Kriza e borxhit në zonën e euros

Kriza e borxhit në zonën e euros është një krizë e vazhdueshme financiare që e ka bërë të vështirë ose e të pamundur për disa vende në zonën euro për të shlyer ose ri-financuar borxhin e tyre qeveritar pa ndihmën e palëve të treta.[3]

Normat afatgjata të interesit në të gjitha vendet e eurozonës, përveç Estonisë [1]. Një rendiment prej 6% ose më shumë tregon se tregjet financiare kanë probleme serioze në lidhje me aftësitë e kreditit.[2]

Nga fundi i vitit 2009, si rezultat i rritjes së niveleve të borxhit privat dhe qeveritar në mbarë botën, në mesin e investitorëve u rrit frika e një krize të borxhit sovran. Shkaqet e krizës variojnë nga vendi. Në Greqi, pagat dhe pensionet e paqëndrueshme në sektorin publik çuan në rritjen e borxhit.[4] Struktura e eurozonës si një bashkim monetar (dmth., një monedhë) pa bashkim fiskal (p.sh. taksa të ndryshme dhe rregullat e pensioneve publike) ka kontribuar në krizë dhe dëmtuar aftësinë e liderëve europianë për të reaguar.[5][6]

Shqetësimet u intensifikuan në fillim të vitit 2010 dhe më pas,[7][8] kur shtetet kryesore evropiane nisën të zbatojnë një sërë masash mbështetëse financiare të tilla si Struktura Evropiane për Stabilitet Financiar (EFSF) dhe Mekanizmi Evropian për Stabilitetit (ESM).

Kriza jo vetëm ka pasur efekte negative ekonomike për vendet e prekura, por gjithashtu kishte një ndikim të madh politik mbi qeveritë në pushtet në 8 nga 17 vendet e eurozonës, duke çuar në ndërrime të pushtetit në Greqi, Irlandë, Itali, Portugali, Spanjë, Slloveni , Sllovaki, dhe Holandë.

Shiko edhe

Referime