Kampionati Botëror i Futbollit

(Përcjellë nga FIFA Kupa e Botës)

Kampionati Botëror i Futbollit (orig: FIFA-Worldcup/sq: FIFA-Kupa Botërore mbahet nga Fifa nga viti 1930 qe u mbajt ne Uruguay dhe ata u shpallen kampione, ne vitin 1934 u mbajt ne Itali dhe ata u shpallen kampione, ne vitin 1938 u mbajt ne Francë ku aty fitoi përseri Italia.Ne vitin 1950 u mbajt kampionati i vazhdimesise,sepse ne vitin 1942 dhe 1946 u anuluan per shkak luftës se dytë botrore.ne vitin 1950 u mbajt ne Brazil dhe kampion u shpall Uruguaj,ne vitin 1954 u mbajt ne Zvicër dhe kampion u shpall Gjermania Perendimore,ne vitin 1958 u mbajt ne Suedi ku fitues ishte Brazili, ne vitin 1962 u mbajt ne Kili ku fitues perseri ishte Brazili,kurse ne vitin 1966 u mbajt ne vendin e lindjes se futbollit ne Angli ku fitues ishte vete Anglia,ne vitin 1970 u mbajt ne Meksike ku fitues per te treten herë u shpall Brazili, ne vitin 1974 u mbajt ne Gjermaninë Perendimore ku fituan pikerisht ata per herë te dytë,ne vitin 1978 u mbajt ne Argjentinë ku pikerisht ata fituan me nje ekip perfekt ne krye Mario Kempes,ndonese ne kete kampionat nuk mori pjese "holandezi fluturues" Johan Krojf,ne vitin 1982 u mbajt ne Spanje ku fitoi për herë te tretë Italia,kurse ne vitin 1986 u mbajt perseri ne Meksikë ku fitoi perseri Argjentina,ne vitin 1990 u mbajt perseri ne Itali ku Gjermania Perndimore fitoi titullin e tretë, ne vitin 1994 u mbajt ne SHBA ku kampion per te katerten herë u shpall Brazili,ne vitin 1998 u mbajt ne Francë ku ajo fitoi edhe titullin kampion per herë te parë,nevitin 2002 u mbajt ne Kore te Jugut dhe Japoni ku fitues per te pesten herë u shpall Brazili,ne vitin 2006 u mbajt ne Gjermani,ku fitues ishte Italia per te treten here, ne vitin 2010 u mbajt ne Afrikë te Jugut ku kampion u shpall Spanja, ne vitin 2014 u mbajt ne Brazil ku fitues ishte Gjermania ,ne vitin 2018 u mbajt ne Rusi ku fitues u zgjodh nje super ekip i Francës.

Skeda:Fifa world cup org.jpg
Kampionati Botëror i Futbollit 1978

Aktualisht po zhvillohet kampionati i 22 boteror i futbollit ne Katar ( nga 2o nentori deri 18 dhjetor 2022).Deri në vitin 2019, ishin mbajtur 21 Kupa e Botës së FIFA-së. Brazili ka fituar atë më së shumti – 5 herë. Gjermania dhe Italia janë në vendin e dytë me 4 fitore në kampionatin botëror. Pastaj Argjentina, Franca dhe Uruguai me 2 fitore. Ne do t'ju tregojmë për të gjithë kampionët e botës: ku dhe në cilat kushte luajti fituesi, kë mundi në rrugën për në kampionat dhe ç’gjëra interesante ndodhën në secilin turne.[1] 20 lojtarë të tjerë ishin dy herë kampionë (kryesisht brazilianë, si dhe 4 lojtarë nga Italia dhe një nga Argjentina) Vittorio Pozzo është i vetmi trajner, ekipi i të cilit fitoi Kupën e Botës dy herë (në 1934 dhe 1938). Mario Zagallo dhe Franz Beckenbauer fituan kampionatin si lojtar ashtu edhe si trajner (Zagallo - dy herë si lojtar (në 1958 dhe 1962), një herë si trajner (në 1970), Beckenbauer - një herë secili (në vitet 1974 dhe 1990).[2] Rekordi absolut për numrin e titujve të kampionatit i takon zyrtarisht Mario Zagallo-s, i cili doli kampion gjithsej 4 herë (në vitin 1994 si ndihmës trajner).[3]

Rregullat

Për të marrë pjesë në kampionatin botëror, kombëtaret duhet së pari ti nënshtrohen një kualifikimi (shteti organizator dhe kampioni i botërorit paraprak kualifikohen automatikisht). Në kualifikim marrin pjesë të gjitha shtetet, kombëtaret e të cilave janë të pranuara nga FIFA. Ato luajnë kundër njëra tjetrës të organizuar në fillim sipas kontinenteve, shtetet e së cilave janë të ndara në nëngrupe.

Botërori i parë u mbajt në vitin 1930Uruguai. Historia kontemporane e futbollit fillon para 100 vjetësh. E gjitha filloi në 1863 në Angli, ku futbolli amerikan dhe futbolli evropian morën dy rrugë te ndryshme, gjë e cila themeloi Shoqatën e Futbollit ne Angli (Britaninë e Madhe). Te dy llojet e futbollit filluan nga një rrënjë por u zhvilluan ne dy degë të ndryshme. Në kohët e mëparshme quhej tepër natyrale të gjuaje topin me dorë dhe ky veprim nuk kërkonte dhunti. Në te kundërtën, futja e gjithë pjesëve te trupit në përjashtim të duarve, kërkonte përgatitje të veçante fizike dhe talent për shkak te vështirësive teknike te lojës.Më së shumti tituj në Kampionatin Botëror ka Brazil me 5 tituj të fituar ndërsa pas tij vjen Italia me 4 tituj të fituar.


Statistikat

Vendet fituese të Kupës Botërore

Nr.VitiFituesi Vendi i dytëRezultatiVendi organizator
11930 Uruguai Argjentina4:2 Uruguai
21934 Italia Çekosllovakia2:1 Italy
31938 Italia Hungaria4:2 Franca
41950 Uruguai Brazili2:1 Brazili
51954 Gjermania Hungaria3:2 Zvicra
61958 Brazili Suedia5:2 Suedia
71962 Brazili Çekosllovakia3:1 Kili
81966 Anglia Gjermania 4:2 Anglia
91970 Brazili Italia4:1 Meksika
101974 Gjermania Holanda2:1 Gjermania
111978 Argjentina Holanda3:1 Argjentina
121982 Italia Gjermania3:1 Spanja
131986 Argjentina Gjermania 3:2 Meksika
141990 Gjermania Argjentina1:0 Italia
151994 Brazili Italia0:0 P. 3:2 SHBA
161998 Franca Brazili3:0 Franca
172002 Brazili Gjermania2:0 Korea J. & Japonia
182006 Italia Franca1:1 P. 5:3 Gjermania
192010 Spanja Holanda1:0 Afrika e Jugut
202014 Gjermania Argjentina1:0 Brazili
212018 Franca Kroacia4:2 Rusia
222022Stampa:Country data Qatar Katari
232026 SHBA
242030 Uruguaj

Statistikat e vendeve

VendiFitore FinaleGjysëm finaleÇerek finaleTotal Pjesmarrje
Brazili5711?20
Gjermania4813?18
Italia468?18
Argjentina255?16
Uruguai224?12
Franca125?14
Anglia112?14
Spanja112?14

Golashënuesit

VitiGolashënuesi Gola
1930 Guillermo Stabile8
1934 Oldrich Nejedly4
1938 Leônidas da Silva7
1950 Ademir Menezes9
1954 Sandor Kocsis11
1958 Just Fontaine13
1962 Dražan Jerkovic4
1966 Eusebio9
1970 Gerd Müller10
1974 Grzegorz Lato7
1978 Mario Kempes6
1982 Paolo Rossi6
1986 Gary Lineker6
1990 Totò Schillaci6
1994 Hristo Stoitchov6
1998 Davor Shuker6
2002 Ronaldo8
2006 Miroslav Klose5
2010 David Villa5
2014 James Rodríguez6
2018 Harry Kane6

Shiko gjithashtu

Referime