Borussia Dortmund

Ballspielverein Borussia 09 e.V. Dortmund, njohur zakonisht si Borussia Dortmund ([boˈʁʊsi̯a ˈdɔʁtmʊnt], Dortmund, ose BVB, është një klub futbollistik gjerman me seli në Dortmund, North Rhine-Westphalia. Klubi është pjesë e një shoqate antarsimi sportive me më shumë se 115,000 antarë,[1] duke e bërë BVB-në shoqatën e sportive të antarsimit të tretë më të madhe në Gjermani. Dortmund luan në Bundesligë, liga elitare e futbollit gjerman. Dortmundi është një nga klubet më të suksesshme në historinë e futbollit gjerman.[2][3]

Borussia Dortmund
Pseudonimi(et)Die Borussen

Die Schwarzgelben (Verdhezinjtë)

Der BVB
Themeluar19 dhjetor 1909
StadiumiSignal Iduna Park
Kapaciteti81,264 vende
PronariGjermania Reinhard Rauball
TrajneriZvicra Lucien Favre
LigaBundesliga
2021/223
Faqja zyrtare[[1] Faqja zyrtare e klubit]
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Borussia Dortmund u themelua në vitin 1909 nga shtatëmbëdhjetë lojtarë nga Dortmundi. Klubi ka fituar tetë kampionate gjerman, tre DFB-Pokal, pesë DFL-Superkupa, një Ligë Kampionesh, një Kupë UEFA të Fituesve të Kupës dhe një Kupë Ndërkontinentale. Fitorja e tyre në Kupën e Fituesve të Kupës në vitin 1966 i bëri klubin e parë gjerman që fiton një titull europian.

Historia

1909–1949: Themelimi dhe vitet e hershme

Dortmundi u themelua më 19 dhjetor 1909 nga një grup të rinjsh të pakënaqur me Trinity Youth të sponsorizuar nga Kisha Katolike, ku ata luanin futboll nën syrin e ashpër dhe jo simpatik të priftit lokal. Prifti, at Dewald u bllokua te dera kur u përpoq të prishte mbledhjen organizative që po zhvillohej në një dhomë të pubit lokal, Zum Wildschütz. Themeluesit ishin Franz dhe Paul Braun, Henry Cleve, Hans Debest, Paul Dziendzielle, Franz, Julius dhe Wilhelm Jacobi, Hans Kahn, Gustav Müller, Franz Risse, Fritz Schulte, Hans Siebold, August Tönnesmann, Heinrich and Robert Unger, Fritz Weber dhe Franz Wendt. Emri Borussia është Latinisht për Prusia, por u mor nga birra Borussia nga birraria e afërt Borussia në Dortmund.[4]

1950–1961: Trofetë e parë kombëtarë

1962–1989: Debutimi në Bundesligë

1990–1999: Epoka e artë

2000–2008: Shekulli ri dhe Borussia "bëhet publike"

Në tetor 2000, Borussia Dortmund u bë klubi i parë – dhe deri më tani i vetmi – i tregtuar publikisht në bursën gjermane.[5]

Në sezonin 2001–02, Dortmundi u shpall kampion i Bundesligës për të tretën herë në histori. Ata patën një ecuri të jashtëzakonshme në fundin e sezonit, duke parakaluar Bayer Leverkusenin në javën e fundit të kampionatit. Trajneri Matthias Sammer u bë njeriu i parë në historinë e klubit që e fiton titullin si lojtar dhe trajner.[6] Në të njëjtin sezon, ata u mposhtën në finalen e Kupës UEFA nga ekipi holandez Feyenoord.

2009–vazhdon: Rikthimi në maja, epoka e Klopp

Në sezonin 2009–10 Dortmundi i Klopp arriti një vend të 5të në kampionat, duke u rikthyer në Ligën e Evropës. Ata humbën mundësinë të kualifikoheshin në Ligën e Kampioneve pasi nuk fituan në dy ndeshjet e fundit ndaj VfL Wolfsburg (vendi i 8të) dhe SC Freiburg (vendi i 14të). Në sezonin e ri ekipi përbëhej nga lojtarë të rinjë dhe të talentuar. Më 4 dhjetor 2010, Dortmund u bë Herbstmeister (Kampion Dimri), një arritje jozyrtare për ekipin që kryeson kampionatin para nisjes së pushimeve dimërore. Ata e arritën këtë gjë tre ndeshje para, duke barazuar rekordin e Eintracht Frankfurt (1993–94) dhe 1. FC Kaiserslautern (1997–98).[7]

Sukseset

Meshkujt

Kampionatet kombëtare

Ekipi i futbollit të meshkujve është reparti më i suksesshëm i Borussia Dortmund i cili ka fituar 8 tituj të kampionit gjerman. Në tabelen e perhershme të Bundesliges në fund të sezonit 2016/17 pas 50 viteve në Bundesligë, zë vendin e katërt me 2675 pikë. Borussia Dortmund ishte ekipi i parë i cili pas fitores së kampionatit në vitin 1957 është nderuar si "Ekipi i vitit". Gjithashtu edhe ne vitet 1995 dhe 2011 pas fitores së titullit të është nderuar "Ekipi i vitit".

Kampion Gjerman (8): 1956, 1957, 1963, 1995, 1996, 2002, 2011, 2012

Nënkampion Gjerman (7): 1949, 1961, 1966, 1992, 2013, 2014, 2016

Kampionatet ndërkombëtare

Borussia Dortmund ka fituar "Europapokal der Pokalsieger 1965/66" si ekipi i parë gjerman i cili ka fituar një Europapokal. Pas fitores së "Champions League 1997" dhe "Weltpokal 1997", Borussia Dortmund është përzgjedhur si Ekipi Botëror i vitit 1997 nga Association Internationale de la Presse Sportive (AIPS).

Kupat

Borussia Dortmund e ka fituar DFB-Pokal 4 herë dhe ka qenë 9 herë në Finale. Në vitin 2012 janë fituar për herë të parë Kupa dhe Kampionati në një sezonë. Borussia Dortmund është gjithashtu ka fituar edhe Superkupen 5 herë dhe ka qenë 9 herë pjesëmarres në ketë garë.

Lojtarët

Skuadra aktuale

Redaktuar më 18 shkurt 2020[8]
Nr.KombësiaPoz.Lojtari
1 PtRoman Bürki
2 MbDan-Axel Zagadou
5 MbAchraf Hakimi (në huazim nga Real Madrid)
6 MfThomas Delaney
7 MfJadon Sancho
8 MfMahmoud Dahoud
10 MfMario Götze
11 SmMarco Reus (kapiten)
13 MbRaphaël Guerreiro
14 MbNico Schulz
15 MbMats Hummels
16 MbManuel Akanji
17 SmErling Braut Håland
Nr.KombësiaPoz.Lojtari
18 MbLeonardo Balerdi
19 MfJulian Brandt
22 MbMateu Morey
23 MfThorgan Hazard
25 PtLuca Unbehaun
26 MbŁukasz Piszczek
27 MfEmre Can (në huazim nga Juventus)
28 MfAxel Witsel
29 MbMarcel Schmelzer
32 MfGiovanni Reyna
35 PtMarwin Hitz
37 MfTobias Raschl
40 PtEric Oelschlägel

Trajnerët

Trajneri Ottmar Hitzfeld udhëhoqi Dortmundin deri ne finalen e UEFA Champions League
FillimiFundiTrajneri
1 korrik 1935korrik 1935Ernst Kuzorra
193530 qershor 1936Fritz Thelen
1 qershor 19361938Ferdl Swatosch
1 korrik 196330 qershor 1965Hermann Eppenhoff
1 korrik 196530 qershor 1966Willi Multhaup
1 korrik 196610 prill 1968Heinz Murach
18 prill 196816 dhjetor 1968Oßwald Pfau
7 Djetor 196817 mars 1969Helmut Schneider
21 mars 196930 qershor 1970Hermann Lindemann
1 korrik 197021 Djetor 1971Horst Witzler
3 janar 197230 qershor 1972Herbert Burdenski
1 korrik 197230 tetor 1972Detlev Brüggemann
1 Nentor 19721 mars 1973Max Michallek
2 mars 197330 dhjetor 1973Dieter Kurrat
1 korrik 197330 dhjetor 1974Janos Bedl
1 korrik 19741 shkurt 1976Otto Knefler
1 shkurt 197618 qershor 1976Horst Buhtz
18 qershor 197630 prill 1978Otto Rehhagel
21 maj 197829 prill 1979Carl-Heinz Rühl
30 prill 197930 qershor 1979Uli Maslo
1 korrik 197910 maj 1981Udo Lattek
11 maj 198130 qershor 1981Rolf Bock
1 korrik 198130 qershor 1982Branko Zebec
1 korrik 19825 prill 1983Karl-Heinz Feldkamp
6 prill 198330 qershor 1983Helmut Witte
1 korrik 198323 tetor 1983Uli Maslo
31 tetor15 Nentor 1983Heinz-Dieter Tippenhauer
16 Nentor 198330 qershor 1984Horst Franz
1 korrik 198424 tetor 1984Friedhelm Konietzka
28 tetor 198430 qershor 1985Erich Ribbeck
1 korrik 198520 prill 1986Pál Csernai
20 prill 198626 qershor 1988Reinhard Saftig
27 qershor 198830 qershor 1991Horst Köppel
1 korrik 199130 qershor 1997Ottmar Hitzfeld
1 korrik 199730 qershor 1998Nevio Scala
1 korrik 19984 shkurt 2000Michael Skibbe
5 shkurt 200012 prill 2000Bernd Krauss
16 prill 200030 qershor 2000Udo Lattek
1 korrik 200030 qershor 2004Matthias Sammer
1 korrik 200418 dhjetor 2006Bert van Marwijk
19 Dhejtor 200612 mars 2007Jürgen Röber
12 mars 200719 maj 2008Thomas Doll
1 korrik 20081 korrik 2015Jürgen Klopp
1 korrik 20151 korrik 2017Thomas Tuchel
1 korrik 2017Peter Bosz

Referime