Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (anglisht: International Covenant on Economic, Social and Cultural Rights - ICESCR) është një traktat shumëpalësh i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 16 dhjetor të vitit 1966, i njohur ndryshe si Rezoluta 2200A (XXI), e që hyri në fuqi nga 3 janari i vitit 1976.[1] [2] Ai i angazhon palët e tij që të punojnë në dhënien e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore (ESCR) për territoret dhe vetë individët joqeverisës, përfshirë të drejtat e punës dhe të drejtën për shëndet, të drejtën për arsim dhe të drejtën në një standard adekuat të jetesës. Që nga janari i vitit 2020, Pakti në fjalë ka 170 palë nënshkruese. [3]

Ky Pakt (dhe Protokolli i tij Opsional ) është pjesë e Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, së bashku me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (Universal Declaration of Human Rights) dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (International Covenant on Civil and Political Rights), duke përfshirë edhe Protokollet Fakultative të tij (të parin dhe të dytin). [4]

Pakti monitorohet nga Komiteti për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. [5]

Gjeneza

Pakti ose Konventa në fjalë i ka rrënjët në të njëjtin proces që çoi në miratimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.[6] Një "Deklaratë për të Drejtat Thelbësore të Njeriut" ishte propozuar në Konferencën e San Franciskos në vitin 1945 e cila çoi në themelimin e Kombeve të Bashkuara, dhe Këshillit Ekonomik dhe Social të cilit iu dha detyra për ta hartuar atë.[4] Në fillim të procesit, dokumenti u nda në një deklaratë që parashtroi parimet e përgjithshme të të drejtave të njeriut dhe një pakt (konventë ose besëlidhje) që përmbante angazhime detyruese. I pari evoluoi në deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut (Universal Declaration of Human Rights) dhe u adoptua më 10 dhjetor të vitit 1948.

Procesi i hartimit të konventës vazhdoi tutje, por mbetën dallime të rëndësishme midis anëtarëve të Kombeve të Bashkuara për rëndësinë relative të të drejtave negative civile dhe politike përkundrejt të drejtave pozitive ekonomike, sociale dhe kulturore.[7] Këto përfundimisht bënë që ky Pakt të ndahej në dy konventa (besëlidhje) të veçanta, "një të përmbajë të drejtat civile dhe politike dhe tjetra të përmbajë të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore".[8] Që të dy besëlidhjet do të përmbajnë sa më shumë dispozita të ngjashme dhe të hapen për nënshkrim njëkohësisht. Secila do të përmbajë gjithashtu një artikull mbi të drejtën e të gjithë popujve për vetëvendosje.[9]

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike. Sociale dhe Kulturore ka shkaktuar shumë më tepër diskutime ngase përmban dispozita që kanë të bëjnë me punën, sigurimin social, standardin e jetesës, mbrojtjen e familjes, sigurimin e shëndetit, edukimin dhe arsimin, etj. pra, aso obligimesh, përmbajtja e të cilave nuk varet thjesht nga vullneti i mirë i autoriteteve të pushtetit në një vend, por edhe nga rendi shoqëror i vendit, shkalla e zhvillimit, etj.[2]

Përmbledhje

Pakti në fjalë ndjek strukturën e DUDNJ (UDHR) dhe Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR), me një parathënie dhe tridhjetë e një artikuj, të ndarë në pesë pjesë. [10]

Pjesa 1 (neni 1) njeh të drejtën e të gjithë popujve për vetëvendosje, duke përfshirë të drejtën për "të përcaktuar lirshëm statusin e tyre politik", [11] të ndjekin qëllimet e tyre ekonomike, sociale dhe kulturore, dhe të menaxhojnë dhe të disponojnë burimet e tyre. Ajo njeh një të drejtë negative të një populli që të mos privohet nga mjetet e tij të jetesës, [12] dhe imponon një detyrim për ato palë që ende janë përgjegjëse për territoret (kolonitë) joqeverisëse, për të inkurajuar dhe respektuar vetëvendosjen e tyre. [13]

Pjesa 2 (Nenet 2-5) përcakton parimin e "realizimit progresiv" (shiko më poshtë. ) Gjithashtu kërkon që të drejtat të njihen "pa diskriminim të çfarëdo lloji, në lidhje me racën, ngjyrën, seksin, gjuhën, fenë, opinionin politik ose tjetër, origjinën kombëtare ose shoqërore, pronën, lindjen ose statusin tjetër". [14] Të drejtat mund të kufizohen vetëm me ligje të formuluara në një mënyrë të pajtueshme me natyrën e të drejtave, dhe vetëm me qëllim të "promovimit të mirëqenies së përgjithshme në një shoqëri demokratike". [15]

Pjesa 3 (Nenet 6-15) rendit vetë të drejtat. Këto përfshijnë të drejtat për

  • punë, nën "kushte të drejta dhe të favorshme", [16] me të drejtën për të formuar dhe anëtarësuar sindikatat (nenet 6, 7 dhe 8);
  • sigurimet shoqërore, përfshirë sigurimet shoqërore (neni 9);
  • jeta familjare, përfshirë pushimin e paguar prindëror dhe mbrojtjen e fëmijëve (neni 10);
  • një standard i mjaftueshëm jetese, duke përfshirë ushqimin, veshjen dhe strehimin e duhur, dhe "përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të jetës" (neni 11);
  • shëndetësia, konkretisht "standardi më i lartë i arritshëm i shëndetit fizik dhe mendor" (neni 12);
  • arsimi, përfshirë arsimin fillor falas universal, përgjithësisht arsimin e mesëm të disponueshëm dhe arsimin e lartë po aq të arritshëm. Kjo duhet të drejtohet në "zhvillimin e plotë të personalitetit njerëzor dhe ndjenjën e dinjitetit të tij", [17] dhe t'iu mundësojë të gjithë personave të marrin pjesë në mënyrë efektive në shoqëri (Nenet 13 dhe 14);
  • pjesëmarrja në jetën kulturore (neni 15).

Pjesa 4 (Nenet 16-25) rregullon raportimin dhe monitorimin e Paktit (Konventës -Besëlidhjes) dhe hapat e ndërmarrë nga palët për ta zbatuar atë. Ai gjithashtu lejon organin monitorues - fillimisht Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara - tani Komisioni për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore - shiko më poshtë - të bëjë rekomandime të përgjithshme për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për masat e duhura për të realizuar të drejtat e tyre (neni 21)

Pjesa 5 (Nenet 26–31) rregullon ratifikimin, hyrjen në fuqi dhe ndryshimin e Paktit (Konventës - Besëlidhjes).

Neni 2 i Paktit (Konventës-Besëlidhjes) obligon të gjitha palët që:

të ndërmarrin hapa ... në maksimumin e burimeve të tyre të disponueshme, me qëllim të arritjes në mënyrë progresive të realizimin të plotë të të drejtave të njohura në këtë Pakt (Konvent-Besëlidhje) me të gjitha mjetet e përshtatshme, përfshirë këtu veçanërisht miratimin e masave legjislative. [18]

Palët nënshkruese të Konventës

Më poshtë janë palët nënshkruese të Paktit (Konventës - Besëlidhjes): [19]

ShtetiData e nënshkrimitData e ratifikimitShënime
Afghanistan24 January 1983
Albania4 October 1991
Algeria10 December 196812 September 1989
Angola10 January 1992
Antigua and Barbuda3 July 2019
Argentina19 February 19688 August 1986
Armenia13 September 1993
Australia18 December 197210 December 1975
Austria10 December 197310 September 1978
Azerbaijan13 August 1992
Bahamas4 December 200823 December 2008
Bahrain27 September 2007
Bangladesh5 October 1998
Barbados5 January 1973
Belarus19 March 196812 November 1973Signed and ratified as the Byelorussian Soviet Socialist Republic.
Belgium10 December 196821 April 1983
Belize6 September 20009 March 2015
Benin12 March 1992
Plurinational State of Bolivia12 August 1982
Bosnia and Herzegovina1 September 1993The former Yugoslavia had signed the Covenant on 8 August 1967 and ratified it on 2 June 1971.
Brazil24 January 1992
Bulgaria8 October 196821 September 1970
Burkina Faso4 January 1999
Burundi9 May 1990
Cambodia17 October 198026 May 1992Democratic Kampuchea had signed the Covenant on 17 October 1980
Cameroon27 June 1984
Kanadaja19 May 1976
Cape Verde6 August 1993
Central African Republic8 May 1981
Chad9 June 1995
Chile16 September 196910 February 1972
Kina27 October 199727 March 2001The Republic of China had signed on 5 October 1967
Colombia21 December 196629 October 1969
Comoros25 September 2008
Congo5 October 1983
Costa Rica19 December 196629 November 1968
Côte d'Ivoire26 March 1992
Croatia12 October 1992The former Yugoslavia had signed the Covenant on 8 August 1967 and ratified it on 2 June 1971.
Cuba28 February 2008
Cyprus9 January 19672 April 1969
Czech Republic22 February 1993Czechoslovakia had signed the Covenant on 7 October 1968 and ratified it on 23 December 1975.
Democratic People's Republic of Korea14 September 1981
Democratic Republic of the Congo1 November 1976
Danimarka20 March 19686 January 1972
Djibouti5 November 2002
Dominica17 June 1993
Dominican Republic4 January 1978
Ecuador29 September 19676 March 1969
Egypt4 August 196714 January 1982
El Salvador21 September 196730 November 1979
Equatorial Guinea25 September 1987
Eritrea17 April 2001
Estonia21 October 1991
Ethiopia11 June 1993
Finland11 October 196719 August 1975
Fiji16 August 2018
France4 November 1980
Gabon21 January 1983
Gambia29 December 1978
Georgia3 May 1994
Gjermania9 October 196817 December 1973The German Democratic Republic had signed and ratified the Convention with reservations on 27 March 1973 and 8 November 1973
Ghana7 September 20007 September 2000
Greece16 May 1985
Grenada6 September 1991
Guatemala19 May 1988
Guinea28 February 196724 January 1978
Guinea-Bissau2 July 1992
Guyana22 August 196815 February 1977
Haiti8 October 2013
Honduras19 December 196617 February 1981
Hungary25 March 196917 January 1974
Iceland30 December 196822 August 1979
India10 April 1979
Indonesia23 February 2006
Iran (Islamic Republic of)4 April 196824 June 1975
Iraq18 February 196925 January 1971
Irlanda1 October 19738 December 1989
Israel19 December 19663 October 1991
Italia18 January 196715 September 1978
Jamaica19 December 19663 October 1975
Japonia30 May 197821 June 1979
Jordan30 June 197228 May 1975
Kazakhstan2 December 200324 January 2006
Kenya1 May 1972
Kuwait21 May 1996
Kyrgyzstan7 October 1994
Lao People's Democratic Republic7 December 200013 February 2007
Latvia14 April 1992
Lebanon3 November 1972
Lesotho9 September 1992
Liberia18 April 196722 September 2004
Libya15 May 1970
Liechtenstein10 December 1998
Lithuania20 November 1991
Luxembourg26 November 197418 August 1983
Madagascar14 April 197022 September 1971
Malawi22 December 1993
Maldives19 September 2006
Mali16 July 1974
Malta22 October 196813 September 1990
Marshall Islands12 March 2018
Mauritania17 November 2004
Mauritius12 December 1973
Mexico23 March 1981
Monaco26 June 199728 August 1997
Mongolia5 June 196818 November 1974
Montenegro23 October 2006
Morocco19 January 19773 May 1979
Myanmar16 July 20156 October 2017
Namibia28 November 1994
Nepal14 May 1991
Netherlands25 June 196911 December 1978
New Zealand12 November 196828 December 1978
Nicaragua12 March 1980
Niger7 March 1986
Nigeria29 July 1993
Norway20 March 196813 September 1972
Pakistan3 November 200417 April 2008
Palau20 September 2011
State of Palestine2 April 2014
Panama27 July 19768 March 1977
Papua New Guinea21 July 2008
Paraguay10 June 1992
Peru11 August 197728 April 1978
Philippines19 December 19667 June 1974
Poland2 March 196718 March 1977
Portugal7 October 197631 July 1978
Qatar21 May 2018
Republic of Korea10 April 1990
Republic of Moldova26 January 1993
Romania27 June 19689 December 1974
Russian Federation18 March 196816 October 1973Signed and ratified as the Soviet Union.
Rwanda16 April 1975
San Marino18 October 1985
Sao Tome and Principe31 October 199510 January 2017
Senegal6 July 197013 February 1978
Serbia12 March 2001The former Yugoslavia had signed the Covenant on 8 August 1967 and ratified it on 2 June 1971. The 2001 declaration of succession was made by the Federal Republic of Yugoslavia.
Seychelles5 May 1992
Sierra Leone23 August 1996
Slovakia28 May 1993Czechoslovakia had signed the Covenant on 7 October 1968 and ratified it on 23 December 1975.
Slovenia6 July 1992The former Yugoslavia had signed the Covenant on 8 August 1967 and ratified it on 2 June 1971.
Solomon Islands17 March 1982
Somalia24 January 1990
Afrika e JugutSouth Africa3 October 199412 January 2015
Spanja28 September 197627 April 1977
Sri Lanka11 June 1980
St. Vincent and the Grenadines9 November 1981
Sudan18 March 1986
Suriname28 December 1976
Swaziland26 March 2004
Sweden29 September 19676 December 1971
Switzerland18 June 1992
Syrian Arab Republic21 April 1969
Tajikistan4 January 1999
Thailand5 September 1999
The Republic of Macedonia18 January 1994The former Yugoslavia had signed the Covenant on 8 August 1967 and ratified it on 2 June 1971.
Timor-Leste16 April 2003
Togo24 May 1984
Trinidad and Tobago8 December 1978
Tunisia30 April 196818 March 1969
Turkey15 August 200023 September 2003
Turkmenistan1 May 1997
Uganda21 January 1987
Ukraine20 March 196812 November 1973Signed and ratified as the Ukrainian Soviet Socialist Republic.
United Kingdom of Great Britain and Northern Ireland16 September 196820 May 1976
United Republic of Tanzania11 June 1976
United States of America5 October 1977
Uruguay21 February 19671 April 1970
Uzbekistan28 September 1995
Venezuela (Bolivarian Republic of)24 June 196910 May 1978
Viet Nam24 September 1982
Yemen9 February 1987Effected as Yemen Arab Republic
Zambia10 April 1984
Zimbabwe13 May 1991

Shtetet të cilat nuk e kanë nënshkruar

  1. Andorra
  2. Botsvana
  3. Butani
  4. Brunei
  5. Kiribati
  6. Malaysia
  7. Shtetet Federative të Mikronezisë
  8. Mozambiku
  9. Nauru
  10. Omani
  11. Shën Kits dhe Nevis
  12. Samoa
  13. Arabia Saudite
  14. Singapori
  15. Shën Lucia
  16. Sudani i Jugut
  17. Tonga
  18. Tuvalu
  19. Emiratet e Bashkuara Arabe
  20. Vanuatu

Referime