Mevlana Xhelaludin Rumi

poet persian
(Përcjellë nga Xhelaledin Rumi)

Xhelaledin Muhamed Rumi (persisht: جلال‌الدین محمد رومی) ose Xheladin Rumiu, i njohur edhe si Mevlana (persisht: مولانا, "Mjeshtri ynë"[1]), ishte një poet, jurist, dijetar islam, teolog dhe mësues i sufizmit i shekullit XIII. Ka lindur më 30 shtator 1207 në Vahsh të Persisë[1] apo në Belh (në Afganistanin e sotëm) dhe ka vdekur më 17 dhjetor 1273 në Konia (në Turqinë e sotme).

Xheladin Rumi mbledh mistikët Sufi.
Një poemë për Rumin, e shkruar në osmanisht.

Poezitë e tij janë të shkruara në persisht dhe të përkthyera në shumë gjuhë të botës. Rumi ka jetuar në kohën e selxhukëve dhe ka shkruar, përveç se në persisht, edhe në arabisht, greqisht dhe në turqisht.

Poema Mathnawī, kompozuar në Konia, mund të konsiderohet një nga lavdet letrare më të pastra të gjuhës perse. Veprat e tij janë lexuar gjerësisht në gjuhën e tyre origjinale në gjithë Iranin e Madh dhe në botën persisht-folëse.[2][3] Përkthimet e veprave të tij janë shumë të njohura, sidomos në Turqi, Azerbajxhan, Shtetet e Bashkuara, dhe Azinë Jugore.[2] Poezia e tij ka ndikuar në letërsinë perse, por edhe turke, panxhabe, hindi, urdu si edhe në literaturat e disa gjuhëve indo-ariane përfshirë gjuhët çagatai, pashto, dhe bengali.

Jeta

Rumi u lind nga prindër persisht-folëse,[4] me origjinë nga Belh (qyteti i Horasanit, sot në Afganistan). Ai u lind ose në Vahsh, një fshat që ndodhet në lumin Vahsh në rajonin më të madh në Belh, që sot njihet si Taxhikistan,[5] ose në qytetin e Belh, që sot njihet si Afganistan.

Galeria

Referime