Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore

Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore[1] (ASEAN /ˈɑːsi.ɑːn/[2],   /ˈɑːzi.ɑːn/)[3][4] është një organizatë politike dhe ekonomike e dhjetë shteteve të Azisë Juglindore. Shoqata u formua më 8 gusht 1967 nga Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori, dhe Tailanda.[5] Që atëherë, anëtarësia u zgjerua nga Brunei, Kamboxhia, Laosi, Myanmar (Burma), dhe Vietnam. Kjo organizatë synon të përshpejtojë rritjen ekonomike, përparimin shoqëror, dhe evolucioni socio-kulturor në mesin e anëtarëve të saj, mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal, dhe mundësi për vendet anëtare që të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore.[6][7]

Flamujt e anëtarëve të ASEAN në Xhakarta

ASEAN mbulon një sipërfaqe tokësore prej 4.4 milion kilometra katrorë, 3% e sipërfaqestokësore të Tokës. Territori ujor i ASEAN mbulon një sipërfaqe rreth tre herë më e madhe se ajo tokësore. Vendet anëtare kanë një popullsi të kombinuar prej rreth 625 milion njerëz, 8.8% e popullsisë të botës. Në vitin 2015, GDP-ja nominale e kombinuar e organizatës ishte rritur në më shumë se $2.6 trilion dollarë amerikan. Nëse ASEAN do të ishte një entitet i vetëm, do të renditej si ekonomia e shtatë më e madhe në botë, pas SHBA-së, Kinës, Japonisë, Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.[8]

Qëllimi

Siç përcaktohet në Deklaratën e ASEAN, synimet dhe qëllimet e ASEAN janë:[9]

  • Të përshpejtojë rritjen ekonomike, përparimin shoqëror, dhe zhvillimin kulturor në rajon.
  • Të nxisë paqen dhe stabilitetin rajonal.
  • Të nxisë bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke për çështje me interes të përbashkët.
  • Për të siguruar ndihmë për njëri-tjetrin në formën e trajnimeve dhe hulumtimeve.
  • Të bashkëpunojnë për shfrytëzimin më të mirë të bujqësisë dhe industrisë për të rritur standardet e jetesës së njerëzve.
  • Të nxisë studime të Azisë Juglindore.
  • Të mbajë një bashkëpunim të afërt dhe të dobishëm me organizatat ndërkombëtare ekzistuese që janë me synime dhe qëllime të ngjashme[10]

Historia

Themelimi

Zgjerimi dhe integrimi i mëtejshëm

Ekonomia

Referime

Lidhje të jashtme

Organizata
Samiti ASEAN
Webfaqe në lidhje me ASEAN