Një mijë e një netë

përmbledhje tregimesh dhe tregimesh popullore arabe

Një mijë e një netë (arabisht: كِتَاب أَلْف لَيْلَة وَلَيْلَة kitāb ʾalf layla wa-layla) është një koleksion historish dhe tregimesh popullore të Lindjes së Mesme dhe të Azisë Jugore.[1] Ato u përmblodhën për herë të parë ne formën e shkruar gjatë Epokës së Artë Islame.[2][3][4] Nje autori ishte Ebu Nuvasi.

"Sheherazade dhe Shahryāri" nga Ferdinand Keller, 1880

Koleksioni i këtyre tregimeve është mbledhur gjatë shekujve nga autorë, përkthyesë dhe studiuesë nëpër zona të ndryshme të Azisë Perëndimore, Qëndrore dhe Jugore, pa harruar këtu edhe Afrikën e Veriut. Tregimet i kanë rrënjët e tyre në folkorin dhe letërsinë arabe, perse, Indiane, greke, jehude dhe turke.[5] Shumë tregime vijnë nga folklori i periudhës së hilafetit, ndërsa të tjera nga Literatura antike Perse, e cila nga ana tjetër ka shumë elemente indiane.[6]

E përbashkëta në të gjitha versionet është elementi Sheherazade, ku personazhi me të njëjtin emër detyrohet t'i rrëfejë bashkëshortit të saj, princit Shahrijar (nga Persisht: شهريار Shahryār, do të thotë "mbret", ose "sovran") tregime të përhapura në popull në mënyrë që t'i shpëtoje vdekjes.[7]

Disa nga tregimet si "Llamba e Mrekullueshme e Aladinit", "Ali Baba dhe Dyzet Hajdutët "dhe "Shtatë Udhëtimet e Sinbad Marinarit", edhe pse ishin mjaft të njohura për popujt e Lindjes së Mesme, nuk kanë qënë të përfshira në versionin origjinal të Netëve, por janë shtuar më pas nga Antoine Galland dhe përkthyesë të tjerë europianë.[8]

Në gjuhën shqipe ka tre variante të përkthyera të kësaj vepre nga gjuhë të dyta, i pari përkthim u bë nga Faik Konica prej gjuhës angleze, i titulluar Nën hijen e hurmave. Varianti i dytë prej Mustafa Greblleshi, nga frëngjishtja. Ndërsa i treti, më i ploti, bërë nga Hilmi Agani botuar nga Rilindja në Prishtinë, sjellur prej serbo-kroatishtes.[9]

Referime