3 Shtator

data

3 Shtatori është dita e 246-të e kalendarit gregorian (dita e 247-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 119 ditë.


Muajt
JanariKorriku
ShkurtiGushti
MarsiShtatori
PrilliTetori
MajiNëntori
QershoriDhjetori
Ditët historike
Gusht · Shtator · Tetor
01020304050607
08091011121314
15161718192021
22232425262728
2930


Ngjarje

  • 301 - Pavarësia e San Marinos
  • 590 - St. Gregory I u zgjodh Papë.
  • 1783 – Marrëveshja e Parisit, e nënshkruar ndërmjet Britanisë në njërën anë, Francës, Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në anën tjetër, i dha fund revolucionit amerikan.
  • 1892 - Ekipi futbollistik anglez Nottingham Forest zhvilloi ndeshjen e parë të tyre në ligë që ishte kundër ekipit Everton FC e që përfundoi me regultatin 2-2.
  • 1914 - Princ Vidi u largua nga Shqipëria, pas 6 muajve si monark i Shqipërisë.
  • 1933 - Yevgeniy Abalakov ngjitet në pikën më të lartë të Bashkimit Sovjetik - Communism Peak që ka lartësi 7495 m.
  • 1939 - Lufta e Dytë Botërore: Franca, Britania e Madhe , Zelanda e Re i Australia i shpallin luftë Gjermanisë.
  • 1967 - U ndërruan në Suedi anët e trafikut rrugor nga lëvizja në të Majtë të rrugës në lëvizjen në të djathtë të rrugës.
  • 1976 - Programi Viking: Fluturakja “U.S. Viking 2” aterron në sipërfaqen e Marsit, ku analizon sipërfaqen dhe klimën, duke dërguar në Tokë fotot e para nga ky planet.
  • 1984 – Së paku 1.300 persona vdesin dhe qindra të tjerë lëndohen pasi tajfuni godet pjesën jugore të Filipineve.
  • 1995 - U themelua kompania virtuale eBay.
  • 1998 – Aeroplani i kompanisë “Swissair”, që fluturonte në relacionin New York-Geneva, bie në brigjet e Nova Scotia.

Lindje

Vdekje

Festa dhe përvjetore