Franga zvicerane

Franga zvicerane (në gjuhën gjermane: Schweizer Franken, në gjuhën letrare gjermane në Zvicër poashtu: Schweizerfranken, frëngjisht: franc suisse, italisht: franco svizzero, romançe: franc svizzer) është valuta e Zvicrës dhe Lihtenshtajnit. Nënndahet në 100 rapë (gjer. Rappen, frëngj. centimes, ital. centesimi, rom. raps). shkurtesën ISO e ka CHF, shenja e valutës është Fr., a për shumat në rapë përdoret shkurtesa Rp. (frëngj. Cts.).

Franga zvicerane
Demografia

Përveç kësaj, franga zvicerane është valuta zyrtare në eksklavën italianeCampione d'Italia.[1] Në Büsingen am Hochrhein, një eksklavë gjermane në Zvicër, pagohet kryesisht me frangën zvicerane, megjithëse sipas ligjit euroja është valuta.[2]

Historia

Deri në krijimin e Republikës Helvetike në vitin 1798, prodhimi i monedhave ishte punë e kantoneve, qyteteve, abacive dhe pushtuesve të tjerë lokalë. Në vitin 1798, francezët e futën në qarkullim një valutë frange e njëtrajtshme (frëngj. franc de Suisse). Një frangë korrespondonte në atë kohë me 6,614 gramë argjendi të pastër. Valuta ishte e nënndarë në 10 ″Batzen″ (valutë e vjetër nga Berna) ose 100 rapë.

Me Aktin e Ndërmjetësimit (gjer. Mediationsakte, frëngj. Acte de médiation) sovraniteti mbi monedhat iu kthye kantoneve. Ndonëse, kuvendi i vjetër zviceran (gjer. Tagsatzung) e rregulloi frangën zvicerane si valutë e njëtrajtshme, tashmë me një korrespondencë 1 Fr. e barabartë me 6,77025 gramë argjendi të pastër.

Pasi Zvicra më 1848 u bë shtet federal, sërish federata ishte përgjegjëse për valutën dhe më 7 maj 1850 u miratua ligji që franga zvicerane të jetë valuta zyrtare e shtetit. Në të njëjtin vit filloi prerja e monedhave dhe në vitin vijues u nxorrën në qarkullim.

Nga viti 1865 deri në vitin 1927, Zvicra qe anëtare e Bashkimit Monetar Latin, ç'ka do të thoshte që të gjithë monedhat prej ari dhe argjendi që vinin nga Franca, Belgjika, Italia dhe Greqia pranoheshin poashtu në ekonominë vendase. Por rregullat të Bashkimit Monetar e caktonin njësinë e valutës përkatëse me një korrespondencë prej 4,5 gramë argjendi ose 0,290322 gramë ari.

Nga 1945 deri në rënien e sistemit Bretton-Woods në vitin 1973, franga zvicerane ishte e lidhur me dollarin amerikan. Kursi i këmbimit nga 1945 deri 1949 ishte 4,30521 franga për dollar, ndërsa nga 1949 deri 1973 ishte 4,375 franga për dollar. Që nga atëherë, dollari gjithnjë ka humbur vlerë.[3]

Monedhat

ShumaImazhiMotiviMetaliDiametriTrashësiaMasaKostoja e prodhimit[4]
5 Rapë Koka e perëndisë Libertas
(shpeshherë interpretohet si Helvetia)
92 % Cu, 6 % Al, 2 % Ni17,15 mm1,25 mm1,8 g4,22 Rp.
10 Rapë Koka e perëndisë Libertas75 % Cu, 25 % Ni19,15 mm1,45 mm3 g6,63 Rp.
20 Rapë Koka e perëndisë Libertas75 % Cu, 25 % Ni21,05 mm1,65 mm4 g8,47 Rp.
½ Frangë Helvetia në këmbë75 % Cu, 25 % Ni18,20 mm1,25 mm2,2 g7,10 Rp.
1 Frangë Helvetia në këmbë75 % Cu, 25 % Ni23,20 mm1,55 mm4,4 g9,93 Rp.
2 Frangë Helvetia në këmbë75 % Cu, 25 % Ni27,40 mm2,15 mm8,8 g19,40 Rp.
5 Frangë Bari malor
(shpeshherë interpretohet si Wilhelm Tell)
75 % Cu, 25 % Ni31,45 mm2,35 mm13,2 g36,30 Rp.

Kartëmonedhat

Që nga viti 1907, kur Banka sapo e themeluar Kombëtare Zvicerane (SNB) e mori të drejtën e vetme si bankë qendrore për lëshimin e kartëmonedhave, ka pasur tetë seria kartëmonedash në qarkullim. SNB-ja planifikon që në vitin 2015 të lëshojë serinë e nëntë në qarkullim. Seria aktuale daton që nga viti 1995 dhe përbëhet nga gjashtë kartëmonedha.

ShumaPërparaMbrapaPortretiMotiviFormatiData e lëshimit
10 Fr. Le Corbusier (arkitekt)Planimetria e lagjes së qeverisë në qytetin indian të Chandigarh-it74 mm × 126 mm8 prill 1997
20 Fr. Arthur Honegger (kompozitor)Pacific 231 (lëvizje sinfonike)74 mm × 137 mm1 tetor 1996
50 Fr. Sophie Taeuber-Arp (artiste)Piktura Tête Dada, 191974 mm × 148 mm3 tetor 1995
100 Fr. Alberto Giacometti (artist)Skulptura L’Homme qui marche I, 196074 mm × 159 mm1 tetor 1998
200 Fr. Charles-Ferdinand Ramuz (shkrimtar)Liqeni Derborence / Malet Diablerets, rajoni Lavaux74 mm × 170 mm1 tetor 1997
1000 Fr. Jacob Burckhardt (historian arti)Palazzo Strozzi, Firenca (pjesë e fasadës)74 mm × 181 mm1 prill 1998

Roli i Frangës Zvicerane

Në bazë të kursit të këmbimit fleksibël të saj, franga zvicerane është që nga rënia e sistemit Bretton-Woods një valutë e qëndrueshme dhe e sigurt, nga e cila ka përfituar zhvillimi i ekonomisë popullore zvicerane. Besimi i investitorëve në Zvicrën si qendër financiare dhe në qëndrueshmërinë ekonomike dhe politike të vendit, e ka bërë frangën zvicerane në një valutë të kërkuar dhe ndërkombëtarisht të përdorur për investime. Në të kaluarën, frange zvicerane u tregua për investitorët ndërkombëtarë si ″strehë e sigurt″, kur bota tundej nga katastrofat politike dhe ekonomike. Ky besim tregohej në presionin e rivlerësimit mbi kursin e këmbimit të frangës nga kërkesa në rritje në tregjet financiare ndërkombëtare.

Që prej futjes së eurosë, franga ka vuajtur një humbje në rëndësinë e saj si valutë e diversifikimit, kjo sepse tregjet financiare evropiane kanë fituar në peshë nga ″likuiditeti i ri″ dhe efikasiteti. Prandaj, tendenca e rivlerësimit të kursit të këmbimit ka qenë në krizat të vegjël më e ulët se dikur.

Letërsia

  • Ernst Baltensperger: Der Schweizer Franken – Eine Erfolgsgeschichte. Die Währung der Schweiz im 19. und 20. Jahrhundert (Franga zvicerane - Një histori suksesi. Valuta e Zvicrës në shekullin XIX dhe XX). NZZ Libro, Cyrih 2012, ISBN 978-3-03823-793-8.

Referime

Lidhje të jashtme

 Commons: Franga zvicerane – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale