Ivan Rakitić

futbollist kroat

Ivan Rakitić (lindur më 10 mars 1988) është një futbollist profesionist kroat i cili luan si mesfushor qëndror ose mesfushor sulmues me klubin spanjoll Sevilla.

Ivan Rakitić

Rakitić në Kupën e Botës 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëIvan Rakitić[1]
Datëlindja (1988-03-10) 10 mars 1988 (36 vjeç)
VendlindjaRheinfelden[2] Zvicër
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)[3]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Sevilla
Numri10
Karriera me të rinjtë
1992–1995FC Möhlin-Riburg
1995–2005FC Basel
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2007FC Basel34(11)
2007–2011Schalke 0497(12)
2011–2014Sevilla117(27)
2014–2020Barcelona156(23)
2020–Sevilla0(0)
Karriera ndërkombëtare
2006–2007Zvicra U214(1)
2009–2010Kroacia U214(2)
2007–2019Kroacia106(15)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 2 shkurt 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 tetor 2018

Rakitić filloi karrierën e tij si profesionist te Baseli dhe shpenzoi dy sezone atje para se të blihej nga Schalke 04. Pas shpenzoi tre sezone e gjysëm në Bundesligë, ai u ble nga Sevilja në janar 2011. Dy vite më vonë, Rakitić u konfirmua si kapiten i skuadrës duke e udhëhequr atë në triumfin në Ligën e Europës. Në qershor 2014, Barcelona dhe Sevilja arritën një marrëveshje për transferimin e tij në Camp Nou.

Në nivelin ndërkombëtar, Rakitić luan me kombëtaren kroate. Pavarësisht se është një produkt i të rinjëve të Zvicrës, Rakitić premtoi për të luajtur me vendin e prindërve të tij, Kroacinë. Ai bëri debutimin e tij me Kroacinë në vitin 2007 dhe që nga ajo kohë ka përfaqsuar vendin e tij në UEFA Euro 2008, UEFA Euro 2012 dhe në Kupën e Botës 2014.

Jeta e hershme

Rakitić ka lindur në Rheinfelden,[2] një kanton zviceran i Aargaut nga një familje kroate. Babai i tij, Luka, dhe familja e tij janë nga Sikirevci, kurse familja e mamasë së tij janë boshnjako-kroat nga Žepče.[4] Ai ka një vëlla që quhet Dejan, dhe ka një tatuazh për të në dorën e majtë ku ka shkruar fjalën "Dejan".[5] Rakitić shpenzoi fëmijërinë dhe vitet e hershme në Zvicër. Babai i tij dhe vëllai më i madhë kanë qënë futbollista. Me këtë sfond, nuk ishte ndonjë surprizë që Rakitić do të kishte të njëjtin interes dhe prirje, pavarësisht se kishte mbaruar studimet e shkollës fillore. Për të bërë këtë gjë, ai filloi të përqëndrohet në karrierën e tij sportive, duke pasur inkurajimin e familjes së tij. Në moshën 16 vjeçare, ai ishte zbuluar nga vëzhguesit evropian të talenteve që panë potencialin e tij, pavarësisht se ai dhe familja e tij vendosën për të qëndruar në Bazel për t'i dhënë mundësi atij për të luajtur më shpesh në ligat e vogla.[5]

Karriera me klube

Basel

Pasi shpenzoi një kohë të shkurtër te skuadrat e të rinjëve, Rakitić bëri debutimin e tij me skuadrën e parë të Baselit më 29 shtator 2005 gjatë një ndeshje si vizitor në Kupën UEFA kundër Široki Brijeg. Ai zhvilloi paraqitjen e parë në Super Ligën Zvicerane më 15 prill 2006 në një ndeshje si vizitor kundër Neuchâtel Xamax. Pavarësisht se këto dy ndeshje ishin të vetmet që zhvilloi gjatë sezonit të tij të parë si profesionist me Baselin, ai arriti ta vendosë veten e tij si titullar në sezonin e dytë, duke kontribuar me 11 gola në 33 ndeshje në ligë. Ai gjithashtu zhvilloi edhe nëntë paraqitje në Kupën UEFA në atë vit, si dhe u shpall lojtari i ri më i mirë i Super Ligës Zvicerane për sezonin 2006–07; përveç kësaj, goli mbreslënës që shënoi kundër St Gallen më 22 tetor 2006 u shpall "Goli i Vitit".[6]

Schalke 04

Rakitić me Schalke 04, në vitin 2010.

Pas një shfaqje mbreslënë si i ri, Rakitić sërisht kërkohej nga klube të mëdha evropiane që shfaqën interesin për aftësitë e tij.[5] Garën për shërbimet e tij e fitoi klubi gjerman Schalke 04, e cila e bleu lojtarin më 22 qershor 2007 për 5 milion .

Ai bëri debutimin e tij me Schalken më 21 korrik 2007 në ndeshjen e Premiere Ligapokal kundër Karlsruher SC; ai luajti edhe dy ndeshje në këtë kompeticion ku Schalke arriti deri në finale. Më 5 gusht 2007, Rakitić shënoi golin e parë kompetitiv me klubin e tij të ri në fitoren e tyre 9–0 si vizitor kundër Eintracht Trier në raundin e parë të Kupës Gjermane.[7]

Më 10 gusht 2007, sezoni i ri Bundesligës filloi me një përlasje midis kampionëve të Stuttgartit dhe Schalkes. Rakitić hyri në fushë si një zëvëndësues në pjesën e dytë dhe shënoi golin e tij të parë në Bundesligë pa kaluar shtatë minuta lojë që nga aktivizimi, me ndeshjen që në fund u mbyll 2–2.[8] Më 15 shtator 2007, ai arriti të krijonte përshtypje sërisht duke shënuar golin e vetëm të skuadrës në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Bayern Munich.[9] Tre ditë më vonë, Rakitić bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve në humbjen 1–0 në shtëpi kundër Valencias. Ai do të zhvillonte gjithsej shtatë paraqitje në atë sezon në Ligën e Kampioneve,[10] përfshirë edhe një ndeshje mbreslënëse në shtëpi si mesfushor sulmues kundër Çelsit në fazën e grupeve. Ai dhe shoku i tij i skuadrës në ato kohë Mladen Krstajić ishin përjashtuar përkohësisht nga skuadra natën përpara ndeshjes së ardhshme kundër Rosenborgit për shkak se ishin parë duke lënë stërvitjen dhe se kishin ikur në një parti natën vonë.[11] Pasi ndihmoi skuadrën e tij që të triumfonte kundër Portos nga gjuajtjet e penalltive për të arritur çerek-finalet për herë të parë në histori,[12] Rakitić humbi të dyja ndeshjet kundër Çelsit për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi në stërvitje. Ai qëndroi jashtë fushave për një muaj[13] me Schalken që u eleminua nga kompeticioni pa të. Menjëherë pas rikthimit nga dëmtimi, Rakitić zbuloi formën e tij më të mirë duke shënuar një gol dhe duke asistuar dy të tjerë në fitoren vendimtare 3–0 kundër Bochum,[14] me Schalken që siguroi vendin e tretë në renditje duke prerë edhe një biletë për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Ai vazhdoi me formën e tij të mirë edhe në ndeshjen e ardhshme kundër Eintracht Frankfurt, duke asistuar golin e Mladen Krstajić që ishte i vetmi i ndeshjes për t'i dhënë Schalkes një pozicion komod. Gjithsej, ai e mbylli sezonin e tij të parë në Bundesligë me tre gola dhe dhjetë asiste në 29 paraqitje.[15]

Sezoni i ardhshëm filloi mirë për të pasi ai luajti në fitoren e Schalkes 3–0 kundër Hannover 96, duke asistuar dy herë në ndeshjen hapëse.[16]

Sevilja

Sezoni 2010–11

Më 28 janar 2011, Rakitić firmosi një kontratë katër vjeçare e gjysëm me klubin spanjoll Sevilja për 2.5 milion .[17] Pas mbërritjes së tij, Rakitić menjëherë u vendos një formacionin titullar të skuadrës, duke debutuar për klubin më 6 shkurt 2011 kundër Málagës. Në ndeshjen e ardhshme kundër Racing de Santander ai shënoi një autogol, por arriti të kthehej në rrugën e duhur dhë të shënonte në ndeshjen kundër Hércules CF në raundin tjetër. Për shkak të një frakture në këmbe, Rakitić humbi katër ndeshjet e fundit të La Ligas.[18] Ai shënoi pesë gola në gjysmën e dytë të sezonit të tij të parë me Seviljen, duke qënë titullar në të 13 ndeshjet që zhvilloi përpara se të dëmtohej.

Sezoni 2011–12

Gjatë sezonit sezonit 2011–12, ai vazhdoi të ishte titullar i rregullt i skuadrës dhe një nga lojtarët më vendimtar të Seviljes. Për shkak të ndryshimeve manaxheriale dhe taktikave të reja të vendosura nga trajneri i ri Marcelino, i cili më vonë u zëvendësua nga Míchel, atij ju dha një rol i ri në fushë ndryshe nga ai i sezonit të kaluar, ku ai përdorej si mesfushor sulmues nën drejtimin e trajnerit Gregorio Manzano. Gjatë rrjedhës së sezonit ai u vendos kryesisht si një mesfushor mbrojtës. Deri në fund të sezonit ai zhvilloi gjithsej 39 paraqitje, duke dhuruar gjashtë asiste, dhe duke shënuar një gol në Kupën e Spanjës. Kjo gjë do të thoshte se ai e kishte mbyllur sezonin në La Liga pa shënuar një gol të vetëm.

Sezoni 2012–13

Rakitić e nisi sezonin 2012–13 duke dhuruar një asist në ndeshjen hapëse kundër Getafes. Më 12 shtator, ai dhuroi një asist për gjermanin Piotr Trochowski në fitoren 1–0 në shtëpi kundër Real Madridit. Ai shënoi golin e parë të sezonit në ndeshjen e javës së pestë kundër Deportivo de La Coruña. Rakitić shënoi dy gola brënda 20 minutash në derbin e Seviljes kundër rivalëve të qytetit Real Betis.[19] Këto ishin golat e tij të parë në derbi, me Seviljen që festoi fitoren 5–1. Gjatë ndeshjes kundër Real Sociedadit, Rakitić shënoi edhe dy gola të tjerë, megjithatë, goli i dytë ishte autogol në portën e tij duke i hequr mundësinë skuadrës për të fituar pasi ndeshja u mbyll 1–1.[20] Deri në fund të sezonit, ai zhvilloi gjithsej 42 paraqitje, duke shënuar gjithashtu edhe dymbëdhjetë gola, ku tre prej tyre ishin në kupë. Ai e mbylli sezonin me dhjetë asiste në ligë. Statistikat tregonin se Rakitić kishte krijuar gjithsej 100 mundësi për gol dhe ishte renditur i katëri në Evropë në numrin e rasteve të krijuara.[21]

Sezoni 2013–14

Rakitić duke luajtur për Seviljen në sezonin 2013–14, ku u bë edhe kapiteni i skuadrës.

Në fillim të sezonit 2013–14, trajneri Unai Emery e emëroi Rakitićin si kapitenin e ri të skuadrës.[22] Që nga fillimi i sezonit ai ishte një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës në kampionat, duke shënuar golin e parë dhe asistuar të dytin në humbjen 3–2 kundër klubit të tij të ardhshëm Barcelonës më 14 shtator.[23] Në ndeshjet e fundit të muajit shtator ai shënoi dy gola në fitoren 4–1 kundër Rayo Vallecanos dhe assistoi golin e vetëm në barazimin 1–1 kundër Real Sociedadit. Në tre ndeshjet e fundit të muajit tetor, Rakitić shënoi një gol në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Freiburgut, një tjetër në fitoren 2–1 kundër Almerías dhe dy gola të tjerë në humbjen 3–7 kundër Real Madridit.[24] Në ndeshjen e tretë dhe të katërt të nëntorit ai kontriboi me një assist në fitoren 1–3 jashtë fushe kundër Espanyolit, dhe dy të tjerë në suksesin 4–0 kundër Betisit. Në ndeshjen e fundit të dhjetorit, dhe pjesës së parë të sezonit, ai assistoi në fitoren 1–2 jashtë fushe kundër Villarealit, duke ndihmuar Seviljen të renditet në dhjetë pozicionet e para, gjithashtu duke tërhequr vëmëndjen e klubeve ndërkombëtare.[25][26] Në ndeshjen e parë për vitin 2014, ai shënoi në fitoren 3–0 kundër Getafes. Gjatë muajit të parë të vitit të ri ai shënoi edhe dy gola të tjerë në ligë, kundër Atlético Madridit[27] dhe Levantes, gjithashtu duke humbur edhe një penallti në ndeshjen e dytë.[28] Këto performanca i dhanë çmimin La Liga Lojtari i Muajit.[29]

Forma e tij pozitive gjatë sezonit u karakterizua nga një varg asistimesh dhe golash nga shkurti në maj, përfshirë dy asistat në barazimin 2–2 si vizitor kundër NK Maribor në Ligën e Evropës, asistimi në fitoren 2–1 kundër Real Madridit dhe goli në fitoren 4–1 në shtëpi kundër Portos. Ai assistoi në ndeshjen e parë gjysëm-finale të Ligës së Evropës kundër Valencias, duke kontribuar në fitoren 2–0, që i dhuroi kualifikimin Seviljes në finale me rezultatin e përgjithshëm 3–3. Në finale, ai u shpall lojtari i ndeshjes me Seviljen që mposhti Benficën 4–2 nga gjuajtjet e penalltive në Juventus Stadium, në TorinoItalisë.[30] Ai ishte kapiteni i parë që udhëhiqte skuadrën drejt një triumfi në Ligën e Europës dhe kapteni i parë që shpallej lojtari i ndeshjes.[31] Rakitić u emërua në skuadën e sezonit të kompeticionit,[32] si dhe u zgjodh në formacionin e sezonit në La Liga nga Shoqata e Ligës Kombëtare Spanjolle.[33][34] Ai e mbylli sezonin me 15 gola dhe 17 assista.[35] Në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve, Rakitić fitoi çmimin "Fair Play" dhe u emërua për çmimin e mesfushorit më të mirë, që u fitua nga Andrés Iniesta.[36]

Barcelona

Më 16 qershor 2014, FC Barcelona firmosi me Rakitićin një kontratë pesë vjeçare që do të hynte në fuqi nga 1 korriku.[37][38] Pas mbërritjes, atij ju dha numri 4. Ai bëri debutimin e tij me skuadrën në ndeshjen parasezonale kundër OGC Nice, e luajtur më 2 gusht, ku ai hyri si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të mesfushorit Sergi Roberto.[39] Gjatë ndeshjes para-sezonale kundër HJK Helsinki, Rakitić dhuroi asistet e parë për ekipin, duke asistuar dy golanë fitoren 6–0.[40] Debutimi i tij zyrtar me Barcelonën erdhi më 24 gusht, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të La Ligas kundër Elches. Pak përpara mbylljes së pjesës së parë, Rakitić dhuroi një top të gjatë te Munir El Haddadi, i cili e kontrolloi mirë dhe më pas shënoi.[41]

Rakitić shënoi golin e parë me klubin më 21 shtator 2014 me një goditje nga jashtë zone në suksesin 4–0 kundër Levantes.[42] Në ndeshjen e rradhës kundër Granadës, Rakitić shënoi me kokë pas krosimit të Messit për golin e dytë të sezonit, me Barcelonën që fitoi me rezultatin 6–0.[43]

Më 18 mars 2015, Rakitić shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampioneve në fitoren 1–0 kundër kampionëve anglez të Manchester Cityt në ndeshjen e kthimit të raundit të 16tave në Camp Nou.[44] Më 6 qershor 2015, Rakitić shënoi golin e parë në suksesin 3–1 kundër kampionëve anglez të Juventusit në finalen e Ligës së Kampioneve.[45]

Karriera ndërkombëtare

Rakitić me Kroacinë, në vitin 2013.

Eksperienca e parë e tij në nivel ndërkombëtarë erdhi në nivelet e të rinjëve, ku ai luajti me Zvicrën nën-17, -19 dhe -21, por më vonë vendosi që të pranonte thirrjen nga Slaven Bilić dhe të luante me kombëtaren e parë të Kroacisë.[46] Ai bëri debutimin e tij të plotë ndërkombëtar me Kroacinë më 8 shtator 2007 në ndeshjen kualifikuese të Euro 2008 kundër EstonisëZagreb, duke u vlerësuar shumë nga tifozët kur hyri në fushë si zëvëndësues. Në ndeshjen e rradhës kualifikuese, një fitore 6–0 jashtë fushe kundër Andorrës më 12 shtator 2007, ai shënoi golin e parë për Kroacinë në paraqitjen e tij të dytë me të. Ai e përfundoi vitin e parë me pesë paraqitje në skuadrën e parë, ku katër prej tyre ishin në fushatën kualifikuese të suksesshme të Euro 2008.[47]

Euro 2008

Herët në maj 2008, Rakitić ju bashkua skuadrës së Kroacisë për finalet e Euro 2008 në Austri dhe Zvicër, ku ai ishte lojtari i dytë më i ri.[48] Ai zhvilloi paraqitjen e parë në turnament si titullar kundër Gjermanisë, duke bërë një gjuajtje të fuqishme që u ndal në shtyllë duke i lejuar shokut të skuadrës Ivica Olić të shënonte golin e fitores 2–1. Ai krijoi një treshe të shquar në mesfushën kroate sëbashku me Luka Modrić dhe Niko Kranjčar. Edhe pse luajti ndeshje të fortë në ndeshjen çerek-finale kundër Turisë, ai ishte një nga tre lojtarët që humbën penalltinë në gjuajtjet e penalltive, duke udhëhequr Turqinë drejt fitores.[49]

Rakitić vazhdoi të paraqitej rregullisht me kombëtaren në fushatën e tyre të pasuksesshme në kualifikueset e Kupës së Botës 2010, duke zhvilluar dhjetë paraqitje dhe duke shënuar tre gola. Më 15 tetor 2008, ai shënoi një dygolësh në fitoren 4–0 në shtëpi kundër Andorrës. Më 5 shtator 2009, ai shënoi golin e fitores në suksesin minimal 1–0 kundër Bjellorusisë. Kroacia dështoi të kualifikohej për në finalet e turnamentit pasi e mbylli grupin në vendin e tretë.[50]

Euro 2012

Pasi u paraqit në të gjitha ndeshjet kualifikuese të Euro 2012, ai ishte pjesë e skuadrës së Kroacisë për finalet e Euro 2008 në Poloni dhe Ukrainë. Kroacia ishte shortuar në Grupin D sëbashku me Spanjën, Italinë dhe Irlandën. Rakitić luajti si titullar në të tre ndeshjet e Kroacisë në fazën e grupeve kundër Irlandës, Italisë dhe Spanjën. Pas dy ndeshjeve të para, Kroacia kishte katër pikë dhe duhej të përballeshe me mbajtësit e trofeut Spanjën në Gdansk. Me ndeshjen që ishte ende në barazim pa gola pasi kishte kaluar një orë lojë, Rakitić humbi një pas të pastër kundër portierit Iker Casillas që priti gjuajtjen e tij me kokë bënda zonës së penalltisë pas pasimit gjenial të Luka Modrićit. Kjo humbje rezultoi fatale, pasi Jesus Navas shënoi golin e fitores në minutën e 88të duke eleminuar Kroacinë nga grupi. Pavarësisht se humbi rastin më të rëndësishëm të ndeshjes, Rakitić ishte lojtari më aktiv i skuadrës me 53 prekje të topit dhe krosuesi më i shpeshtë me gjashtë krosime dhe gjuajtësi më i mirë me dy.

Kupa e Botës 2014

Rakitić duke luajtur me shokun e tij të ardhshëm të skuadrës Neymar, në ndeshjen hapëse midis Kroacisë dhe Brazilit.

Në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2014, më 12 tetor 2012, ai shënoi një gol me goditje dënimi kundër Maqedonisë në Philip II Arena, duke i siguruar Kroacisë një fitore 2–1. Në fund, pas play-off'it, skuadra u kualifikua për në Kupën e Botës 2014. Ata hyrë në Grupin A sëbashku me Brazilin, Meksikën dhe Kamerunin. Kroacia luajti ndeshjen e parë të grupit kundër vendit organizator Brazilit, ku ata humbën me rezultatin 3–1.[51] Në ndeshjen e dytë Kroacia mposhti 0–4 Kamerunin,[52] por nuk e kaloi dot grupin pasi u mposht në ndeshjen e tretë nga Meksika me rezultatin 3–1, me Rakitićin që dhuroi assistin e golit të vetëm të Kroacisë.[53]

Golat me kombëtaren

Jeta personale

Rakitić u martua me Raquel Maurin në prill 2013 në Sevilje të Spanjës, pasi kishin dy vite të lidhur.[55] Në korrik 2013, lindi vajza e tyre Althea.[56]

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 6 qershor 2015[57]

KlubiLigaSezoniLigaKupa[nb 1]EvropaTjetërGjithsej
NdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
BaselSuper Liga2005–0610101030
2006–07331150504311
Gjithsej341160604611
Schalke 04Bundesliga2007–08293317030424
2008–092314171343
2009–1029740337
2010–111614150262
Gjithsej97121531914013516
SeviljaLa Liga2010–111361020166
2011–123603100391
2012–13349834212
2013–143412001835215
Gjithsej1172712420314934
BarcelonaLa Liga2014–1532571122518
Gjithsej32571122518
Gjithsej karriera280554085764038169

Kombëtarja

Redaktuar më 28 mars 2015[47]
Kombëtarja kroate
VitiNdshGola
200751
2008114
200982
201081
201160
2012101
2013110
2014100
201510
Gjithsej709

Trofe

Klube

Basel[58]
  • Kupa Zvicerane: 2006–07
Sevilja[58]
Barcelona

Individual

Referime

Lidhje të jashtme