Tiramisu me djathë maskarpone
Nevojiten
- 12 biskota çaji
- 500-600 g djathë maskarpone
- 1 ½ filxhan krem qumështi
- 1-2 të verdha veze
- 1 filxhan kafe filtri me aromë çokollate
- 4 lugë liker Amareto
- ½ filxhan sheqer pudër
- 1 filxhan çokollatë
- 2 lugë kakao.
Hidhni kafenë e përgatitur në një tas dhe shtoni ½ e sasisë së Amaretos. Zhytni në të biskotat e çajit dhe në vazhdim renditini nëpër tasa. Rrihni në mikser të verdhat e vezëve me sheqerin pudër, derisa të dalë një masë si shkumë. Shtoni djathin maskarpone dhe sasinë e mbetur të likerit Amareto. Rrihni në mikser kremën e qumështit derisa të mpikset fort dhe shtojeni në masën me maskarpone. Përzieni mirë. Shtroni krem mbi biskotat e çajit, spërkatni me çokollatë dhe mbuloni sërish me krem. Lërini tasat në frigorifer për rreth 2 orë dhe në vazhdim pudrosini nga lart me kakao.
🔥 Top keywords: Faqja kryesoreSpeciale:KërkoVeshjet popullore shqiptareKëshilli i EvropësNdryshimet klimatikeVideosexNënë TerezaSkënderbeuAlfabeti shqipNdajfoljaYlliSistemi diellorDielliTokaKosovaIsmail KadareShqipëriaDita e TokësNaim FrashëriTiranaBifurkacioni i lumit të NerodimësLufta e Dytë BotëroreVolejbolliLista e lumenjve në KosovëFutbolliBifurkacioniMamuthiPashallëku i ShkodrësPashallëqet shqiptareLidhja e PrizrenitBashkimi EvropianPashallëku i JaninësLumi i NerodimësEmrat e bukur të AllahutMbrojtja e mjedisitBasketbolliDita Botërore e LibritMamuthi leshatorFolja