Gjuha e vjetër sllave

Gjuha e vjetër sllave ose sllavishtja e lashte kishtare (словѣньскыи ѭзыкъ, slověnĭskiji jązykŭ ), është gjuha më e vjetër sllave. Gjuha e vjetër sllave daton në gjysmën e dytë të shek. IX dhe është e bazuar në gjuhën bullgare dhe në gjuhën maqedonase, dialekti i Selanikut. Kjo gjuhë fillimisht ka përdorur alfabetin gllagolitik të hartuar nga Kirili dhe Metodi ndërsa më vonë nxënësit e tyre hartuan edhe alfabetin cirilik.

Gjuha e vjetër sllave është e lidhur ngushtë me punën misionare të dy vëllezërve nga Selaniku Kirili dhe Metodi dhe pasuesëve të tyre.

Gjuha e vjetër sllave ka mbijetuar në sllavishten kishtare, ku edhe sot e kësaj dite përdoret në shërbesat liturgjike Kishën Ortodokse. [1] [2] [3] [4] [5]

Shih edhe

Referime