19 Nëntor

data

19 nëntori është dita e 323-të e kalendarit gregorian (dita e 324-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit mbeten edhe 42 ditë.

Muajt
JanariKorriku
ShkurtiGushti
MarsiShtatori
PrilliTetori
MajiNëntori
QershoriDhjetori
Ditët historike
Tetori · Nëntori · Dhjetori
01020304050607
08091011121314
15161718192021
22232425262728
2930


Ngjarje

  • 1946 - Afganistani, Islanda dhe Suedia i bashkohen Kombeve të Bashkuara.
  • 1969 - Programi Apollo: Astronautët e Apollo 12, Charles Conrad dhe Alan Bean zbritën në pjesën e quajtur Oceanus Procellarum në Hënë dhe u bënë njeriu i tretë dhe i katërt që kanë ecur mbi të.
  • 1969 - Pelé shënon golin e tij të 1000-të në ndeshjen mes ekipeve Santos dhe Vasco. Pelé luante për ekipin Santos ku ndeshja përfundoi në favor të ekipit të tij me rezultatin 2:1.
  • 1970 - U tërhoq nga tregu IBM 1620.
  • 1985 - Lufta e Ftohtë: Në Gjenevë takohen për herë të parë presidenti amerikan Ronald Reagan dhe presidenti i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev.
  • 1997 - Në Des Moines, Iowa, Bobbi McCaughey lind septupletë në rastin e dytë të njohur ku që të shtatë bebet kanë lindur të gjalla. Këto janë bebet e para të cilat kan mbijetuar edhe më tej, që të shtatë bebet e gjalla gjer në vitin 2007.
  • 1998 - Skandali Lewinsky: Filluan thirrjet e dëshmive kundër presidentit amerikan Bill Clinton në lidhje me skandalin Lewinsky.
  • 1999 - Shenzhou 1: Kina lëshon anijen e parë kozmike Anija kozmike Shenzhou.
  • 2005 - U nda Çmimi i nderit për Presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën nga qyteti i Nju Jorkut, SHBA.

Lindje

Vdekje

Festa dhe përvjetore