Sistemi Ndërkombëtar i Njësive

Sistemi Ndërkombëtar i Njësive, SI është forma bashkëkohore e sistemit metrik dhe është sistemi i njësive me shtrirjen më të madhe në botë, i përdorur edhe në tregti edhe në shkencë. Ai përbëhet nga një sistem koherent i njësive të madhësive të ndërtuara në shtatë baza. Ai përkufizon 22 njësi të emëruara, dhe përfshin shumë njësi të tjera të rrjedhura. Sistemi po ashtu përmban edhe 22 parashtesa.

Sistemi u publikua në vitin 1960 si rezultat i një iniciative që filloi në vitin 1948. Ai bazohet në sistemin e njësive metër-kilogram-sekond (MKS) më shumë se çdo variant tjetër i sistemit centimetër-gram-sekond (CGS).

Njësitë dhe prapashtesat

Sistemi SI përbëhet nga një grup i njësive bazë, një grup i njësive të nxjerra me emra të veçantë, dhe një grup i koeficientëve të bazës dhjetore që përdoren si parashtesa. Tërmi Njësi SI përfshin tri kategori, por termi njësi koherente SI përfshin vetëm njësitë bazë dhe njësitë e nxjerra koherente.[1]

Njësitë bazë

Njësitë bazë të sistemit SI janë blloqet ndërtuese të sistemit dhe të gjitha njësitë e nxjerra nga to. Kur Maksuelli paraqiti konceptin e sistemit koherent, ai identifikoi tri madhësi që do të përdoreshin si bazë: masa, gjatësia dhe koha. Giorgi më vonë paraqiti nevojën për një njësi bazë elektrike. Teorikisht cilado e rrymës elektrike, potencialit elektrik, rezistencës elektrike, ngarkesës elektrike. Kështu, u zgjodh njësia e rrymës elektrike. Tri njësitë e tjera bazë të sistemit (për temperaturë, substancë dhe intensitet të dritës) u shtuan më vonë.[2][3][4]

MadhësiasimboliNjësiasimbolipërkufizimi
Gjatësia metrimNjë metër është rruga që kalonë rrezja e dritës në vakum brenda (1/299 792 458) sekondash.
Masa gramigMasa prej një kg është madhësia e cilindrit që ruhet si prototip i kilogramit në Qendrën Internacionale të Sistemit SI në Paris.
Koha sekondasËshtë intervali i vibrimit te elementit kimik Caesium Cs me numer atomik 55, e shprehur ne Sekonda dhe qe njihet si "Ora Atomike" (DPM)
Intensiteti i rrymës elektrike amperiA1 Amperi është sasia e rrymës elektrike, që kalon ndërmjet dy përçuesve paralel me gjatësi të pakufizuar në distancë prej një metri që gjenden në vakum,dhe qe jep një force prej 2x10-7 new për Çdo meter gjatesi ndërmjet ketyre dy percuesve.
Temperatura kelviniKNjë kelvin është 273,16 pjesë e temperaturës termodinamike të pikës së ngrirejs së ujit.
Sasia e materies molimolNjë mol është numri i elementeve që e përbëjnë një substancë, që i përgjegjet numrit të atomeve në 0,012 karbon të pastër12C.
Intesiteti i dritës kandelacdNjë kandelë është intensiteti i dritës një drejtim të caktuar, që një burim i cili prodhon rrezet me frekuencë 540 · 1012 herc, dhe inteziteti i tyre në këtë drejtim është 1/683 W për steradian.

Njësitë e nxjerra

Njësitë e nxjerra të sistemit SI janë formuar nga fuqizimi, prodhimi ose herësi i njësive themelore dhe një të palimituara në numër.[1][2] Njësitë e nxjerra janë të lidhura me madhësi të nxjerra, për shembull shpejtësia është madhësi që rrjedh nga madhësitë themelore të kohës dhe gjatësisë, kështu në sistemin SI njësia e nxjerr është metër për sekond (simboli m/s). Dimensionet e njësive të nxjerra mund të shprehen në terma të dimensioneve të njësive themelore.

Për hirë të komoditetit, disa njësi kanë emrat e vet.[5]

Njësitë e nxjerra të sistemit SI[2]
EmriSimboliMadhësiaShprehur në
terma të
njësive të tjera SI
Shprehur në
terma të
njësive themelore SI
radianiradkëndim⋅m−1
steradianisrkëndi hapësinorm2⋅m−2
hertzHzfrekuencas−1
njutoniNforca, peshakg⋅m⋅s−2
paskaliPashtypjaN/m2kg⋅m−1⋅s−2
xhauliJenergjia, puna, nxehtësia,MomentiN⋅mkg⋅m2⋅s−2
vatiWfuqiaJ/skg⋅m2⋅s−3
kuloniCngarkesa elektrike ose sasia e elektricitetits⋅A
voltiVtensioni, forca elektromotoreW/Akg⋅m2⋅s−3⋅A−1
faradFkapaciteti elektrikC/Vkg−1⋅m−2⋅s4⋅A2
ohmΩrezistenca elektrike, impedanca elektrike, reaktancaV/Akg⋅m2⋅s−3⋅A−2
siemensiSkonduktanca elektrikeA/Vkg−1⋅m−2⋅s3⋅A2
weberiWbfluksi magnetikV⋅skg⋅m2⋅s−2⋅A−1
teslaTdensiteti i fushës magnetikeWb/m2kg⋅s−2⋅A−1
henriHinduktancaWb/Akg⋅m2⋅s−2⋅A−2
shkalla Celsius°Ctemperatura relative në 273.15 KK
lumenilmfluksi i dritëscd⋅srcd
luxlxilluminancelm/m2m−2⋅cd
becquerelBqradioaktivitetis−1
grayGydoza e absorbuarJ/kgm2⋅s−2
sievertSvdoza ekuivalenteJ/kgm2⋅s−2
katalkataktiviteti i katalizëss−1⋅mol

Parashtesat

Parashtesat janë shtuar në emrat e njësisë për të prodhuar shumëfishin ose nënfishin e njësive origjinale. Të gjithë ata janë fuqi me bazën 10. Për shembull, kilo- shënon njëmijë dhe mili- shënon një të njëmijtën, kështu që janë një mijë milimetra në metër dhe një mijë metra në kilometër. Parashtesat nuk kombinohet asnjëherë, për shembull një e milionta e një metri është mikrometri dhe jo një milimilimetër. Shumëfishat për kilogramin janë shënuar duke marrë për bazë gramin, kështu që një e milionta e një kilogrami është miligrami, njo mikrokilogrami.[1][6]

Parashtesat e Sistemit Ndërkombëtar të Njësive
10nPrefiksiSimboliEmriEkuivalenti decimal
1024jotaYkuadrilion1 000 000 000 000 000 000 000 000
1021zetaZtriliard1 000 000 000 000 000 000 000
1018eksaEtrilion1 000 000 000 000 000 000
1015petaPbilliard1 000 000 000 000 000
1012teraTbilion1 000 000 000 000
109gigaGmiljard1 000 000 000
106megaMmilion1 000 000
103kilok mijë1 000
102hektoh qindë100
101dekada dhjetë10
10−1decide dhjeta0,1
10−2centoce qinta0,01
10−3milime mijta0,001
10−6mikroµe milionta0,000 001
10−9nanone miliardta0,000 000 001
10−12pikope bilionta0,000 000 000 001
10−15femtofe biliardta0,000 000 000 000 001
10−18atoae trilionta0,000 000 000 000 000 001
10−21septoze triliardta0,000 000 000 000 000 000 001
10−24joktoye kuadrilionta0,000 000 000 000 000 000 000 001
redaktoni kutinë

Lidhje të jashtme

Referime