Orizi

kokërr drithëri dhe fara e Oryza sativa

Orizi është bimë barishtore një vjeçare fruti i së cilës përdoret si ushqim. Për të parën herë është mbjellë në arat kineze rreth viti 2700 para erës sonë.

Fusha e orizit

Prodhimi dhe tregëtia

Prodhimi i orizit sipas shtetit — 2007
(milion ton)[1]
 Kina187
 India144
 Indonezia57
Pakistani43
Vietnami35
 Tailanda32
Birmania31
 Filipinet16
 Brazili11
 Japonia10
Burimi:
Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës
Kallinjtë e orizit
Ena me oriz, ushqim

Kultivimi i orizit në Shqipëri

Para viteve 1990, kultivimi i orizit zinte mbi 15000 ha tokë, ku zona tradicionale ishin Shkodra dhe Lezha, por masivisht është kultivuar oriz edhe në zona të tjera si, në Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë etj, ku prodhohej 6-9 ton oriz për ha. Për rritjen e rendimentit të tij, në Shkodër u ngrit Instituti i Misrit dhe Orizit (IMO), që hartonte teknologji bashkohore për krijimin e kultivarëve të orizit të përshtatshëm për kushtet klimatiko-tokësore të zonave përkatëse ku kultivohej ajo.

Historia post-komuniste e bujqësisë shqiptare ka dëshmuar një zhvendosje në strukturën e prodhimit drejt një modeli të drejtuar nga kërkesa, me një rënie të bimëve fushore industriale (oriz, pambuk, grurë, duhan) të ekuilibruar nga një rritje në prodhimin e bimëve foragjere.

Por, që nga vitet '90 e deri më tani në Shqipëri nuk kultivohet më bima e orizit, ndërsa nevojat e vendit plotësohen nga importi. Në shkallë vendi konsumi i përgjithshëm vjetor i kalon të 20.000 tonët.

Shih dhe këtë


Referime