Islom Karimov

politikan uzbek , ish-presidenti (dhe presidenti i parë) i Uzbekistan-it

Islam Abduganijeviç Karimov (Rusisht: Ислам Абдуганиевич Каримов) ishte presidenti i parë i Uzbekistanit prej vitit 1991 deri në vitin 2016. Ai e shpalli Uzbekistanin shtet të pavarur më 31 gusht 1991 dhe fitoi zgjedhjet e para presidenciale më 29 dhjetor 1991 me 86% të votave. Më 29 gusht 2016, thuhet se Islami ishte në kujdesin intensiv pas një infarkti në tru.[1][2][3] Më 2 shtator 2016, qeveria konfirmon se Islami ka vdekur.[4]

Islam Karimov
Presidenti i parë i Uzbekistanit
Në detyrë
1 shtator 1991 – 2 shtator 2016
Paraprirë ngaAskush
Pasuar ngaNigmatilla Yuldashev
Sekretari i parë i partisë komuniste të Uzbekistanit
Në detyrë
23 qershor 1989 – 29 dhjetor 1991
Paraprirë ngaRafiq Nishonov
Të dhëna vetjake
U lind më30 janar 1938
Samarkand Uzbekistan
Vdiq më2 shtator 2016
Tashkenti Uzbekistan
Bashkëshortja/etNatalja Petrovna Kuchmi (1964–196?, u divorcua)
Tatjana Karimova (1967–2016, deri në vdekjen e tij)
FëmijëtGulnara
Lola

Jeta personale

Historia e familjes së Islamit është i panjohur dhe indentiteti i babait të tij është e panjohur. Nëna e tij ishte uzbeke. Ai u martua me gruan e tij të parë Natalja Petrovna Kuchmi në vitin 1964 dhe kishin një djalë para se ata të divorcohen.[5] Islami u martua me gruan e tij të dytë Tatjana Karimov në vitin 1967. Tatjana është taxhikistane me prejardhje ruse. Ajo është ekonomiste.[6][7] Ata kishin dy vajza dhe pesë nipa.

Vajza e tij e parë Gulnara Karimov është diplomate, profesore dhe biznesmene. Ajo është themeluese e forumit të artit dhe kulturës në Uzbekistan. Vajza e tij e dytë Lola Karimov është themeluese e shumë organizatave bamirëse.

Referime