Mohamed Salah

futbollist egjiptian

Mohamed Salah Ghaly (Arabishtja egjiptiane: محمد صلاح غالي; lindi më 15 qershor 1992) është futbollist egjiptian i cili luan për klubin anglez Liverpool dhe për kombëtaren egjiptiane.

Mohamed Salah

Salah me Liverpool në 2021.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMohamed Salah Hamed Mahrous Ghaly[1]
Datëlindja (1992-06-15) 15 qershor 1992 (31 vjeç)
VendlindjaNagrig, Basyoun[2]
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)[3]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Liverpool
Numri11
Karriera me të rinjtë
2004–2005Ittihad Basyoun[4]
2005–2006Othmason Tanta[4]
2006–2010El Mokawloon
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2012El Mokawloon38(11)
2012–2014Basel47(9)
2014–2016Chelsea13(2)
2015Fiorentina (huazim)16(6)
2015–2016Roma (huazim)34(14)
2016–2017Roma31(15)
2017–Liverpool69(50)
Karriera ndërkombëtare
2010–2011Egjipti U2011(3)
2011–2012Egjipti U2311(4)
2011–Egjipti62(39)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 20:50, 5 prill 2019 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 23:29, 26 dhjetor 2018 (UTC)

Salah është një lojtar i shpejtë dhe taktikant me teknika të mira. Ai është i njohur për shpejtësinë e tij, aftësinë e driblimit, kontrollin i topit dhe poashtu aftësia mënyra se si gjen moment të shënoj golë ose të asistoj.[5][6][7][8][9][10] Ai gjithashtu mund të luajë në qendër pas sulmuesit kryesor si një mesfushor sulmues ose sulmues i dytë.[5]

Kur Salah ishte në Chelsea, José Mourinho ka thënë për Salah: "Ai është i ri, është i shpejtë, është kreativ, është entuziast. Kur e analizojmë atë ai duket si një lloj personaliteti i përulur në fushë, i gatshëm për të punuar për ekipin".[11]

Karriera

El Mokawloon

Salah filloi karrierën e tij në El Mokawloon. Ai luajti për klubin në Egyptian Premier League dhe bëri debutimin e tij më 3 maj 2010 në ndeshjen kundër EL Mansoura. Ai shënoi golën e tij të parë për klubin më 25 dhjetor 2010 në ndeshjen kundër El Ahly.

Basel

Klubi i Superligës Zvicerane Basel kishte qenë duke monitoruar Salah për njëfarë kohe dhe pas katastrofës së Stadiumit Port Said, klubi organizoi një ndeshje miqësore me ekipin e Egjiptit U-23. Kjo ndeshje u zhvillua më 16 mars në Stadion Rankhof, në Basel, dhe pavarësisht Salah luajti vetëm gjatë pjesës së dytë, ai shënoi dy herë. Loja përfundoi me një fitore 4-3 për ekipin e Egjiptit U-23.[12] Baseli më pas e ftoi Salahun që të qëndronte në qytet për një trajnim një javor. Më 10 prill 2012, u njoftua se Salah kishte nënshkruar për Baselin për një kontratë katër-vjeçare duke filluar nga data 15 qershor 2012[13][14]

Ai bëri debutimin e tij zyrtar për klubin në Ligën e Kampionëve UEFA në ndeshjen paraprake kundër klubit norvegjezë Molde FK më 8 gusht 2012, duke luajtur si zëvendësues në minutën e 74. Ai bëri debutimin e tij në ligë më 12 gusht kundër Thun, duke luajtur të dy pjesë të ndeshjes. Ai shënoi golën e tij të parë një javë më vonë, golën e dytë në ndeshjen kundër Lausanne.

Ai shënoi golin e parë të Ligës së Kampionëve një muaj më vonë kundër Maccabi Tel Aviv më 6 gusht 2013 në raundin e tretë kualifikues.[15]

Chelsea

Salah duke luajtur për Chelsea më 1 janar 2015

Më 23 janar 2014, Chelsea shpalli një marrëveshje e pranuar nga Baseli që Salah të vijë në Londër.[16] Më 26 janar 2014, Chelsea shpalli se Salah pranoi të nënshkroj për klubin, duke u bërë lojtari i parë egjiptian për klubin Stamford Bridge.[17] Më 8 shkurt 2014, Salah bëri debutimin e tij për Chelsea në Premier League, duke u bërë zëvendësues, në fitoren 3-0 ndaj Newcastle United.[18] Më 22 mars 2014, Salah shënoi golin e tij të parë për Chelsea kundër Arsenalit në Stamford Bridge në Derby të Londrës, duke u bërë zëvendësuese për Oscar, në një ndeshje që përfundoi me një fitore 6-0 për të Kaltërtit.[19] Më 5 prill 2014, Salah hapi rezultatin dhe më vonë fitoi një penallti dhe ndihmoi në fitoren 3-0 të Chelsea mbi Stoke City.[20]

Huazim në Fiorentina

Më 2 shkurt 2015, Chelsea konfirmoi se Salah do të luaj si huazim për klubin italian Fiorentina për 18 muaj deri në fund të sezonit 2015-16. Salah zgjodhi numrin 74 si shenjë nderi për viktimat e katastrofës që ndodhi në stadiumin Port Said më 1 shkurt 2012.[21][22][23] Gjashtë ditë pas nënshkrimit, ai bëri debutimin në minutën e 65 si zëvendësues për Joaquín në ndeshjen kundër Atalanta.[24]

Në fund të sezonit, Fiorentina njoftohet se ka aktivizuar një opsion për të bërë lëvizjen e huasë të përhershme, por Salah e refuzoi këtë veprim. Edhe pse marrëveshja e huazimit ishte për 18 muaj, Salah refuzoi të kthehej në Fiorentinë dhe në vend të kësaj u bashkua me klubin, Roma.[25][26]

Roma

Më 6 gusht 2015, Salah u bashkua me Romën si huazim për ₤5 milionë,[27] me zgjithje që të bëjë marrëveshje të përhershme,[27][28] që raportohet të jetë ₤15 milionë.[29] Ai bëri debutimin e tij më 22 gusht, duke filluar sezonin e ri me 1-1 baraz me Hellas Verona.[30] Më 11 shtator 2015, ACF Fiorentina paraqiti një ankesë në FIFA me pretendimin se Chelsea pohoi shkelje të kontratës, kur ata lejuan Salah të bashkohet me Romët në huazim.[31]

Më 20 shtator 2015, Salah shënoi golën e parë të sezonit kundër Sassuolo për ta ndihmuar Romën ta rikuperoj një pikë pasi ndeshja përfundoi baraz 2-2.[32] Ai shënoi në dy ndeshjet e tij, duke humbur 2-1 kundër Sampdoria[33] dhe duke fituar 5-1 kundër Carpi.[34] Më 25 tetor 2015, Salah u kthye në Stadiumin Artemio Franchi, duke shënuar ndaj ish-klubit të tij Fiorentinës të Serie A për të ndihmuar në fitoren e katërt të ligës për Romën.

Në fund të sezonit, Salah u emërua si lojtari i sezonit duke përfunduar si golëshënuesi më i mirë i klubit me 15 gola në të gjitha ndeshjet (14 në Serie A) dhe gjashtë asistime.[35] Më 3 gusht 2016, Salah nënshkroi kontratë të përhershme.[36] Më 6 nëntor ai shënoi tri gola në një lojë të vetme 3-0 kundër Bologna.[37]

Liverpool

Më 22 qershor 2017, Salah pranoi të transferohet në Liverpool. Ai nënshkroi një kontratë afatgjatë me të Kuqit për një tarifë fillestare prej €42 milion që mund të rritet deri në €50 milion.[38] Numri i tij ishte caktuar të jetë 11 që Robert Firmino ka pasur më parë i cili ndërroi në numrin 9. Ai i'u bashkua klubit më 1 korrik pas hapjes së afatit kalimtar të verës, duke u bërë lojtari i parë egjiptian në Liverpool.[39] Ai shënoi në debutimin e tij kundër Watford më 12 gusht.[40] Më 24 gusht, ai shënoi golën e dytë për Liverpool në lojën shtesë në Ligën e Kampionëve 4-2 (gjithsej 6-3) kundër Hoffenheim, golën e tij të parë në Anfield.[41] Tre ditë më vonë, Salah shënoi dhe asistoi një golë duke fituar 4-0 kundër Arsenalit.[42] Gjatë perfomancës së tij në muajin gusht, ai u quajt Lojtar i Muajit nga përkrahësit e tij të Liverpool.[43]


Më 26 nëntor, Salah shënoi golë kundër Chelsea dhe refuzoi të festoj golën e tij si shenjë respekti për klubin e tij dhe poashtu për sulmin që ndodhi në xhaminë Sinai në Egjipt dy ditë më herët.[44] Ai u bë lojtari më i shpejtë duke shënuar 20 gola në 26 ndeshje, vetëm pas George Allan i cili bëri histori në 19 ndeshje në vitin 1895.[45]

Jeta personale

Mohammed Salah u martua me Maggi në vitin 2013 dhe së bashku kanë një vajzë me emrin Meka që lindi më 2014.[46] Vajza e tij u emërua pas qytetit të shenjtë islam. Salah është musliman dhe shpesh feston golat e tij duke bërë sexhde.[47]Salah u quajt si “Faraon” nga shtypi dhe tifozët e tij.[48][49][50] Kohët e fundit, Salah u quajt “Mbreti Egjiptian” nga përkrahësit e tij të Liverpulit.[51][52]

Referime

Lidhje të jashtme