/Association crest
ShoqataFederata Italiane e Futbollit
(Federazione Italiana Giuoco Calcio, FIGC)
KonfederataUEFA (Evropë)
TrajneriRoberto Mancini
KapiteniGiorgio Chiellini
Më shumë ndeshjeGianluigi Buffon (176)
Më shumë golaLuigi Riva (35)
StadiumiDisa
Kodi I FIFAsITA
E para ngjyrë
E dyta ngjyrë
E treta ngjyrë
Rënditja e FIFAs
Aktual14 Rise 3 (14 qershor 2019)
Më i lartë1 (nëntor 1993, shkurt 2007, prill–qershor 2007, shtator 2007)
Më i ulët21 (gusht 2018)
E para ndërkombëtare
 Italia 6–2  Franca
(Milano, Itali; 15 maj 1910)
Fitorja më e madhe
 Italia 9–0  Shtetet e Bashkuara të Amerikës
(Brentford, Angli; 2 gusht 1948)
Humbja më e madhe
 Hungaria 7–1 Italia 
(Budapest, Hungari; 6 prill 1924)
Kupa e Botës
Paraqitjet18 (E para 1934)
Rezultati më i mirëKampionë (1934, 1938, 1982, 2006)
UEFA Kampionati Evropian
Paraqitjet9 (E para në 1968)
Rezultati më i mirëKampionë (1968)
FIFA Kupa e Konfederatave
Paraqitjet2 (E para në 2009)
Rezultati më i mirëVendi i tretë (2013)
Medal record
Olimpike
BronziAmsterdam 1928Ekipi
AriBerlin 1936Ekipi
BronziAthinë 2004Ekipi

Kjo kombëtare njohet ndryshe edhe si Gli Azzurri nga ngjyrat tradicionale të fanellës së saj. Në dy ndeshjet e saj të para, secili nga lojtarët e kombëtares italiane kishte veshur fanella të bardha dhe tuta të shkurtra; fanellat e kaltra u paraqitën në ndeshjen e tretë; (azzurro, në Italisht) vjen nga fjala "Azzurro Savoia", ngjyra tradicionale e dinastisë mbretërore që bashkoi Italinë në vitin 1861, dhe mirëmbahen në standarte zyrtare nga presidenti i Italisë.

Fusha e parë e stërvitjes ishte në selinë e FIGC në Coverciano, Florence, dhe lojtarët e kombëtares i luanin ndeshjet e tyre në shtëpi në stadiume të ndrshme përreth Italisë.

Historia

Origjina dhe dy Kupat e para të Botës (1910–1938)

Giuseppe Meazza

Ndeshja e parë e kombëtares u zhvillua në Milano më 15 maj 1910, Italia mposhti Francën me rezultatin 6–2.[1] Disa trazira i mbajtën lojtarët e Pro Vercellit, e cila ishte skuadra më e mirë e ligës, jashtë nga loja. Në fund të ndeshjes, lojtarët morën disa pako me cigare të hedhur nga 4,000 mijë tifozët e pranishëm në ndeshje.[2] Kombëtarja italiane luajti me sistemin 2–3–5 me lojtarët titullar ishin: De Simoni; Varisco, Calì; Trerè, Fossati, Capello; Debernardi, Rizzi, Cevenini I, Lana, Boiocchi. Kapiteni i skuadrës ishte Francesco Calì.[3]

Suksesi i parë në një turnament zyrtar erdhi me medaljen e bronzit në 1928 Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Amsterdam. Pasi humbën në gjysmë–finale kundër Uruguajit, një fitore 11–3 kundër Egjiptit bëri që Italia të siguronte vendin e tretë në këtë kompedicion.

Pasi nuk pranoi për të marrë pjesë në Kupën e parë të Botës (1930, mbajtur në Uruguaj), Italia mori pjesë dhe fitoi dy edicionet e tjera të këtij turnamenti në vitet 1934 dhe 1938 nën drejtimin e trajnerit Vittorio Pozzo dhe falë aftësive të mrekullueshme të Giuseppe Meazzës, i cili konsiderohet si një nga futbollistët italian më të mirë të të gjitha kohërave. Yjet e tjerë të asaj kohe ishin Luis Monti, Giovanni Ferrari, Giuseppe Ruffino dhe Virginio Rosetta, të cilët ndihmuan kombëtaren që të mposhtnin me rezultatin 2–1 ÇekosllovakisëRomë, me Gola të Raimundo Orsi dhe Angelo Schiavio.

Pas luftës së II botërore (1946–1966)

Vdekjet në vitin 1949 të lojtarëve të Torinos (fituesja e pesë titujve të shkuar të Serie A) ndodhën për shkak të rrëzimit të avionit ku po udhëtonte e gjithë skuadra sëbashku me stafin që vdiqën të gjithë. Vitin tjetër, Italia nuk shkoi më shumë se në raundin e parë të Kupës së Botës 1950, për shkak të gjëndjes psikologjike dhe duke kërkuar anije për udhëtim nga Brazili (udhëtimi ajëror nuk përdorej nga frika e një tjetër aksidenti).

Në finalet e Kupës së Botës të viteve 1954 dhe 1962, Italia dështoi të kalonte raundin e parë, dhe ajo nuk u kualifikua dot në edicionin e vitit 1958. Në fillim të viteve 1960, gjatë kohës që klubet italian si Inter dhe Milan dominonin skenën e futbollit ndërkombëtarë, kombëtarja nuk ishte në gjëndje për të pasur rezultatet e dy klubeve të Milanos. Italia nuk mori pjesë në edicionin e parë të Kampionatit Europian i zhvilluar në vitin 1960 (njohur edhe si Kupa e Kombeve Europiane), dhe u eleminua nga Bashkimi Sovjetik në raundin e 16 (raundi i dytë) në edicionin e vitit 1964.

Pjesmarrja e tyre në Kupën e Botës 1966 do të mbahet mend përherë për humbjen e tyre 1–0 kundër Koresë së Veriut. Pavarësisht se ishin favoritët e turnamentit, të kaltrit, që në skuadrën e edicionit 1966 kishte në përbërje Riveran and Bulgarellin, u eleminuan në raundin e parë nga kombëtarja gjysëm-profesioniste Koreja e Jugut, dhe kur u rikthyen në shtëpi, të kaltrit u dënuan ashpër kurse kombëtarja koreane u rikthye si hero në vendin e saj duke e festuar fitoren si Davidi që vrau Goliathin.

Kampionë Europian dhe finalist në Kupën e Botës (1968–1976)

Në vitin 1968, të kaltrit fituan trofeun e parë të rëndësishëm që nga Kupa e Botës 1938, duke mposhtur Jugosllavinë me rezultatin 1–0 në Romë për të fituar titullin e kampionatit evropian. Ky turnament ishte i vetmi ku finalja përsëritej. Pasi koha shtesë u mbyll në barazim 1–1, dhe në ditët kur nuk ekzistonin gjuajtjet e penalltive, finalja u përsërit disa ditë më vonë me Italinë që fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0 (me gola nga Riva dhe Anastasi) për të fituar trofeun e parë në historinë e tyre.

Në vitin 1970, skuadra italiane ishte një nga favoritet për titullin. Kampionët europianë kishin në gjirin e tyre lojtarë si Giacinto Facchetti, Rivera dhe Riva si dhe me qëndër sulmuesin Roberto Boninsegna, dhe ishin në në gjëndje për të arritur në finalen e një Kupe Bote për herë të parë pas 32 vitesh mungesë. Ata arritën në finale pas fitores së një nga ndeshjeve më të famshme në futboll: Itali vs. Gjermani Perëndimore 4–3, që njihet ndryshe si "ndeshja e shekullit". Pavarësisht se ata u mpshtën nga barazilianët fantastik, skuadra e vitit 1970 është konsideruar si një nga skuadrat më të mira të futbollit italian. "Gjenerata meksikane" i dha fund epokës së suksesshme të Italisë, pasi në Kupën e Botës 1974 që u mbajt në Meksikë, ata u eleminuan nga skuadra polake e udhëhequr nga super sulmuesi Lato.

Epoka e Bearzot dhe Kupa e tretë e Botës (1978–1986)

Formacioni i Italisë, përpara ndeshjes kundër Argjentinës në ndeshjen e fazës së grupeve të Kupës së Botës 1982.

Kupa e Botës 1978, e mbajtur në Argjentinë, pa një Itali me një gjeneratë të re lojtarësh, ku lojtari më i famshëm ishte Paolo Rossi. Italia luajti shumë mirë në raundin e parë, duke u bërë skuadra e vetme në këtë turnament që mposhti kampionët dhe mikpritësit e turnamentit Argjentinën. Ndeshjet e raundit të dytë kundër Gjermanisë Perëndimore (0–0), Austrisë (1–0) dhe kundër Holandës (1–2) udhëhoqën Italinë në ndeshjen për vendin e tretë, ku u mposhtë nga Brazili me rezultatin 2–1. Në ndeshjen kundër Holandës, portieri italian Dino Zoff u mposht nga një goditje nga distanca duke bërë që ai të cilësohej si fajtori kryesor për humbjen. Italia më pas u bë vendi mikpritës i UEFA Euro 1980, edicioni i parë që do të luhej në mes tetë skuadrave, në vend të katër si në edicionet e shkuara, me vendin mikpritës i cili ishte kualifikuar automatikisht për në çerek-finale. Italia u mposht nga Çekosllovakia në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë nga gjuajtjet e penalltive pas dy barazimeve kundër Spanjës dhe Belgjikës dhe një fitore me rezultatin e ngushtë 1–0 kundër Anglisë.

Pas një skandali në Serie A, ku shumë lojtarë të kombëtares si Paolo Rossi ishin përfshirë dhe u pezulluan për trukim ndeshjesh dhe për vënjen e basteve ilegale, të kaltrit arritën në Kupën e Botës 1982 me skepticizmit të përgjithshëm dhe parehatisë. Italia u kualifikua për në raundin e dytë pas tre barazimeve të mërzitshme me Poloninë, Perunë dhe Kamerunit. Duke u kritikuar me zë të lartë, kombëtarja vendosi për të mbajtur heshtje mediatike pas këtyre rezultateve, me trajnerin Enzo Bearzot dhe portierin Dino Zoff të cilët ishin personat e vetëm që dilnin në konferencë për shtyp.

Forca e Italisë u shfaq më në fund në raundin e dytë, në një Grup të vertetë vdekje me Argjentinën dhe Brazilin – skuadra kampione momentale dhe favoritja për të fituar titullin sërisht. Në ndeshjen hapësore, Italia mposhti me rezultatin 2–1 Argjentinën e Diego Maradonës, me mbrojtësit dhe mesfushorët të cilët patë një luftë të vëtetë për të bllokuar argjentinasin. Golat e Italisë u shënuan nga dy lojtarë me këmbën e majtë, nga Marco Tardelli dhe Antonio Cabrini. Pasi Brazili mposhti Argjentinën me rezultatin 3–1, Italisë i duhej një fitore për të kaluar një gjysëm-finale. Italia e zhbollkoi rezultatin në minutën e pesë me Paolo Rossin, kurse Brazili barazoi për shtatë minuta me Sócrates, por Rossi u kundër përgjigj me golin e dytë personal në minutën e 25të. Brazili barazoi me Falcãon në minutën e 68të, dhe nqs ndeshja do të mbyllej me këtë rezultat, Brazili do të kualifikohej më tej me golavarazh më të mirë; por Italia shënoi golin e tretë me Rossin në minutën e 74të me një penallti duke e kualifikuar Italinë në gjysmë–finale pas një nga ndeshjeve më të mira në historinë e Kupës së Botës.[4] Në gjysëm-finale, Italia kaloi me lehtësi Poloninë me rezultatin 2–0 me dy Gola nga Paolo Rossi.

Në ndeshjen finale, Italia u përball me Gjermaninë Perëndimore, e cila kishte arritur në finale pasi kishte mposhtur Francën në gjysëm-finale nga gjuajtjtet e penalltive. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pasi Antionio Cabrini humbi një penallti e fituar nga Bruno Conti pas një faulli të shkaktuar nga Hans-Peter Briegel. Në pjesën e dytë Rossi sërisht shënoi golin e parë për kombëtaren e tij. Gjatë kohës që gjermanët rritën presionin e tyre dhe filluan të sulmonin për të gjetur Golin e barazimit. Tardelli dhe zëvëndësimi Alessandro Altobelli shënuan dy gola me kundërsulmue për ta çuar rezultatin 3–0 për të kaltrit. Paul Breitner shënoi golin e vetëm të finales për Gjermaninë në minutën e 81të dhe të dytin të tij personal në atë edicion, duke u bërë lojtari i dytë pas Pelés që shënon gol në jo dy edicione rresht të Kupës së Botës.

Bërditjet e Tardellit pas golit të tij mbahen mënd ende si simbol i Italisë në Kupës së Botës 1982. Paolo Rossi fitoi Këpucën e Artë me gjashtë gola të shënuar, dhe kapiteni 40 vjeçar Dino Zoff u bë lojtari më i vjetër që fiton Kupën e Botës.

Për 24 vitet e ardhshme pas suksesit të vitit 1982, Italia mori pjesë rregullit në skenën botërore por nuk arriti dot të fitojë asnjë turnament. Italia dështoi të kualifikohej për UEFA Euro 1984 dhe u eleminuan në raundin e 16-tave në Kupën e Botës 1986 nga Franca me rezultatin 2–0.

Finalist në Kupën e Botës dhe në Kampionatin Europian (1988–2004)

Viti 1988 i pa ata që të arritin në gjysëm-finalen e UEFA Euro 1988 ku ata u mposhtën me rezultatin 2–0 nga Bashkimi Sovjetik. Në të njëjtin vit ata u mposhtën nga Zambia në lojërat olimpike.

Italia u bë mikpritëse e Kupës së Botës 1990 për herë të dytë në historinë e saj. Në sulmin e kombëtares faturonin lojtarë të talentuar si Salvatore Schillaci dhe i riu Roberto Baggio. Pavarësisht se ishin favoritët dhe nuk pësuan gol në pesë ndeshjet e para, Italia u mposht në gjysmë–finale nga kampioni në fuqi Argjentina, duke humbur me rezultatin 4–3 në gjuajtjet e penalltive pas barazimit 1–1 në kohën e rregullt sëbashku me shtesën; goli i Schillacit në pjesën e parë u barazua nga goli me kokë i Caniggias në pjesën e dytë. Aldo Serena humbi penalltinë e fundit (me Roberto Donadonin i cili gjithashtu kishte humbur penalltinë e tij që u prit nga Sergio Goycochea). Italia arriti të mposhtë Anglinë me rezultatin 2–1 në ndeshjen për vendin e dytë, me Schillacin i cili shënoi Golin e fitores me penallti për tu bërë golashënuesi më i mirë i turnamentit me gjashtë gola. Italia më pas dështoi për tu kualfikuar në UEFA Euro 1992.

Kupën e Botës 1994, Italia e filloi shumë ngadalë por në fund arriti në finale. Ata humbën ndeshjen hapëse me rezultatin 1–0 kundër Irlandës, duke bërë që kjo të ishte ndeshja e parë dhe e vetme që Italia do të humbiste (nuk llogariten ndeshjet e humbura nga gjuajtjet e penalltive) në tre edicionet e fundit të Kupës së Botës nga viti 1990 e deri në vitin 1998, ata kanë humbur vetëm një nga pesë ndeshjet e tyre të humbura në kohën e rregullt që nga viti 1988 në një Europian ose Botërorë (humbja e dytë vjen 2–1 nga Republika Çeke në raundin e parë të Euro 1996, e treta vjen humbja 2–1 kundër Kroacisë në raundin e parë në Kupën e Botës 2002, e katërta është humbja 3–0 kundër Holandës në ndeshjen hapëse në Euro 2008 dhe humbja e pestë është humbja 3–2 kundër Sllovakisë në ndeshjen e fundit në grup të Kupës së Botës 2010). Pas një fitore 1–0 kundër Norvegjisë dhe një barazimi 1–1 kundër Meksikës, Italia kaloi Grupin E për shkak se kishte golavarazhin e dytë më të mirë nga katër skuadrat e grupit që kishin pikë të barabarta. Në ndeshjen e raundit të 16-tave, Italia po mposhtej nga Nigeria me rezultatin 1–0, por Roberto Baggio shënoi golin e barazimit në minutën e 88të të ndeshjes dhe një penallti në kohën shtesë për të siguruar fitoren.[5] Baggio shënoi një tjetër gol të vonshëm kundër Spanjës në çerek-finale duke e kualifikuar Italinë për në fazën tjetër me rezultatin 2–1, përveç atij goli, Baggio kishte shënuar edhe në pjesën e parë. Pas kësaj, Baggio shënoi edhe dy herë të tjera në fitoren 2–1 kundër Bullgarisë në gjysëm–finale duke kualifikuar kombëtaren për në finale.[6][7] Në finale, Italia dhe Brazili luajtën 120 minuta futboll pa shënuar gola, duke bërë që të përdoreshin gjuajtjet e penalltive. Italia humbi 3–2 nga gjuajtjet e penalltive, pasi Baggio, i cili gjatë ndeshjes kishte luajtur me një injeksion për heqjen e dhimbjes, humbi penalltinë e fundit, duke gjuajtur jashtë porte.[8]

Alessandro Del Piero dhe Francesco Totti në Euro 2000.

Italia nuk arriti do të kalojë fazën e grupeve të Euro 1996, duke mposhtur me rezultatin 2–1 Rusinë në ndeshjen e parë, por duke u mposhtur në ndeshjen e dytë nga Republika Çeke me të njëjtin rezultat. Italisë i duhej një fitore në ndeshjen e fundit për të qënë e sigurtë për kalimin në raundin tjetër. Gianfranco Zola dështoi të shënonte me penallti në barazimin 0–0 kundër Gjermanisë, e cila në fund fitoi turnamentin [duke luajtur në finale kundër Republikës Çeke, me të cilët Gjermania hapi turnamentin duke e ndeshur kundër tyre]. Gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 1998, të kaltrit mposhtën Anglinë në Wembley pas golit të vetëm të shënuar nga Zola. Në finalet e turnamentit, Italia u eliminua sërisht nga gjuajtjet e penalltia për herë të tretë rresht në Kupën e Botës. Skuadra italiane, ku Del Piero dhe Baggio kishin ripërtërirë stafetën e dikurshme e lënë nga Mazzola dhe Rivera në vitet 1970, gjeti në çerek-finale kampionët e ardhshëm të këtij turnamenti Francën që i eleminua me rezultatin 4–3 nga gjuajtjet e penalltive pasi koha e rregullt sëbashku me shtesën u mbyll në barazim pa Gola. Me dy Gola të shënuar në këtë turnament, Roberto Baggio është ende italiani i vetëm që ka shënuar në tre edicione të Kupës së Botës.

Euro 2000, Italia këtë herë u desh të shkonte në finale nga nga gjuajtjet e penalltive, por këtë herë fati ishte me ta pasi ata eleminuan vendin mikpritës Hollandën në gjysëm-finale. Portieri italian Francesco Toldo priti një penallti gjatë ndeshjes dhe dy gjatë gjuajtjeve të penalltive, kurse lojtarët hollandez humbën një penallti gjatë ndeshjes dhe në gjuajtjet e penalltive shënuan një nga katër mundësitë që kishin. Ylli i dalë Francesco Totti shënoi penalltinë e tij me një parabël. Italia e përfundoi turnamentin si finaliste, duke u mposhtur në finale nga Franca me rezultatin 2–1 (falë një goli të artë në kohën shtesë) pasi francezët barazuan rezultatin 30 sekonda para mbarimit të kohës së rregullt, me gjygjtarin që kishte dhuruar katër minuta shtesë. Pas humbjes, trajneri Dino Zoff dha dorëheqjen në shenjë proteste, pasi u kritikua nga presidenti i Milanit dhe politikani Silvio Berlusconi.

Kupën e Botës 2002, Italia pati sërisht një kohë të vështirë. Pas një fitore komode 2–0 kundër Ekuadorit me dy gola nga Christian Vieri u pasua nga ndeshje të diskutueshme. Gjatë ndeshjes kundër Kroacisë, u anulluan dy Gola për Italinë, gjë që bëri që të kaltrit të humbnin ndeshjen me rezultatin 2–1. Pavarësisht se dy gola të tjerë u konsideruan pozicion jashtë loje, një gol nga Alessandro Del Piero e ndihmoi Italinë për të marrë një barazim 1–1 kundër Meksikës në ndeshjen e tretë të grupit duke qënë e mjaftueshme për të siguruar kualifikimin për në fazën me eleminim direkt. Megjithatë, mikpritësit e turnamentit, Koreja e Jugut e eleminoi Italinë në ndeshjen e raundit të 16-tave me rezultatin 2–1. Ndeshja ishte shumë e diskutueshme për një gol të konsideruar në pozicion jashtë loje, për përjashtimin e Tottit me karton të kuq për simulim dhe për një penallti të dyshimtë të dhuruar për Korenë, që u prit nga Buffon.

Italia dështoi të kalonte fazën e grupeve UEFA Euro 2004 pavarësisht se ajo, sëbashku me Suedinë dhe Danimarkën, kishte pesë pikë, por të kaltrit nuk u kualifikuan dot për shkak se e kishin golavarazhin +1, kurse dy skuadrat e sipërpërmendura e kishin golavarazhin respetivisht +5 dhe +2. Goli i fitores në kohën shtesë nga Antonio Cassano kundër Bullgarisë, nuk kishte vlerë, duke bërë që sulmuesi italian të qante në përfundim të ndeshjes.

Fitues të Kupës së Botës për herë të katërt (Kupa e Botës 2006)

Marco Materazzi gjatë Kupës së Botës 2006.
Gianluca Zambrotta gjatë Kupës së Botës 2016.
Foto nga festa e tifozëve italian në Romë pas golit të shënuar në finale kundër Francës.

Fushata e Italisë në Kupën e Botës 2006, e pritur nga Gjermania u morr me shumë penzimizëm,[9] për shkak të polemikave të shkaktuara nga skandali i Serie A në vitin 2006. Këto parashikime të gabuara u hodhën poshtë, me të kaltrit që fituan Kupën e tyre të katërt të Botës.

Italia fitoi ndeshjen e tyre hapëse me rezultatin 2–0 kundër Ganës, me gola të shënuar nga Andrea Pirlo dhe nga zëvëndësuesi Vincenzo Iaquinta respektivisht në minutën e 40të dhe 83të. Performanca e tyre u cilësua më e mira e ndeshjeve hapëse nga presidenti i FIFA-s Sepp Blatter.[10]

Ndeshja e dytë ishte më pak bindëse me Italinë që barazoi 1–1 me Shba-në, me golin e Alberto Gilardinos me kokë që u ç'vlerësua nga autogoli i Cristian Zaccardos. Pas golit të barazimit, mesfushori Daniele De Rossi dhe lojtarët amerikan Eddie Pope dhe Pablo Mastroeni u nxorrën jashtë me karton të kuq. Kjo gjë bëri që Shba të ngelej me nën lojtarë në fushë për të gjithë pjesën e dytë, por rezultati ngeli i njëjtë pavarësisht një vendimi të diskutuar, kur gjuajtja e Gennaro Gattusos u ndal në rrjetë, por goli u anullua pasi ishte në pozicion të parregullt. E njëjta gjë ndodhi edhe me anësorin amerikan DaMarcus Beasley, i cili shënoi por goli i tij u anullua pasi shoku i skuadrës Brian McBride ishte në pozicion të parregullt. De Rossi u pezullua me katër ndeshje pas bërrylit kundër McBride në fytyrë dhe mund të bënte rikthimin e tij vetëm në ndeshjen finale.

Italia e përfundoi në vendin e parë në Grupin E pas fitores 2–0 kundër Republikës Çeke, me gola nga mbrojtësi Marco Materazzi në minutën e 26të dhe nga sulmuesi Filippo Inzaghi në minutën e 87të, duke bërë që të kaltrit të kalonin në fazën me eleminim direkt, ku ata në ndeshjen e raundit të 16-tave u përballën me Australisë. Në këtë ndeshje, Materazzi u nxorr me karton të kuq jashtë në minutën e 53të pas një ndërhyrje me të dyja këmbët kur mesfushorit australian Marco Bresciano. Në kohën shtesë u dhurua një penallti për Italinë nga gjygjtari Cantalejo pa se Lucas Neill shkak faull te Fabio Grosso. Francesco Totti mori përsipër penalltinë duke mposhtur portierin Mark Schwarzer dhe duke siguruar fitoren 1–0.[11]

Në çerek-finale Italia mposhti Ukrainën me rezultatin 3–0. Gianluca Zambrotta shënoi golin e parë të ndeshjes që në minutën e 6të me një goditje me këmbën e majtë nga jashtë zonës së portierit pasi Totti i krijoi hapsirë për të goditur. Luca Toni shënoi dy golat e tjerë të ndeshjes në minutat 59të dhe 69të, me Ukrainën e cila u përpoq për të bërë presion në mënyrë për të gjetur rrugën e rrjetës por nuk ishin në gjëndje të shënonin, pasi traversa dhe pritjet e porterit Gianluigi Buffon, si dhe një largim i topit në vijën fatale nga Zambrotta nuk i lejuan ata. Pas ndeshjes, trajneri Marcello Lippi j'a dedikoi fitoren ish lojtarit të kombëtares Gianluca Pessotto, i cili ishte në spital për të rikuperuar veten pas një tentative për vetvrasje.[12]

Në gjysmë-finale, Italia mposhti vendin mikpritës Gjermaninë me rezultatin 2–0 falë dy golave që erdhën në minutat e fundit të kohës shtesë. Pas një shtese të parë emocionuese ku Gilardino dhe Zambrotta goditën traversën, Fabio Grosso shënoi në minutën e 119të brënda zonës me një gjuajte me hark pas një asisti nga Andrea Pirlo. Zëvëndësuesi Alessandro Del Piero vulosi fitoren 2–0 duke shënuar në çastet e fundit të ndeshjes pas një kundërsulmi të organizuar nga Cannavaro, Totti dhe Gilardino, i cili dha asistin e golit.[13]kaltrit fituan Kupën e tyre të katërt të Botës duke mposhtur në finale rivalët e tyre historik FrancënBerlin, më 9 korrik, 5–3 nga gjuajtjet e penalltive pasi koha e rregullt sëbashku me shtesën u mbyll në barazim 1–1. Kapiteni francez Zinedine Zidane shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 7të me një penallti në formë parable, e dhuruar pas një ndërhyrje të gabuar të Materazzit. Dymbëdhjetë minuta më vonë, një goditje e fuqishme me kokë e Materazzit pas një korneje nga Pirlo solli barazimin e ndeshjes. Në pjesën e dytë, Tonit j'u anullua një gol për një pozicion milimetrik jashtë loje, i kapur nga anësori Luc La Rossa. Në minutën e 110të të ndeshjes, Zidane doli jashtë me karton të kuq pasi goditi Materazzin me kokë në gjoks pas një konflikti verbal; të dy lojtarët u dënuan nga FIFA pas ndeshjes. Italia fitoi finalen me penallti 5–3, me David Trézéguet i cili humbi një penallti vendimtare pasi gjuajtja e tij e fuqishme u përplas në traversë dhe doli jashtë.[14] Italia për herë të parë në histori i shënoi të pesta penalltitë (Pirlo, Materazzi, De Rossi, Del Piero dhe Grosso). Italia do të kujtohet si kombëtarja e vetme që ka luajtur në dy finale që janë mbyllur nga gjuajtjet e penalltive.

Dhjetë lojtarë të ndryshëm shënuan për Italinë dhe pesë nga dymbëdhjetë Golat u shënuan nga lojtarë të ardhur nga stoli, kurse katër Gola u shënuan nga mbrojtësit. Shtatë lojtarë — Gianluigi Buffon, Fabio Cannavaro, Gianluca Zambrotta, Andrea Pirlo, Gennaro Gattuso, Francesco Totti dhe Luca Toni — ishin në listën e 23 lojtarëve më të mirë të turnamentit.[15] Buffon gjithashtu fitoi çmimin Lev Yashin, i cili i dhurohej portierit më të mirë të turnamentit; ai pësoi vetëm dy gola në turnament, i pari një autogol nga Zaccardo dhe i dyti një penallti e shënuar nga Zidane në finale, duke qënë i pamposhtur për plot 460 minuta.[16] Në nder të triumfit të Italisë në Kupën e Botës 2006, të gjitha lojtarët e ekipit që morën pjesë në kompeticion u nderuan me Urdhërin e Merituar Cavaliere Ufficiale.[17][18]

Pas Kupës së Botës dhe rikthimi i Lippit (2006–2010)

Pas triumfit italian në Kupën e Botës, ylli i Kupës së Botës 1994 Roberto Donadoni u vendos si trajneri i ri i të kaltërve. Ai zëvëndësoi Lippin, i cili kishte lajmëruar largimin e tij para fillimit të Kupës së Botës [19]. Italia luajti në Grupin B të kualifikueseve të Euro 2008, sëbashku me Francën. Italia fitoi grupin, me Francën që përfundoi si finaliste. Më 14 shkurt 2007, FIFA e renditi të parën Italinë në renditjen botërore të FIFA-s, gjithsej me 1488 pikë, 37 pikë më shumë se Argjentina e vendit të dytë. Italia mori vendin e parë, pasi në renditjen e fundit renditej e dyta. Kjo ishte hera e parë pas vitit 1993 që Italia renditej e para [20].

Euro 2008, të kaltrit patën një fillim të dobët duke humbur 3–0 në ndeshjen e parë kundër Hollandës. Në ndeshjen e dytë kundër Rumanisë, Italia barazoi me rezultatin 1–1, me Christian Panucci i cili shënoi Golin e Italisë në minutën e 56 një minutën më vonë pas Golit të Adrian Mutu, i cili shënoi pas gabimit në mbrojtje të Zambrottës [21]. Meritë për këtë rezultat kishte edhe portieri Gianluigi Buffon i cili priti një penallti kapitenit Mutu [21].

Në ndeshjen e fundit kundër Francës, një ri-ndeshje e finales së Kupës së Botës 2006, Italia fitoi me rezultatin 2–0. Një penallti e realizuar nga Andrea Pirlo dhe një goditje dënimi e realizuar nga Daniele De Rossi ishin të mjaftueshëm për të siguruar tre pikët. Rumania, e cila e nisi ndeshjen e fundit me më shumë pikë se Italia, u mposht me rezultatin 2–0 nga Hollanda, duke luajuar Italinë që të kalonte në çerek–finale ku u ndeshën kundër kampionëve të më-vonshëm të turnamentit Spanjës, ku ata u mposhtën 4–2 nga gjuajtjet e penalltive. Pa kaluar java nga ndeshja, kontrata e trajnerit Roberto Donadoni u prish duke bërë që të riemërohej Marcello Lippi [22].

Duke u mbështetur në fitimin e Kupës së Botës në vitin 2006, Italia u kualifikua në Kupën e Konfederatave, që u mbajt në Afrikën e Jugut në qershor 2009. Ata fituan ndeshjen hapëse të tyre duke mposhtur me rezultatin 3–1 Shba-në, por humbjet 1–0 kundër Egjiptit dhe 3–0 kundër Brazilit do të thonin që ata do ta përfundonin grupin të tretët nga golavarazhi më negativ, duke u eleminuar. Kombëtarja italiane e futbollit u kualifikua në Kupën e Botës 2010 pasi luajti ndeshjet në shtëpi kundër Stadio Friuli, Stadio Via del Mare, Stadio San Nicola, Stadio Olimpico di Torino dhe Stadio Ennio Tardini. Në Teto 2009, ata arritën kualifikimin pas barazimit 2–2 kundër Irlandës. Më 4 dhjetor 2009, shorti i Kupës së Botës u vendos: Italia ishte në Grupin F sëbashku me Paraguajin, Zerlandën e Re dhe Sllovakinë.

Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, Italy u eleminua që në fazën e grupeve, duke e përfunduar Grupin F në vendin e fundit. Pasi barazoi në dy ndeshjet e para 1–1 me Paraguajin dhe Zerlandën e Re, ata humbën 3–2 nga Sllovakia në ndeshjen e fundit. Ishte hera e parë që Italia dështonte të kalonte fazën e grupeve në një Kupë Bote, duke u bërë kombëtarja e tretë kampione në fuqi që eleminohet që në fazën e grupeve, e para ishte Brazili në vitin 1996 dhe e dyta Franca në vitin 2002 [23]. Incidentalisht, Franca, humbsja e finales së vitit 2006, gjithashtu u eleminua në fazën e grupeve pa mund dot të marrë asnjë fitore dhe ishte hera e parë që një finaliste nuk kalonte dot fazën e grupeve [24].

Epoka e Prandellit: Finalist në Kampionatin Europian (2010–2014)

Kombëtarja italiane e futbollit përpara ndeshjes kundër Bullgarisë, Vasil Levski National Stadium, Sofia, Bullgari, 7 shtator 2012

Marcello Lippi u largua nga kombëtarja pas dështimit në Kupën e Botës 2010 dhe u zëvëndësua nga Cesare Prandelli, pavarësisht se pasuesi i tij ishte lajmëruar para fillimit të turnamentit [25]. Italia filloi aventurën e saj nën drejtimin e Prandellit me një humbje zhgënjyese 1–0 kundër Bregut të Fildishtë në një ndeshje miqësore [26]. Gjatë kualifikueseveEuro 2012, Italia përmbysti disavantazhi për të mposhtur me rezultatin 2–1 Estoninë. Në ndeshjen tjetër kualifikuese, Italia dominoi Ishujt Faroe duke i mposhtur me rezultatin 5–0. Italia më pas barazoi pa Gola me Irlandën e Veriut. Pesë ditë më vonë, Italia u ndesh kundër Serbisë; megjithatë; tifozët serbë në Stadio Luigi Ferraris filluan të bënin një rrëmujë, duke shkaktuar trazira, duke hedhur sende dhe fishekzjarre në fushë e madje duke djegur edhe flamurin shqiptarë, duke bërë që ndeshja të ndërpritej [27]. Pas vëzhgimit të disiplinës së UEFA-s, ndeshja u fitua 3–0 nga Italia në tavolinë duke i vendosur të kaltrit në krye të grupit [28]. Në ndeshjen e parë të tyre për vitin 2011, Italia barazoi 1–1 me Gjermaninë në Dormund, në të njëjtin stadium ku Italia i mposhti ata me rezultatin 2–0 për të shkuar në finalen e Kupës së Botës 2006. Në mars 2011, Italia fitoi 1–0 me Slloveninë për të siguruar sërisht vendin e parë në kualifikuese. Ata më pas mposhtën 2–0 Ukrainën në një ndeshje miqësore, pavarësisht se ishin me dhjetë lojtarë në shumicën e ndeshjes. Me fitoren e tyre 3–0 kundër Estonisë në një ndeshje tjetër kualifikuese të Euro 2012, Italia e Prandellit siguroi vendin e parë në kualifikuese me nëntë ndeshje pa humbje. Rekordi i ndeshjeve pa humbje mori fund më 7 qershor 2011 nga kombëtarja e drejtuar nga Trapattoni, Irlanda e Veriut, e cila e mposhti Italinë 2–0 në Liège.

Në fillim të sezonit të dytë nën drejtimin e Prandellit, më 10 gusht 2011, Italia mposhti kampionët momental të botës Spanjën me rezultatin 2–1 në një ndeshje miqësore të luajtur në Stadio San Nicola në Bari. Ata më psa morën një humbje surprizuese 1–0 nga Shba-ja në një ndeshje tjetër miqësore të luajtur në shtëpi [29].

Italia filloi aventurën e saj në UEFA Euro 2012 me një barazim 1–1 kundër kampionëve momental të Europës dhe Botës Spanjës. Pas kësaj, ata u ndeshën kundër Kroacisë ku sërisht barazuan me rezultatin 1–1. Ata e përfunduan grupin të dytin duke mposhtur në ndeshjen e fundit Republikën e Irlandës me rezultatin 2–0, gjë që i kualifikoi ata në çerek–finale ku u përballën me fituesit e Grupit D Anglinë. Ata arritën ta mposhtnin Anglinë në gjuajtjet e penalltive, pavarësisht se në fillim humbën penallti. Një pritje nga portieri Gianluigi Buffon, i kaloi ata përpara, dhe një penallti në formë parable nga Andrea Pirlo bëri që Italia të kualifikohej në raundin tjetër me rezultatin 4–2 [30][31].

Në gjysmë–finalen e parë të Europianit, ata u ndeshën kundër Gjermanisë. Gjermania ishte konsideruar nga të gjithë të ishte kampionja e ardhshme e Europës [32][33][34][35][36]. Megjithatë, dy Golat e sulmuesit Mario Balotelli bëri që gjermanët të shkonin në shtëpi me Italinë që do të gjente në finale mbrojtësit e titullit Spanjën.

Në finale, Italia nuk ishte në gjëndje për të bërë performancën e ndeshjes së parë kundër tyre në turnament, duke humbur me rezultatin 4–0. Kjo ishte finalja e parë e italiane për dekadën e dytë të shekullit të 21.

Në Kupën e Konfederatave 2013 që u zhvillua në Brazil, Italia ishte vendosur në Grupin A sëbashku me Meksikën, Japoninë dhe Brazilin. Pasi mposhtën Meksikën 2–1 dhe Japoninë 4–3, Italia humbi ndeshjen e tretë të grupit 4–2 nga Brazili i cili e përfundoi grupin në vendin e parë. Italia u ndesh në gjysmë–finale kundër Spanjës në një përsëritje të finales së Euro 2012. Italia humbi ndeshjen 7–6 me penallti pasi koha e rregullt sëbashku me shtesën përfunduan në barazim pa Gola. Pas ndeshjes, trajneri Prandelli u vlerësua për taktikat e tij kundër kampionëve Europian dhe Botërorë [37]. Italia ishte në gjëndje për të fituar ndeshjen e vendit e tretë duke mposhtur Uruguajin nga gjuajtjet e penalltive 5–4 pasi koha e rregullt sëbashku me shtesën u mbyllën 2–2. Ky ishte rezultati më i mirë i Italisë në historinë e tyre në Kupën e Konfederatave.

Italia u vendos në Grupin B në kualifikueset e Kupës së Botës 2014. Ata e kishin të lehtë për të fituar grupin pa humbur asnjë ndeshje. Në dhjetor 2013, Italia u vendos në Grupin D sëbashku me Kosta Rikën, Anglinë dhe Uruguajin. Në ndeshjen e parë tyre në Kupën e Botës 2014, Italia mposhti Anglinë me rezultatin 2–1. Në ndeshjen e dytë të grupit, Italia mori një humbje surprizuese duke u mposhtur nga Kosta Rika me rezultatin 1–0 [38]. Në ndeshjen e tretë, Italia u eleminua nga kompedicioni duke u mposhtur nga Uruguaji me rezultatin 1–0, pavarësisht dy vendimeve të diskutueshme nga gjygjtari meksikan Marco Antonio Rodríguez. Në minutën 59, mesfushori Claudio Marchisio u nxorr direkt me karton të kuq për një ndërhyrje "të gabuar" [39][40]. Në mintën e 80, sulmuesi uruguajian Luis Suarez kafshoi mbrojtësin Giorgio Chiellini, por nuk u nxorr jashtë [41][42]. Uruguaji arriti të shënojë disa minuta më vonë, të eleminonte Italinë dhe të kualifikohej për në raudnin me eleminim direkt. Ky ishte dështimi i dytë rresht i Italisë për të arritur në raundin e 16. Shpejt pas humbjes, trajneri Cesare Prandelli u shkarkua [43].

Fanellat historike

Të gjitha fanellat e përdorur nga të kaltrit

Debutimi (1910)
Fanella e parë Azzure (1911)
Kupa e Botës 1934–1938
Kupa e Botës 1938 (vs Francës dhe Norvegjisë)
Kupa e Botës 1950
Kupa e Botës 1954
Kupa e Botës 1962
Kupa e Botës 1966
Kupa e Botës 1966 (vs Koresë së Jugut)
Euro 1968 dhe Kupa e Botës 1970–1978
Kupa e Botës 1982
Kupa e Botës 1986-90
Kupa e Botës 1994
Euro 1996
Kupa e Botës 1998
Euro 2000
Kupa e Botës 2002
Kupa e Botës 2006
Euro 2008
Kupa e Botës 2010
Euro 2012
Kupa Konfederatave 2013
Kupa e Botës 2014

Prodhuesit e fanellës

ProdhuesiPeriudha
Adidas1974
Le Coq Sportif1980–1983
Ennerre1984–1985
Diadora1985–1994
Nike1994–1998
Kappa1998–2002*
Puma2002–2018
  • Deri nën sponzorizimin e Kappa-s, ishte e ndaluar për të treguar prodhuesin e fanellës te fanella për shkak të një kontrate.

Rekordet në kompedicione

FIFA Kupa e Botës


Rekordi i FIFA Kupës së BotësRekordi i kualifikueseve të FIFA Kupës së Botës
VitiRoundiPozicioniNdFitoreBarazime*HumbjeGshGpNdFitoreBarazimeHumbjeGshGp
1930Nuk hyri
1934Kampion1ri5410123110040
1938Kampion1ri4400115Kualifikuar si kampionja në fuqi
1950Faza e grupeve7ti210143Kualifikuar si kampionja në fuqi
195410ti310267220072
1958Nuk u kualifikua420255
1962Faza e grupeve9ti3111322200102
19669ti3102226411173
1970Finalist2ti63211084310103
1974Faza e grupeve10ti3111546420120
1978Vendi i katërt4ti7412966501184
1982Kampion1ri74301268521125
1986Raundi i 1612ti412156Kualifikuar si kampionja në fuqi
1990Vendi i tretë3ti7610102Kualifikuar si vendi mikpritës
1994Finalist2ti74218510721227
1998Çerek-finale5ti53208310640132
2002Raundi i 1615ti4112558620163
2006Kampion1ri752012210721178
2010Faza e grupeve26ti30214510730187
201422ti31022310640199
Total4 Tituj18/208345211712877976723720060
*Barazimi do të thotë që ndeshja është vendosur nga gjuajtjet e penalltive.
**Ngjyra ari tregon që Italia ka qënë fituese e turnamentit.
***Vizat e kuqe tregojn që Italia ka qënë mikpritëse e turnamentit.

UEFA Kampionati Europian

Rekordi në UEFA Kampionatin EuropianRekordi i kualifikueseve të UEFA Kampionatit Europian
VitiRaundiPozicioniNdFB*HGshGpDgFB*HGshGp
1960Nuk hyri
1964Nuk u kualifikua421183
1968Kampion1ri3120318611216
1972Nuk u kualifikua6431136
Stampa:Country data SFR Yugoslavia 1976623133
1980Vendi i katërt4ti413021Kualifikuar si vendi mikpritës
1984Nuk u kualifikua8134612
1988Gjysmë–finale4ti4211438611164
1992Nuk u kualifikua8341125
1996Faza e grupeve10ti31113310721206
2000Finalist2ti6411948431135
2004Faza e grupeve9ti3120328521174
2008Çerek–finale8ti41213412921229
2012Finalist2nd62316710820202
Total1 Titull8/14331315533259657271417165
*Barazimi do të thotë që ndeshja është vendosur nga gjuajtjet e penalltive.
**Ngjyra ari tregon që Italia ka qënë fituese e turnamentit.
***Vizat e kuqe tregojn që Italia ka qënë mikpritëse e turnamentit.

FIFA Kupa e Konfederatave

Rekordi te FIFA Kupa e Konfederatave
VitiRaundiPozicioniNdFB *HGshGpSkuadra
1992Nuk u kualifikua
1995
1997
1999
2001
2003
2005
2009Faza e grupeve5ti310235Skuadra
2013Vendi i tretë3ti52211010Skuadra
TotalVendi i tretë2/983231315-

Nderet

Kjo është lista e trofeve zyrtarë të fituar nga Kombëtarja italiane e futbollit

  • Fitues (1): 1968
  • Finalist (2): 2000, 2012
  • Vendi i katërt (1): 1980
  • Gjysmë–finale (1): 1988
  • Vendi i tretë (1): 2013
  • Medalje e Artë (1): 1936
  • Medalje e Bronztë (2): 1928, 2004

Trofetë

Competition Total
Kampionati Botëror4217
Kampionati Europian1214
Kupa e Konfederatave0011
Lojërat Olimpike1023
Mediterranean Games4206
Universiade Games1506
Kupa Ndërkontinentale e Europës Qëndrore2103
Total1312429

Trajnerët

Gjatë ditëve të herëshme të kombëtares italiane, ishte e nevojshme për tu bërë një Komision Teknik. Komisioni nxorri që trajneri duhej të luante në të njëjtën kohë. Që nga viti 1967, kombëtarja e futbollit është kontrolluar vetëm nga trajnerët.

Për këtë arsye, trajneri i kombëtares ende thirret Komisioneri Teknik (Commissario tecnico ose TC dhe ky emërtim ka filluar të përhapet edhe në sportet e tjera në Itali).

  • Komisioneri Teknik (1910–1912)
  • Vittorio Pozzo (1912)
  • Komisioneri Teknik (1912–1924)
  • Vittorio Pozzo (1924)
  • Komisioneri Teknik (1924–1925)
  • Augusto Rangone (1925–1928)
  • Carlo Carcano (1928–1929)
  • Vittorio Pozzo (1929–1948) — Kampion Bote 1934, Turnamenti Olimpik 1936, Kampion Bote 1938
  • Ferruccio Novo (1949–1950) — si Komisioner Teknik
  • Komisioneri Teknik (1951)
  • Carlino Beretta (1952–1953)
  • Komisioneri Teknik (1953–1959)
  • Giuseppe Viani (1960)
  • Giovanni Ferrari (1960–1961)
  • Giovanni Ferrari dhe Paolo Mazza (1962)
  • Edmondo Fabbri (1962–1966)
  • Ferruccio Valcareggi and Helenio Herrera (1966–1967)
  • Ferruccio Valcareggi (1967–1974) — Kampionë Europian 1968, Finalist në Kupën e Botës 1970
  • Fulvio Bernardini (1974–1975)
  • Enzo Bearzot (1975–1986) — Kampion Bote 1982Vendi i katërt në Kupën e Botës 1978, Vendi i katërt në Kampionatin Europian 1980
  • Azeglio Vicini (1986–1991) — Gjysëm–finalist në Kampionatin Europian 1988, Vendi i tretë në Kupën e Botës 1990
  • Arrigo Sacchi (1991–1996) — Finalist i Kupës së Botës 1994
  • Cesare Maldini (1997–1998)
  • Dino Zoff (1998–2000) — Finalist në Kampionatin Europian 2000
  • Giovanni Trapattoni (2000–2004)
  • Marcello Lippi (2004–2006) — Kampion Bote 2006
  • Roberto Donadoni (2006–2008)
  • Marcello Lippi (2008–2010)
  • Cesare Prandelli (2010–2014) — Finalist i Kampionatit Europian 2012, Vendi i tretë në Kupën e Konfederatave 2013
  • Antonio Conte (2014–)

Ndeshjet e fundit

Viti 2014


Ndeshje miqësore, 5 mars 2014, Madrid, Spanjë
Spanja 1–0 ItaliaPedro 63'
Ndeshje miqësore, 31 maj 2014, Londër, Angli
Irlanda 0–0 Italia
Ndeshje miqësore, 4 qershor 2014, Peruxhia, Itali
Italia 1–1 LuksemburguMarchisio 9' / Chanot 85'
2014 FIFA Kupa e Botës, 14 qershor 2014, Manaus, Brazil
Anglia 1–2 ItaliaSturridge 37' / Marchisio 35', Balotelli 50'
2014 FIFA Kupa e Botës, 20 qershor 2014, Recife, Brazil
Italia 0–1 Kosta RikaRuiz 44'
2014 FIFA Kupa e Botës, 24 qershor 2014, Natal, Brazil
Italia 0–1 UruguajiGodín 81'
Ndeshje miqësore, 4 shtator 2014, Bari, Itali
Italia 0–1 HollandaImmobile 3', De Rossi (pen.) 10'
Kualifikueset e Euro 2016, 9 shtator 2014, Oslo, Novegjia
Norvegjia 0–2 ItaliaZaza 16', Bonucci 62'

Viti 2015

Kualifikueset e UEFA Euro 2016

Lojtarët

Skuadra aktuale

Lojtarët më poshtë janë thirrur për ndeshjen kualifikuese të UEFA Euro 2020 kundër Bosnja dhe Hercegovina dhe Armeni.
Ndeshjet dhe golat janë redaktuar më 18 nëntor 2019, pas ndeshjes kundër Armeni.

Nr.PozitaLojtariMoshaNdeshjeGolaKlubi
1GKSalvatore Sirigu (1987-01-12) 12 janar 1987 (37 vjeç)220 Torino
12GKAlex Meret (1997-03-22) 22 mars 1997 (27 vjeç)10 Napoli
21GKGianluigi Donnarumma (1999-02-25) 25 shkurt 1999 (25 vjeç)160 A.C. Milan

2DFGiovanni Di Lorenzo (1992-10-20) 20 tetor 1992 (31 vjeç)20 Napoli
3DFCristiano Biraghi (1992-09-01) 1 shtator 1992 (31 vjeç)71 Internazionale
5DFArmando Izzo (1992-03-02) 2 mars 1992 (32 vjeç)30 Torino
7DFAlessandro Florenzi (1991-03-11) 11 mars 1991 (33 vjeç)352 Roma
13DFAlessio Romagnoli (1995-01-12) 12 janar 1995 (29 vjeç)122 A.C. Milan
19DFLeonardo Bonucci (1987-05-01) 1 maj 1987 (36 vjeç)957 Juventus

4MFGaetano Castrovilli (1997-02-17) 17 shkurt 1997 (27 vjeç)10 Fiorentina
6MFSandro Tonalli (2000-05-08) 8 maj 2000 (23 vjeç)30 Brescia
8MFJorginho (1991-12-20) 20 dhjetor 1991 (32 vjeç)224 Chelsea F.C.
11MFNicolò Zaniolo (1999-07-02) 2 korrik 1999 (24 vjeç)52 Roma
16MFRolando Mandragora (1997-06-29) 29 qershor 1997 (26 vjeç)10 Udinese
18MFNicolò Barella (1997-02-07) 7 shkurt 1997 (27 vjeç)123 Cagliari
20FWFederico Bernardeschi (1994-01-16) 16 janar 1994 (30 vjeç)244 Juventus

9FWAndrea Belotti (1993-12-20) 20 dhjetor 1993 (30 vjeç)279 Torino
10FWLorenzo Insigne (1991-06-04) 4 qershor 1991 (32 vjeç)347 Napoli
14FWFederico Chiesa (1997-10-25) 25 tetor 1997 (26 vjeç)171 Fiorentina
17FWCiro Immobile (1990-02-20) 20 shkurt 1990 (34 vjeç)3910 Lazio
22FWStephan El Shaarawy (1992-10-27) 27 tetor 1992 (31 vjeç)254 Shanghai Shenhua
23FWRicardo Orsolini (1997-01-24) 24 janar 1997 (27 vjeç)11 Bologna

Lojtarët e thirrur

Lojtarët më poshtë janë thirrur të paktë një herë me kombëtaren në 12 muajt e fundit. Lojtarët që janë tërhequr nga futbolli me klubet nuk mund të përfaqsojnë dot kombëtaren.

Nr.PozitaLojtariMoshaNdeshjeGolaKlubi
GKDaniele Padelli (1985-10-25) 25 tetor 1985 (38 vjeç)00 Torino
GKAntonio Mirante (1983-07-08) 8 korrik 1983 (40 vjeç)00 Parma
GKFederico Marchetti (1983-02-07) 7 shkurt 1983 (41 vjeç)110 Lazio
DFChristian Maggio (1982-02-11) 11 shkurt 1982 (42 vjeç)340 Napoli
DFGiorgio Chiellini (1984-08-14) 14 gusht 1984 (39 vjeç)714 Juventus
DFGabriel Paletta (1986-02-15) 15 shkurt 1986 (38 vjeç)30 Parma
DFAndrea Barzagli (1981-05-08) 8 maj 1981 (42 vjeç)500 Juventus
DFIgnazio Abate (1986-11-12) 12 nëntor 1986 (37 vjeç)211 Milan
DFDomenico Criscito (1986-12-30) 30 dhjetor 1986 (37 vjeç)220 Zenit Saint Petersburg
DFFederico Balzaretti (1981-12-06) 6 dhjetor 1981 (42 vjeç)160 Roma
DFLorenzo De Silvestri (1988-05-23) 23 maj 1988 (35 vjeç)20 Sampdoria
MFClaudio Marchisio (1986-01-19) 19 janar 1986 (38 vjeç)484 Juventus
MFAndrea Pirlo (1979-05-19) 19 maj 1979 (44 vjeç)11213 Juventus
MFAlberto Aquilani (1984-07-07) 7 korrik 1984 (39 vjeç)355 Fiorentina
MFThiago Motta (1982-08-28) 28 gusht 1982 (41 vjeç)231 Paris Saint-Germain
MFRiccardo Montolivo (1985-01-18) 18 janar 1985 (39 vjeç)582 Milan
MFRômulo (1987-05-22) 22 maj 1987 (36 vjeç)00 Juventus
MFAlessandro Diamanti (1983-05-02) 2 maj 1983 (40 vjeç)171 Guangzhou Evergrande
FWPablo Osvaldo (1986-01-12) 12 janar 1986 (38 vjeç)144 Internazionale
FWAntonio Cassano (1982-07-12) 12 korrik 1982 (41 vjeç)3910 Parma
FWMario Balotelli (1990-08-12) 12 gusht 1990 (33 vjeç)3313 Liverpool
FWAlessio Cerci (1987-07-23) 23 korrik 1987 (36 vjeç)130Stampa:Country data SPA Atlético Madrid
FWLorenzo Insigne (1991-06-04) 4 qershor 1991 (32 vjeç)61 Napoli
FWGiuseppe Rossi (1987-02-01) 1 shkurt 1987 (37 vjeç)307 Fiorentina
FWAlberto Gilardino (1982-07-05) 5 korrik 1982 (41 vjeç)5719 Guangzhou Evergrande

DËM Lojtari i tërhrqur nga skuadra për shkak dëmtimi.
TËR Tërhequr nga futbolli ndërkombëtarë.

Ish skuadrat

Kupa e Botës
  • Skuadra e Kupës së Botës 1934
  • Skuadra e Kupës së Botës 1938
  • Skuadra e Kupës së Botës 1950
  • Skuadra e Kupës së Botës 1954
  • Skuadra e Kupës së Botës 1962
  • Skuadra e Kupës së Botës 1966
  • Skuadra e Kupës së Botës 1970
  • Skuadra e Kupës së Botës 1974
  • Skuadra e Kupës së Botës 1978
  • Skuadra e Kupës së Botës 1982
  • Skuadra e Kupës së Botës 1986
  • Skuadra e Kupës së Botës 1990
  • Skuadra e Kupës së Botës 1994
  • Skuadra e Kupës së Botës 1998
  • Skuadra e Kupës së Botës 2002
  • Skuadra e Kupës së Botës 2006
  • Skuadra e Kupës së Botës 2010
  • Skuadra e Kupës së Botës 2014
Kampionati Europian i Futbollit
  • Skuadra e UEFA Euro 1968
  • Skuadra e UEFA Euro 1980
  • Skuadra e UEFA Euro 1988
  • Skuadra e UEFA Euro 1996
  • Skuadra e UEFA Euro 2000
  • Skuadra e UEFA Euro 2004
  • Skuadra e UEFA Euro 2008
  • Skuadra e UEFA Euro 2012
Kupa e Konfederatave
  • Skuadra e 2009 FIFA Kupa e Konfederatave
  • Skuadra e 2013 FIFA Kupa e Konfederatave

Lojtarët me më shumë ndeshje

Gianluigi Buffon është lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Italisë me 143 ndeshje.

Redaktuar më 9 shtator 2014, lojtarët me më shumë ndeshje për Italinë janë renditur më poshtë:

#EmriKarrieraNdeshjeGola
1Gianluigi Buffon1997–vazhodn1430
2Fabio Cannavaro1997–20101362
3Paolo Maldini1988–20021267
4Dino Zoff1968–19831120
Andrea Pirlo2002–vazhdon11213
6Daniele De Rossi2004–vazhdon9916
7Gianluca Zambrotta1999–2010982
8Giacinto Facchetti1963–1977943
9Alessandro Del Piero1995–20089127
10Marco Tardelli1976–1985816
Franco Baresi1982–1994811
Giuseppe Bergomi1982–1998816

Lojtarët me të shkonja të trasha janë ende aktiv.

Golashënuesit më të mirë

Redaktuar më 9 shtator 2014, lojtarët me më shumë Gola për Italinë janë renditur më poshtë:

Luigi Riva është golashënuesi më i mirë i Italisë me 35 Gola.
#EmriKarrieraGolaNdeshjeMesatarja
1Luigi Riva1965–197435420.83
2Giuseppe Meazza1930–193933530.62
3Silvio Piola1935–195230340.88
4Roberto Baggio1988–200427560.48
Alessandro Del Piero1995–200827910.30
6Adolfo Baloncieri1920–193025470.53
Filippo Inzaghi1997–200725570.44
Alessandro Altobelli1980–198825610.41
9Christian Vieri1997–200523490.47
Francesco Graziani1975–198323640.36

Lojtarët me të shkonja të trasha janë ende aktiv.

Rekordi ballë për ballë

Redaktuar më 9 shtator 2014

Mbulimi mediatik

Ndeshjet miqësore dhe zyrtare të kombëtares italiane transmetohen nga RAI deri në dhjetor 2014.

Shiko gjithashtu

  • Kombëtarja italiane femërore e futbollit
  • Kombëtarja italiane U–21 e futbollit
  • Kombëtarja italiane e plazhit
  • Kombëtarja italiane e fustalit
  • Serie A
  • Sporti në Itali

Referime

Lidhje të jashtëme

 Commons: Italy national association football team – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale