Ferrari

Ferrari S.p.A. është një prodhues automjetesh sportive me bazë në Maranello, Itali. Themeluar në 1929 nga Enzo Ferrari, si Scuderia Ferrari, në fillim merrej vetëm me prodhimin dhe sponsorizimin e makinave të garave ndërsa prodhimi i parë i makinave sportive filloi në 1947. Gjithsesi Ferrari vazhdon të jetë e pranishme në kampionatet sportive si Formula 1.

Ferrari S.p.A.
Llojish.a
ISINNL0011585146
IndustriaIndustria Automobilistike
Themeluar në1947 (1929)
ThemeluesiEnzo Ferrari
Zyrat qendrore
Maranello
,
Njerëzit kyç
John Elkan
(Kryetar)
Piero Ferrari
(Zv. Kryetar)
Amedeo Felisa
(Drejtori i përgjithshëm)
ProdhimiSupermakina
Production output
7,044 njësi (2011)[1]
FitimetIncrease € 2.2 miliardë (2011)[1]
OwnerFiat S.p.A. (90%)
Piero Ferrari (10%)
Numri i punëtorëve
2,695 (2011)[1]
PrindiFiat S.p.A.
Faqja e internetitFerrari.com

Historiku

Enzo Ferrari nuk ishte i interesuar fillimisht në prodhimin e automjeteve rrugore, kur ai formoi Scuderia Ferrari (fjalë për fjalë "Skuadra Ferrari"), në 1928 si një sponsor për shoferët amatorë me qendër në Modena. Ferrari përgatiti, dhe fitoi me sukses me shoferët e ndryshëm, me makinat Alfa Romeo deri në vitin 1938, kur ai u punësua nga Alfa Romeo të drejtojë departamentin e tyre të garave.

Në vitin 1941, Alfa Romeo u konfiskua nga qeveria fashiste e Benito Musolinit, si pjesë e përpjekjeve të fuqive të boshtit fashist. Ndarja e Enzo Ferrarit ishte mjaft e vogël që të ishte e paprekur. Sepse atij i ishte e ndaluar me kontratë që të merrte pjesë në gara për katër vite, Scuderia për një kohë të shkurtër u bë Auto Avio Costruzioni Ferrari, e cila gjoja prodhonte makineri pune dhe pajisje avionësh. Gjithashtu e njohur si SEFAC (Scuderia Ferrari Enzo Auto Corse), Ferrari në fakt prodhoi vetëm një makinë gare, Tipo 815, në periudhën e jo-konkurrimit. Ajo ishte makina e parë Ferrari (ajo ka debutuar në Mille Miglia në 1940), por për shkak të Luftës së Dytë Botërore ajo pa konkurrencë të vogël. Në vitin 1943 fabrika Ferrari u zhvendos në Maranello, ku ka mbetur që atëherë. Fabrika u bombardua nga aleatët në vitin 1944 dhe u rindërtua në vitin 1946, pas përfundimit të luftës, dhe përfshiu makinat e prodhimit rrugor.

166MM Barchetta 212/225

Makina e parë rrugore e Ferrarit ishte 125 S e 1947-ës, e fuqizuar nga një Motorr V12 1.5 L; Enzo Ferrari i ndërtoi dhe i shiti ato për të themeluar Scuderia Ferrari.[2]

Në 1988, Enzo Ferrari nxori në treg Ferrari F40, Modeli i fundit i Ferrarit para vdekjes së tij në fund të vitit, dhe njëra nga supermakinat me të famshme të prodhuara ndonjëherë.Nga 2002 deri në 2004, Ferrari prodhoi Enzon. Enzoja ishte modeli më i shpejtë i Ferrarit në atë kohë, e cila u prezantua dhe iu vu emri në nder të themeluesit të Ferrarit, Enzo Ferrari. Në fillim iu shit klientëve të besuar dhe atyre që kishin bërë porosi më parë, secila prej 399 copëve të prodhuara (minus të 400-ën e cila iu dhurua Vatikanit për bamirësi) kishin një çmim prej $650,000 copa.

Në 12 shtator 2012, 964 makina Ferrari (me vlerë mbi $162 milionë) morën pjesë në ngjarjen e Ferrari Driving Days në pistën e Silverstone dhe bënë paradë rreth Silverstone Circuit dhe vunë rekord botëror.[3]

Garat sportive

Makina e Formula 1, Ferrari 312T2, e drejtuar nga Niki Lauda

Që në fillimet e kompanisë, Ferrari është përfshirë në garat e makinave, duke konkurruar në disa kategori duke përfshirë Formula 1 dhe garat me makina sportive nëpërmjet nënndarjes së saj sportive Scuderia Ferrari e cila po ashtu furnizon edhe skuadrat e tjera me makina dhe motora.

AAC 815 e vitit 1940 ishte makina e parë e garave e dizenjuar nga Enzo Ferrari, megjithëse nuk u etiketua si model Ferrari.

Scuderia Ferrari


Scuderia Ferrari ka marrë pjesë në disa kategori garash sportive me makina, megjithëse sot është e përfshirë zyrtarisht vetëm në Formula 1. Është skuadra e vetme e cila ka marrë pjesë në kampionatin botëror të Formula 1 në mënyrë të vazhdueshme që prej 1950. José Froilán González i dha skuadrës fitoren e parë të F1 në 1951 British Grand Prix.

Scuderia Ferrari fitoi titullin e pilotit të Formula 12007, me Kimi Räikkönenin.

Alberto Ascari i dha Ferrarit titullin e parë për pilotët një vit më vonë. Ferrari është skuadra me e vjetër në kampionat, dhe më e suksesshmja: skuadra mban pothuajse çdo rekord të Formula 1. Që prej 2008-ës, rekordet e skuadrës përfshijnë 15 tituj botërorë për pilotë (1952, 1953, 1956, 1958, 1961, 1964, 1975, 1977, 1979, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004 dhe 2007) 16 tituj botërorë për konstruktorë (1961, 1964, 1975, 1976, 1977, 1979, 1982, 1983, 1999, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004, 2007 dhe 2008), 209 fitore, 4925.27 pikë, 622 finishe në podium, 203 pozicione të para, dhe 218 xhiro të shpejta në 776 gara.

Ndër pilotët më te njohur të Ferrarit dallohen José Froilán González, Tazio Nuvolari, Juan Manuel Fangio, Luigi Chinetti, Alberto Ascari, Wolfgang von Trips, Phil Hill, Olivier Gendebien, Mike Hawthorn, Peter Collins, Giancarlo Baghetti, John Surtees, Lorenzo Bandini, Ludovico Scarfiotti, Jacky Ickx, Mario Andretti, Clay Regazzoni, Niki Lauda, Carlos Reutemann, Jody Scheckter, Gilles Villeneuve, Didier Pironi, Patrick Tambay, René Arnoux, Michele Alboreto, Gerhard Berger, Nigel Mansell, Alain Prost, Jean Alesi, Eddie Irvine, Rubens Barrichello, Michael Schumacher, Kimi Räikkönen, Felipe Massa, dhe Fernando Alonso.

Një 312PB (e drejtuar nga Jacky Ickx) gjatë vitit të fundit të skuadrës në Kampionatin Botëror të Makinave Sportive.

Përveç F1, Ferrari përfshiu makina edhe në gara me makina sportive, të cilat ekzistuan për disa vite.

Në vitin 1949, Luigi Chinetti drejtoi një 166 M e cila i dha Ferrarit fitoren e parë në gara, në garën 24 orëshe të Le Mansit në 1949. Ferrari vazhdoi duke e dominuar Kampionatin Botëror të Makinave Sportive i cili u krijua në vitin 1953, duke e fituar titullin 7 herë gjatë 9 kampionateve të para.

Kur formati i kampionatit ndryshoi në vitin 1962, Ferrari fitoi tituj çdo vit në paktën një kategori deri në vitin 1965 dhe pastaj sërish në vitin 1967. Ferrari fitoi edhe një titull finaleje, në vitin 1972 përpara se Enzo të vendoste braktisjen e garave me makina sportive pas vitin 1973 dhe të lejonte që Scuderia Ferrari të përqendrohej vetëm tek Formula 1.

Megjithëse Scuderia Ferrari nuk mori pjesë me makina sportive pas 1973, ata herë pas here ndërtonin makina të ndryshme sportive të suksesshme për pilotët pa skuadër. Këtu përfshihen BB 512 LM në 1970, 333 SP e cila fitoi IMSA GT Championship në 1990, dhe momentalisht F430 GT2 dhe GT3 të cilat po fitojnë momentalisht në kategoritë përkatëse.

Makinat e garave për skuadrat e tjera

Përgjatë historisë së saj, Ferrari ka furnizuar edhe skuadrat e tjera, veçmas për skuadrën Scuderia Ferrari.

Në vitet 1950 dhe 60, Ferrari furnizoi me makina të Formula 1 disa skuadra. Një shembull i famshëm është skuadra e Tony Vandervell, e cila garoi me Thinwall Special Ferrari të modifikuara para se të ndërtonin makinat e tyre Vanwall.North American Racing Team në sezonin e vitit 1969 ishte rasti i fundit ku përveç Scuderia Ferrari u fut edhe ajo me makinë Ferrari.[4]

Ferrari furnizoi makina me motorë V8 për serinë A1 Grand Prix, për sezonin 2008-09.[5] Makina u dizenjua nga Rory Byrne dhe është stiluar t’i ngjajë makinës së F1 2004.

599 GTB Fiorano dhe F430 GT u pëdorën për gara GT. Ferrari Challenge është parkë garash për Ferrari F430. Supermakina e fundit e Ferrarit, FXX e vitit 2006 nuk lejohet në rrugë, dhe përdoret vetëm për gara.

Makinat e rrugës

Ferrari 166 Inter Coupe Touring

Modelet e tanishme

California458 ItaliaF12 BerlinettaFF
  • Grand tourer
  • Motor V8
  • Me çati të hapur
  • Makinë sportive
  • Motor V8 në mes
  • Grand tourer
  • Motor V12
  • Grand tourer
  • Frena 4WD
  • Motor V12

Makina e parë Ferrari ishte 125 S sportive. Në 1949, Ferrari 166 Inter, lëvizja e parë e kompanisë në tregun e grand touring, e clia vazhdon të mbajë shitjet e Ferrarit deri në ditët e sotme.

Disa modele u dizenjuan me pamjen e jashme nga Pininfarina, Zagato dhe Bertone.

Dino ishte Ferrari i parë me motor në mes. Ky model u përdor për shumicën e Ferrareve të viteve 1980 dhe 1990. Modelet V8 të Ferrarit përbëjnë më shumë se gjysmën e prodhimit të Ferrarit.

Për disa kohë, Ferrari prodhoi versione 2+2 për makinat V8 me motor në mes. Megjithëse dukeshin ndryshe nga 2-vendëset, si GT4 dhe Mondial ishin të lidhura ngushtë me 308 GTB.

Kompania prodhoi makina 2+2 me motor përpara, deri në modelet e sotme 612 Scaglietti dhe California.

Ferrari prodhoi makina me motor në mes me 12-cilindra për Berlinetta Boxer në 1973. Më e fundit Testarossa mbetet modeli më i famshëm i Ferrarit.

Supermakinat

Enzo

Përpjekjet më të mëdha janë bërë në tregun e supermakinave. 250 GTO e vitit 1962 mund të konsiderohet supermakina e parë e Ferrarit, e cila arrin deri tek modelet e sotme Enzo dhe FXX.

Makinat koncept dhe specialet

Ferrari P4/5

Ferrari ka prodhuar disa makina koncept, si Ferrari Mythos. Ndërkohë që disa modele ishin radikale (si Ferrari Modulo) dhe nuk u nisën kurrë për prodhim, të tjera si Ferrari Mythos kanë treguar elemente stilimi të cilat janë shfrytëzuar për prodhim.

Koncepti më i fundit i Ferrarit ishte Ferrari Millechili i vitit 2010.

Disa prej versioneve të vetme rrugore të Ferrari u prodhuan gjithashtu, disa prej tyre janë regjistruar nga pronarë të pasur. Si Ferrari P4/5.

Programi i projekteve speciale i Ferrarit me dizenjuesit si Fioravanti, Pininfarina, dhe Zagato ndërtojnë modele të modifikuara të Ferrarit si modele strukturore bazë. Makina e parë e këtij programi ishte SP1, e regjistruar nga një ekzekutiv biznesi Japonez. E dyta ishte P540 Superfast Aperta, e regjistruar nga një entuziast Amerikan.

Emërimi i makinave

Deri para viteve 1980, Ferrari ndiqte skemën e emërimit me tri numra në bazë të cilindratës:

  • Modelet me motora V6 dhe V8 përdornin cilindratën totale (në dencilitra) për dy karaktret e para dhe numrin e cilindrave për të fundit. Për shembull Ferrari Dino 206 kishte motor 2.0 L V6, ndërkohë që Ferrari 348 kishte motor 3.4 L V8, megjithëse, për Ferrari F355, karakteri i fundit tregon 5 valvula për cilinder. Deri në daljen e Ferrari 360 Modena, karakteret për modelet V8 (të cilat kishin një emër dhe një numër) tregonin vetëm cilindratën totale të makinës. Aspekti tregues numerik vazhdoi edhe me Ferrari F430, gjithsesi zëvendësuesja e F430-ës, Ferrari 458 Italia përdor të njëjtin emërim si 206 dhe 348.
  • Modelet V12 përdornin cilindratën (në centimetra kub) për cilindër. Kështu që, e famshmja 365 Daytona kishte një motor 4390 cc V12. Gjithësesi, disa modele Ferrari V12, si 599-ta, kanë tregues me tre numra për cilindratën totale.
  • Modelet Flat 12 (boxer) për cilindratën përdorin litrat. Kështu që, BB 512 ishte 5 litra e sheshtë 12 (një Berlinetta Boxer, në këtë rast). Gjithësesi, Berlinetta Boxer origjinale ishte 365 GT4 BB, e cila u emërua si modelet V12.
  • Halo Car F e ndjekur nga përvjetorët, ashtu si F40 dhe F50. Enzo e shmangu këtë rregull, gjithsesi emri i F60-ës u aplikua për makinën e Ferrarit të Formula 1 dhe disa herë ngatërrohet me Enzon.
  • Disa modele, si Ferrari Mondial e vitit 1980 dhe Ferrari Testarossa e vitit 1984 nuk ndoqën skemën e tri numrave.
612 Scaglietti Sessanta Edition

Shumica e Ferrareve ju është dhënë një tregues për stilin e trupit të makinës. Në përgjithësi, janë përdorur këto shkurtime:

  • M ("Modificata"), vendoset në fund të numrit të modelit, tregon një model të modifikuar dhe jo një pasardhëse të makinës (shiko F512 M dhe 575 M Maranello).
  • GTB ("Gran Turismo Berlinetta") janë modele të mbyllura Berlinetta, ose coupe.
  • GTS ("Gran Turismo Spyder") në modelet e vjetra, Spydera të hapura , ose me tavan të hapur (shiko 365 GTS/4); Gjithsesi, në modelet më të fundit, kjo prapashtesë përdoret më modelet targa top (shiko Dino 246 GTS, dhe F355 GTS; me përjashtim të 348 TS, e cila u emërua ndryshe). Makinat me tavan të hapur përdorin prapashtesën "Spider" (shiko F355 Spider, dhe 360 Spider).
  • GTO ("Gran Turismo Omologata"), e vendosur në fund të numrit, tregon një version të modifikuar të paraardhëse. Po ashtu, tri shkronjat tregojnë një model i cili është dizenjuar dhe përmirësuar për përdorim në pistë duke qenë edhe për përdorim rrugor. Vetëm tri modele kanë këto prapashtesa; 250 GTO e vitit 1962, 288 GTO e vitit 1984 dhe 599 GTO e vitit 2010.

Sistemi i emërimit mund të jetë ngatërrues, si disa modele të ndryshme përdorin motor dhe stil trupi të njëjtë. Shumë Ferrari gjithashtu kishin emra të tjerë shtesë (si Daytona) për ti identifikuar më tej. Shumë emra të tillë nuk janë emra zyrtarë të fabrikës. Emri Daytona përkujton fitren e Ferrarit në shkurt 1967 në garën 24 orëshe në Daytona me 330 P4.[6]

Modelet e ndryshme Dino u emëruan për djalin e Enzos, Dino Ferrari.

Në mesin e viteve 1990, Ferrari shtoi shkronjën "F" në fillim të të gjitha modeleve (një praktikë e braktisur pas F512 M dhe F355, por u përshtat sërish me F430).

Identiteti

Zyrat qëndrore dhe fabrika e Ferrarit
Konti Francesco Baracca

Simboli i famshën i skuadrës Ferrari është Cavallino Rampante ("kali mbi dy këmbë") hamshori i zi mbi dy këmbë në mburojë të verdhë, zakonisht me shkronjat S F (për Scuderia Ferrari), me tre shirita jeshilë, të bardhë dhe të kuq (ngjyrat kombëtare italiane) në pjesën e sipërme. Makinat e rrugës kanë një stemë drejtkëndëshe (shiko figurën në fillim të faqes), dhe, me dëshirë, mund të vendoset stema në formën e mburojës nën pasqyrat e përparme afër derës.

Në 17 qershor 1923, Enzo Ferrari fitoi një garë në pistën e Savios në Ravenna ku takoi Konteshën Paolina, e ëma e Kontit Francesco Baracca, një as i forcave ajrore italiane dhe hero kombëtar i luftës së parë botërore, i cili vizatonte një kalë në anët e avionit. Kontesha i kërkoi Enzos ta përdorte këtë kal për makinat e tij të garave, duke sygjeruar se do ti sillte atij fat. "Kali mbi dy këmbë" origjinal i vizatuar në avionin e Baraccas ishte vizatuar formë reje me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, por Ferrari vendosi që kali të jetë i zi (ashtu siç ishte vizatuar në avonët e skuadronit të Baraccas pas vdekjes së pilotit në detyre) dhe ai shtoi të verdhën kanarinë për fushën pasi ishte ngjyra e Modena, vendlindjes së tij. Por kali i Ferrarit ishte i ndryshëm nga ai i kontit në disa detaje të vogla si bishti i kalit në avion ai e kishte bishtin me drejtim poshtë ndërsa stema e Ferrarit e ka me bishtin lart.

Ferrari përdori cavallino rampante si një kompani zyrtare në vitin 1929. Që prej garës 24 orëshe të Spa në 9 korrik 1932, cavallino rampante është përdorur tek Alfa Romeot që garonin për Scuderia Ferrari.

Motivi i kalit mbi dy këmbë është i vjetër, mund të gjendet në monedhat antike. Një kal i zi në fushë të verdhë shihet edhe në Stemën e qytetit Gjerman të Stuttgartit, shtëpia Mercedes-Benzit dhe byrosë së dizenjimit të Porsche, të dyja konkurrentet kryesore të Alfas dhe Ferrarit në vitet 1930. Emri i qytetit vjen nga Stutengarten, një formë e vjetër e fjalës gjermane Gestüt, e cila përkthehet në shqip stallë kuajsh dhe në Italisht scuderia. Porsche gjithashtu e përfshin stemën e Stuttgartit si logon e korporatës, me në qendë emblemën e shtetit Württemberg. Rössle i Stuttgartit i ka të dyja këmbët e prapme të vendosura në tokë, si kali i Baraccas, por jo si cavallino i Ferrarit.

Fabio Taglioni e përdorte cavallino rampante në motorat e tij Ducati, po ashtu Taglioni ka lindur në Lugo di Romagna si Baracca, dhe gjithashtu u ati i tij ishte pilot luftarak në luftën e parë botërore (megjithëse nuk ishte pjesë e skuadronit të Baraccas, siç thuhet ndonjëherë gabimisht). Ndërkohë që fama e Ferrarit rritej, Ducati e braktisi stemën e vjetër ndoshta nga ndonjë marrëveshje midis kompanive.

Ngjyra

Që prej viteve 1920, makinat italiane të garave Alfa Romeo, Maserati dhe më vonë Ferrari dhe Abarth ngjyroseshin në të "kuqen e garave" (Rosso Corsa). Kjo ishte ngjyra kombëtare e garave e Italisë, siç u rekomandua nga organizatat ndërmjet luftërave botërore të vilat u shndërruan në FIA. E cila e referohet kombësisë së skuadrës garuese, jo të prodhuesit të makinës apo pilotit. Në këtë skemë, makinat franceze të Bugattit ishin blu, Gjermanet si Benz dhe Mercedesi ishin të bardha (që prej 1934 edhe ngjyrë metalike të argjendtë), dhe Britaniket me jeshile si në mesin e viteve 1960 Lotusi dhe BRM.

Kuriozisht, Ferrari fitoi Kampionatin Botëror në 1964 me John Surtees duke konkuruar dy garat e fundit në Amerikën Veriore me makinat e ngjyrosura me ngjyrat e SHBA-ve të bardhë dhe blu, pasi nuk u regjistruan nga fabrika Italiane, por nga skuadra amerikane North American Racing Team (NART). Kjo u bë si formë proteste në lidhje me Ferrarin dhe me Autoritetin Italian të Garave në lidhje me homologimin e makinave të reja të garave Ferrari me motor në mes.

Ndërmarrja

Në vitin 1963, Enzo Ferrari u afrua nga Ford Motor Company për një blerje të mundshme. Fordi auditoi asetet e Ferrarit por negociatat ligjore dhe bisedimet u ndërprenë në mënyrë të njëanshme nga Ferrari kur ai kuptoi se marrëveshja e ofruar nga Ford nuk do ta lejonte atë të qëndronte në programin e garave të kompanisë. Henry Ford II menjëherë urdhëroi divizionet e makinave sportive të Ford si: Lotus, Lola, dhe Cooper që të ndërtonin një makinë që ta mundte Ferrarin në një pistë botërore rezistence, kështu lindi Ford GT40 në vitin 1964.

Ndërkohë që marrëveshja me Fordin ra, FIAT iu afrua Ferrari me një propozim më fleksibël dhe bleu interesat mbizotëruese në vitin 1969. Enzo Ferrari mbajti 10% të aksioneve, të cilat tashmë zotërohen nga djali i tij Piero Lardi Ferrari.

Ferrari ka menaxhuar vetë të gjitha produktet që mbajnë markën e Ferrarit, përfshirë syzet, stilolapsat, lapsat, materiale elektronike, parfume, kolonja, veshje, biçikleta të teknologjisë së lartë, ora dore, celularë, dhe madje kompjutera laptopë.

Ferrari gjithashtu ka një muze, Galleria Ferrari në Maranello, e cila tregon makinat e rrugës dhe të garave dhe shumë objekte të tjera të lidhura me Ferrarin.

Partnerë Teknikë

Ferrari ka një marrëdhënie të gjatë me Shell Oil. Kjo është një partneritet teknik me Ferrarin dhe Ducatin për të provuar dhe për të furnizuar me karburante skuadrat e garave të Formula 1, MotoGP dhe World Superbike. Për shembull, benzina Shell V-Power është zhvilluar me ekspertizën e shumë viteve ndërmjet Shell dhe Ferrari.[7]

Ferrari ka pasur disa marrëveshje për të furnizuar disa skuadra të Formula 1 me motorë përgjatë viteve, dhe për momentin furnizon me motorë Scuderia Toro Rosso dhe Sauber F1 Team.

Historia e shitjeve

Numri i përgjithshëm i makinave Ferrari të ndërtuara dhe të shitura në të gjithë historinë e saj është përafërsisht 130 000.[8]

VitiShitjet tek klienti përfundimtar (numri i tipeve të makinave)
12345678910
1999[9]3,775 
2000[10]4,070 
2001[11]4,289 
2002[12]4,236 
2003[13]4,238 
2004[14]4,975 
2005[15]5,409 
2006[16]5,671 
2007[17]6,465 
2008[18]6,587 
2009[19]6,250 
2010[20]6,461 
2011[21]7,001 
2012[22]7,318 

Modelet

Rrugore

Në prodhim

8 cilindra:

12 cilindra:

  • Ferrari FF (2011)
  • Ferrari F12berlinetta (2012)
  • Ferrari LaFerrari (2013)
Ferrari California
Ferrari 612 Scaglietti

Të gjitha modelet rrugore të Ferrarit

VitiModeli
1948166 Inter
1951195 Inter
1951212 Inter
1952342 America
1953250 Europa
1953375 America
1954250 GT
1956410 Superamerica
1957250 GT California
1959250 GT Cabriolet
1960400 Superamerica
1960250 GT 2+2
1962250 GTO
1962250 GTL
1964275 GTB
1964275 GTS
1964330 GT 2+2
1964500 Superfast
1966275 GTB/4
1966275 GTS/4
1966330 GTC
1966330 GTS
1966365 P Speciale
1966365 California
1967365 GT 2+2
1967Dino 206 GT
1968365 GTC
1968365 GTS
1968365 GTB/4
1969365 GTS/4
1969Dino 246 GT
1969Dino 246 GTS
1971365 GTC4
1971365 GT4 BB
1972246 GTS
1972365 GT4 2+2
1973Dino 308 GT4
1975Dino 208 GT4
1975308 GTB
VitiModeli
1976308 GT4
1976400 Automatic
1976400 GT
1976512 BB
1977308 GTS
1979400i Automatic
1979400i GT
1980208 GTB
1980208 GTS
1980308 GTBi
1980308 GTSi
1980Mondial 8
1981512 BBi
1982208 GTB Turbo
1982208 GTS Turbo
1982308 GTB Quattrovalvole
1982308 GTS Quattrovalvole
1982Mondial Quattrovalvole
1983Mondial QV Cabriolet
1984GTO
1984Testarossa
1985328 GTB
1985328 GTS
1985412 Automatic
1985412 GT
1985Mondial 3.2 GTB
1985Mondial 3.2 GTS
1986GTB Turbo
1986GTS Turbo
1987F40
1989348 TB
1989348 TS
1989Mondial T
1989Mondial T Cabriolet
1991512 TR
1992456 GT
1992456 GTA
1993348 GTB
VitiModeli
1993348 GTB
1993348 GTS
1994F355 Berlinetta
1994F355 GTS
1994F355 GTS
1995F50
1995F355 Spider
1996550 Maranello
1997355 F1 Berlinetta
1997355 F1 GTS
1997355 F1 Spider
1998456M GT
1998456M GTA
1999360 Modena
2000360 Spider
2001550 Barchetta
2002575M Maranello
2002Enzo
2003360 Challenge Stradale
2004612 Scaglietti
2004F430
2005F430 Spider
2005575 Superamerica
2007599 GTB Fiorano
2007612 Scaglietti
2008430 Scuderia
2008California
2008Scuderia Spider 16M
2009458 Italia
2010599 GTO
2010SA Aperta
2011FF
2011458 Spider
2012F12berlinetta
2013LaFerrari

Për gara dhe përdorim vetëm në pistë

Në prodhim

Formula 1
Kampionate të tjera
  • 458 GT2 (2011)
  • 458 GT3 (2011)
  • 458 Challenge (2011)
  • F430 GT2
  • F430 GT3

Jashtë prodhimit

Formula 1, Formula 2 dhe njëvendëshe të tjera

("P" tregon që vetura ka fituar Titullin botëror për Pilotët, "C" e ka fituar Konstruktori.)

Programet XX
  • Ferrari FXX (2005)
  • Ferrari 599XX
Kampionatet e tjera
VitiModeli
1947125 S
1947159 S
1947166 SC
1948166 S
1948166 Inter Sport
1948166 Inter Corsa
1948166 MM
1950195 S
1950275 S
1950340 America
1951212 Export
1952225 S
1952250 S
1952340 Mexico
1952Ferrari 375 Indy
1953250 MM
1953340 MM
1953375 MM
1953625 TF
1953500 Mondial
1953735 S
1954750 Monza
1954250 Monza
1954375 Plus
1955376 S
1955735 LM
1955857 S
1956500 TR
1956625 LM
1956860 Monza
1956410 S
1956290 MM
1956250 GT Berlinetta TdF
1957500 TRC
1957290 S
1957315 S
1957335 S
1957250 Testa Rossa
1958Dino 196 S
1958Dino 296 S
1958312 S
1958412 S
1958412 MI
1959250 GT Berlinetta passo corto
1960Dino 246 S
1961246 SP
1962196 SP
1962286 SP
1962248 SP
1962268 SP
1962250 GTO
VitiModeli
1962330 LM
1962330 TR
1963250 P
1963330 P
1963250 LM
1964275 P
1965275 GTB Competizione
1965275 P2
1965330 P2
1965365 P2
1965Dino 166 P
1965Dino 206 SP
1966Dino 206 S
1966365 P2/3
1966330 P3
1967330 P4
1967412 P
1967350 Can Am
1968612 Can Am
1969212 E
1969312 P
1970512 S
1970512 M
1971312 PB
1971712 Can Am
1971365 GTB4 Competizione
1978512 BB LM
1988F40 LM
1989F40 Competizione
1993348 Challenge
1994333 SP
1994F40 GTE
1995F355 Challenge
1996F50 GT
1999550 GT
2000360 Challenge
2001550 GTS
2002360 GT
2003575 GTC
2003550 GTO
2004360 GTC
2005FXX
2006F430 Challenge
2006F430 GTC
Ferrari 250 Testa Rossa e vitit 1958
Ferrari 250 GTO e vitit 1962
Ferrari 250 Le Mans e vitit 1965
Një Ferrari 333 SP

Prototipet

Ferrari StoreMilano

Prodhuar vëtëm një prototip

Shih edhe

Referime