Gjuha sorbiane
Sorbianishtja apo (Serbšcina, gjermanisht: Sorbisch) është një gjuhë që i përket grupit të gjuhëve sllave të veriperëndimit gjithashtu është në grupin e gjuhëve indo-evropiane. Kjo është gjuhë e vjetër sllave e Elbës e cila flitet ende sot në Lausitz, krahinë historike e Länderit të Saksonisë dhe Brandenburgut. Kjo gjuhë flitet nga 45,000 folës.
Sorbian | |
---|---|
Rajoni | Lausitz |
Familje gjuhësore | Default
|
Statusi zyrtar | |
Gjuhë zyrtare në | Lausitz |
Rregulluar nga | Domowina |
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-1 | wen |
ISO 639-2 | wen |
ISO 639-3 | – |
Ekzistojnë dy gjuhë të shkruara, secila me dialekt tjetër:
- Gjuha Sorbiane e Epërme (Hornjoserbsce) në Lausitz të epërm 30 000 lexues.
- Gjuha Sorbiane e Poshtme (Dolnoserbski) në Lausitz të poshtëm, e kërcënuar për zhdukje 10 000 lexues.[1]
Gjithashtu, 5000 sorbianë flasin një dialekt të kaluarës mes sorbianishtes të epërme dhe të poshtme, zakonisht e njohur si sorbiane e mesme.
Sorbianishtja si gjuhë renditet mes gjuhës çeke dhe polonishtes, shkruhet me karaktere latine e kompletuar me disa shenja diakritike. sorbianishtja e epërme është fonetikisht afër gjuhës çeke, por ka një leksik të lidhur polak.[2]Ndërsa sorbianishtja e poshtme në të kundërtën është fonetikisht afër polonishtes dhe ka një leksik të lidhur çek dhe gjerman.[3]
Është një gjuhë regjionale e Gjermanisë e njohur nga karta evropiane për gjuhët rajonale ose të pakicave.Kjo gjuhë është e përdorur në shenjat rrugore në qytetin e Lausitzit. Minoriteti Sorbianë është i izoluar dhe i ndarë në dy bashkësi fetare që vazhdojnë të jenë edhe sot, njëra katolike dhe tjetra ungjillore, gjuha sorbiane ndryshon nga fshati në fshat.
Aktualisht
Sorbianishtja e epërme
Sorbianishtja e epërme ende ka shumë dialekte të ndryshme. Aktualisht, ka tri media të shkruara, që përhapin gjuhën dhe kulturën Sorbiane,e para është gazeta Serbske Nowiny, gazetë e laicizuar, e dyta Katolski Posol, e cila është gazetë e komunitetit katolik dhe e fundit Pomhaj Bóh,e bërë nga komuniteti ungjillor. Në TV dhe radio ka emisoione në gjuhën sorbiane të epërme. Sorbianishtja e epërme pritet të mbetet më shumë kohë në familjen e gjuhëve evropiane të gjalla. Së pari për shkak se ajo flitet ende në institucionet në Domowina (që përfaqëson interesat e popullatës Sorbiane), Macica Serbska ZT (Shoqata e shkencave Sorbiane) ose Instituti i Sorabianik i Lajpcigut, por edhe përmes transmetimit të gjuhës në fëmijët.
Sorbianishtja e poshtme
Sorbianishtja e poshtme flitet nga rreth 10,000 folës (si gjuhë amtare) dhe nga disa të rinjë. Nowy Casnik është një gazetë në pjesën ku flitet sorbianishtja e poshtme.
Veçoritë gramatikore
Kjo gjuhë ka shtatë rasa :
- emërore
- gjinore
- dhanore
- kallëzore
- instrumentale
- vendore
- thirrore
Ka gjithashtu tri forma foljore, domethënë njëjës, të dyfishtë dhe shumës :
- ruka: dora (njëjës)
- ruce: dy duar (dyfishtë)
- ruki: më shumë se dy duar (shumës)
Një formë e vjetër folje ( sintetike), u zhduk në gjuhët e tjera të grupit sllav perëndimorë ndërsa është ruajtur në sorbianishten e epërme, por është zhdukur pothuajse e tëra në sorbianishten e poshtme megjithatë ata ruajtën rrënjën e foljes. Gjithashtu ata ruajnë karakteristika të formave foljore të vjetra të gjuhës si ajo e dyfishtë. Përkthimi i Biblës dhe krijimi i një literature të pasur i lejon sorbianishtës së epërme të vazhdonte qëndrueshmërinë në skenën evropiane.
Aktualisht janë futur projekte në parashkollore në qytetin e Lausitzit për të ruajtur këtë gjuhë. Lausitzi është i ndarë në një rajon të quajtura Zupas por këto rajone nuk kanë vlerë administrative ose politike. Ato ekzistojnë vetëm në Bashkimin e Shoqatave Sorbiane në Domowina.