Galaktikat Lokale

Shumica e galaktikave formojnë grupe që mbahen së bashku me anë të gravitetit. Disa grupe me të vërtetë janë shumë të mëdhaja, p.sh. grupet në galaktikën Virgo dhe yllnaja “Flokët e Berenisës” paraqesin mijëra galaktika që janë larg rreth 20 milionë vite drite. Ekzistojnë grupe galaktike më të vogla, një shembull është galaktika jonë - Rruga e Qumshtit. Ky grup, i quajtur Grupi Lokal, përfshin rreth 30 galaktika të larguara rreth 5 milionë vite dritë. Galaktikat më të njohura janë: Rruga e Qumshtit, Andromeda, si dhe galaktika M33 në yllësinë Triangulum (Trekëndëshe). Vetë grupet formojnë grupe më pak të dendura, të quajtura supergrupe. Këto të fundit janë objektet më të mëdhaja në Gjithësi, të larg nga njëri tjetri mbi qindra miliona vite dritë. Grupi Lokal është pjesë e Supergrupit Lokal, në mesin e të cilt është vendosur në grupin e yllnajës Virgo.

Galaktika të parregullta

Galaktikë e parregullt

Galaktikat që nuk kanë formë të rregullt quhen “të çrregullta”. Një shembull është Mjegullira më e Vogël e Magelanit. Galaktikat e çrregullta janë shumë të vogla, shumë më të vogla se Rruga e Qumshtit, por përmbajnë sasi të madhe të gazrave prej të cilëve formohen yje të reja. Mjegullira më e Vogël e Magelanit është në mes galaktikave më të afërta të Rrugës së Qumështit, mund të shihet në Hemisferën Jugore.

Galaktika elipsoide

Galaktikë elipsoide

Galaktikat elipsoide janë shumë pak në numër në Grupin e Galaktikave Lokale, dhe shihen shumë dobët. Një shembull është galaktika M87 prej Grupit Virgo. Është një top i madh i përbërë prej mijëra miliardëve yjeve të kuq të vjetër dhe disa nova. Yjet gjithmonë lëvizin në të njëjtin drejtim në një galaksi elipsoide.

Galaktika spirale të kryqëuara

Galaktikë e kryqëuar

NGC1365, pjesë e grupit Fornaks është galaktikë spirale me “urë” të shkurtë e përbërë prej yjeve më të vjetra. Skajet (mbarimet) e urës përfaqësojnë krahë. Ajo spirale quhet urë. Ura rrotullohet sikur të jetë trup i ngurtë, sidoqoftë, është e përbërë prej miliona yjesh të ndara. Është e mundur që Rruga e Qumshtit të jetë asi lloj galaktike.

Statistika

Emri i galaktikës Distanca (vite drite) Diametri (vite drite) Ndriçimi (miliona Diej) Forma
Hyjplimja0100.00015 000Spirale
Mjegullira më Madhe e Magelanit170 00030 0002 000Spirale e çrregullt
Mjegullira më Vogël e Magelanit190 00020 000500E çrregullt
Drako300 0003 0000.1Elipsoide
Karina300 0003 0000.01Elipsoide
Skulptori300 0006 0001Elipsoide
Sekstans300 0003 0000.01Elipsoide
Pasqyra Ursa300 0002 0000.1Elipsoide
Fornaks500 0006 00012Elipsoide
Luani I600 0002 0000.6Elipsoide
Luani II600 0002 0000.4Elipsiode e çrregullt
NGC 68221 800 00015 00090Elipsiode e çrregullt
WLM2 000 0006 00090E çrregullt
Andromeda2 200 000150 00040 000Spirale
Andromeda I2 200 0005 0001Elipsoide
Andromeda II2 200 0005 0001Elipsoide
Andromeda III2 200 0005 0001Elipsoide
M322 200 0005 000130Elipsoide
NGC 1472 200 0008 00050Elipsoide
NGC 1852 200 0008 00060Elipsoide
NGC 2052 200 00011 000160Elipsoide
M332 400 00040 0005 000Spirale
DDO 2103 000 0005 0002E çrregullt
Peshqit3 000 0002 0000.6E çrregullt
Gr 84 000 0001 5002E çrregullt
Shigjetar4 000 0004 0001E çrregullt
Pegasus5 000 0007 00020E çrregullt
Luani A5 000 0007 00020E çrregullt