Shpërthimet në Bejrut (2020)
Shpërthimet në Bejrut (2020) ndodhën në Bejrut, Liban më 4 gusht 2020.[1] Shpërthimet lanë të paktën 207 njerëz të vdekur (pritet të rritet ky numër meqë shumë të tjerë kanë humbur),[2] më shumë se 6,000 të plagosur,[2] dhe mijëra të tjerë kanë mbetur pa shtëpi.[3]
Data | 4 gusht 2020 |
---|---|
Koha | Rreth orës 18:08 (shpërthimi i dytë) |
Vendi | Porti i Bejrutit |
Vendndodhja | Bejrut, Liban |
Koordinatat | 33°54′10.62″N 35°31′4.04″E / 33.9029500°N 35.5177889°E |
Lloji | Katastrofë e nitratit të amonit |
Shkaku | Zjarr |
Vdekje | 207+ |
Lëndime | 6,000+ |
Të humbur | 9+ |
Dëmtim i pronës | 15 miliardë dollarë amerikanë |
Abbas Ibrahim, drejtori i përgjithshëm i Sigurisë së Përgjithshme të Libanit, deklaroi se shpërthimi kryesor kishte ndodhur nga 2,750 tonë nitrat amoni që ishte konfiskuar nga qeveria dhe ishte ruajtur në port pa masa sigurie për gjashtë vitet e fundit në kohën e shpërthimit. Shpërthimi është vlerësuar me efekte ekuivalente, duke filluar nga disa qindra tonë në tre mijë tonë TNT.[4][5]
Shpërthimet
Një shpërthim i parë, më i vogël dërgoi një re tymi sipër zjarreve dhe krijoi drita ndezëse që gjoja ngjanin me fishekzjarre.[6] Shpërthimi i dytë, shumë më masiv, ndodhi rreth orës 18:08 me kohën lokale që tronditi Bejrutin qendror dhe dërgoi një re të kuqe pluhuri në ajër. Shpërthimi i dytë u ndje në Izraelin e Veriut dhe në Qipro, 240 kilometra (150 milje) larg.[7][8]
Shkaqet
Shkaku i shpërthimeve ende nuk është përcaktuar.[9] Mediat shtetërore libaneze njoftuan fillimisht se shpërthimet ndodhën në një depo të fishekzjarreve, ndërsa të tjerët raportuan se ishte në një depo të naftës ose në një strukturë ruajtjeje të kimikateve. Kishte depo në port që ruanin eksplozivë dhe kimikate duke përfshirë nitrate, përbërës të zakonshëm të plehrave dhe eksplozivëve.[10] Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike Libaneze deklaroi se shpërthimi ishte shkaktuar nga materiale me eksploziv të lartë që u konfiskua dhe u ruajt me vite.[11]
Viktima
Pas shpërthimeve, të paktën 135 njerëz u konfirmuan të vdekur[12][13] dhe më shumë se 5,000 u plagosën.[14] Dëshmitarët i thanë Lebanese Broadcasting Corporation International se "të paktën dhjetëra u lënduan dhe spitalet ishin plot me njerëz të lënduar".[15] Kryqi i Kuq i Libanit beson se ata të plagosur ose të vdekur janë midis "qindra viktimave".
Sekretari i Përgjithshëm i partisë politike Kataeb, Nazar Najarian, u vra pasi u plagos rëndë. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Hamad Hassant, të paktën 25 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 2.500 të plagosur.[16]
Reagimet
Hassan Diab, Kryeministri i Libanit, njoftoi se një ditë pas shpërthimeve do të ishte një ditë kombëtare zie. Michel Aoun, Presidenti i Libanit, deklaroi se qeveria do të sigurojë mbështetje për personat e zhvendosur dhe Ministria e Shëndetësisë do të plotësojë shpenzimet e trajtimit për të plagosurit. Guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud, filloi të qaj në televizion, duke e quajtur atë "një katastrofë kombëtare". Ai e quajti këtë shpërthim të ngjajshëm me Hiroshimën.[17]