Hyjplimja

Rruga e Qumështit ose Kashta e Kumtrit është galaktika që përmban sistemin tonë diellor.[7] Ky emër rrjedh nga pamja e galaktikës prej Tokës në formën e një vije të hollë që shkëlqen dhe që ka një aspekt "qumështor". Termi "Rruga e Qumështit" është një përkthim nga latinishtja via lactea.[8] Nga Toka, Rruga e Qumështit duket si tufë drite sepse struktura e saj në formë disku shihet nga mbrenda. Galileo Galilei ishte i pari që pa yjet të veçuar e jo si një tufë drite me teleskopin e tij në vitin 1610. Deri në kohët e hershme të vitit 1920, shumica e astronomëve mendonin se Rruga e Qumështit i përmbante të gjitha yjet e universit.[9] Pas debatit të madh të vitin 1920 në mes Harlow Shapley dhe Heber Curtis,[10] vëzhgimet nga Edwin Hubble treguan se Rruga e Qumështit është vetëm një nga galaksitë e shumta të gjithësisë. Rruga e Qumështit ka formën e një spiraleje me një diametër prej rreth 100,000 vite dritë deri 120,000 vite dritë[1] dhe përmban rreth 400-600 miliard yje.[1] Mund të ketë të paktën 100 miliardë planete në Rrugën e Qumështit.[11]

Galaktika Rruga e Qumështit
Një pamje e galaktikës në mbrëmje
Të dhënat e vëzhgimit
LlojiSBc
Diametri100,000-120,000 vite dritë (30-37 kpc)[1]
Trashësia1,000 vite dritë[1]
Numri i yjeve300±100 bilion [2][3]
Ylli më i vjetër13.2 bilion vjeçar[4]
Masa1.0-1.512 M (2-342 kg) [5]
Largesa e Diellit nga qendra e galaktikës27,200 ± 1,100 vite dritë[6]
Shiko edhe: Galaktika

Referime