Janari

(Përcjellë nga Janar)

Janari (ose kallnori ose kollozheku) është muaji i parë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë. Emri janar është adaptim nga emri Janus, perëndia Romake e dyerve dhe udhëkalimeve.

Muajt
JanariKorriku
ShkurtiGushti
MarsiShtatori
PrilliTetori
MajiNëntori
QershoriDhjetori
Ditët historike
Dhjetori · Janari · Shkurti
01020304050607
08091011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Janari dhe shkurti kanë qenë dy muajt e fundit që i janë shtuar kalendarit, që prej kohëve kur Romakët e konsideronin dimrin si periudhë pa-muaj. Fillimisht, marsi ishte muaji i parë, por janari e mori këtë pozicion ngaqë në këtë periudhë u zgjidhnin konsujt.

Dita e parë e janarit njihet si Dita e Vitit të Ri dhe festohet në shumicën e vëndeve në botë.

Janari fillon me të njëjtën ditë si tetori, përveç në vitet e brishta, kur fillon me të njëjten ditë si prilli dhe korriku.

Kallnori është fjala e vjetër e përdorur për muajin janar.[1] Për këtë muaj Hilë Gjeçi në fletoren e tij shkruan se populli thotë uj kam.[2]

Burim i të dhënave