Karbonati i natriumit

komponim kimik

Karbonati i natriumit () ose soda e larjes është kripa e natriumit e tretshme në ujë e acidit karbonik.

Karbonati i natriumit
Karbonati i natriumit
Formula kimikeNa2CO3
Masa molare105.9888 g/mol
PamjaSubstancë e ngurtë me ngjyrë të bardhë
Dendësiteti2.54 g/cm3
Pika e shkrirjes851 °C

Përfitimi

Procesi i Leblankut

Më 1792, kimisti francez Nikolas Leblank krijoi një proces për përfitimin e karbonatit të natriumit nga kripa, acidi sulfurik.Së pari, kripa e detit (kloruri i natriumit) shkrihet në acid sulfurik duke dhënë sulfatin e natriumit dhe acidin klorhidrik në gjendje të gaztë:

+ +

Pastaj sulfati i natriumit reagon me karbonat kalciumi:[1]

+ + + +

Procesi i Solvejit

Më 1861, kimisti industrial belg Ernest Solveji zhvilloi një metodë për ta shndërruar klorurin e natriumit në karbonat natriumi duke përdorur amon:

+
+ + + +
+ +

Procesi i Hout

Ky proces ishte dhënë nga kimisti kinez Hou Debang në vitet e 30 të shek. XX:

+ +
+
+ +
+ +

Bikarbonati i natriumit dallohet si precipitat për shkak të tretshmërisë së ulët që ka. Pastaj nxehet në temperaturë 80-95 °C për ta përfituar karbonatin e natriumit (të pastër).

Përdorimi

Karbonati i natriumit përdoret për pastrimin e xhamave, letrave, si sapune dhe detergjente.Gjithashtu, përdoret edhe si zbutës i ujit.Është aditiv i ushqimit, përdoret si rregullator i aciditetit.

Pjesëmarrja

Jashtë Tokës, dihet se ka shumë pak karbonat natriumi.[2]Përderisa ka karbonate në Mars, konsiderohet se ka edhe karbonat natriumi[3], por ende nuk është konfirmuar.

Shih edhe

Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.

Referime