Qepa

lloj bime


Qepa (Allium cepa L., nga latinishtja cepa "qepë"), është një perime dhe është lloji më i kultivuar i gjinisë Allium.

Qepa
noform
noform
Qepa
Klasifikimi Shkencor
MbretëriaBimë
NdarjaMagnoliophyta
KlasaLiliopsida
RendiLiliales
FamiljaAmaryllidaceae
GjiniaAllium
LlojiAllium cepa


Ajo është bimë barishtore dyvjeçare ose shumëvjeçare qe i takon familjes Amaryllidaceae që kultivohet prej kohësh nga njeriu.

Përshkrimi

Qepa është kultivuar për të paktën 7000 vjet. Ajo është një bimë dyvjeçare, por rritet zakonisht si një vjeçare. Varietetet e sotme zakonisht rriten në një lartësi prej 15 deri 45 cm. Gjethet janë të gjelbërta dhe rriten të alternuara në xhufkë. Ato janë në formë tubi cilindrik (ndryshe nga llojet e afërta si preshi dhe hudhra) me një anë të sheshtë. Baza e çdo gjetheje është e rrafshët, zakonisht e bardhë që del nga një disk bazë. Nën këtë disk del një tufë fije rrënjësh të shkurtëra që ndodhen nën tokë. Me rritjen e qepës, rezervat e ushqimit fillojnë të grumbullohen në bazën e gjetheve dhe bulbi i qepës fillon e fryhet.

Lulet e qepës

Në vjeshtë, gjethet thahen dhe cipa e jashtme e bulbit bëhet e thatë dhe e brishtë, dhe kjo është koha kur qepa duhet shkulur. Nëse qepa nuk shkulet dhe mbahet në tokë gjatë dimrit, pika e rritjes në mes të bulbit fillon të zhvillohet në pranverë. Gjethet e reja shfaqen dhe një kercell i gjatë, i drejtë, rritet, në majë të të cilit zhvillohet një tufë lulesh. Tufa e luleve ka formën e një çadre sferike me lule të bardha të grumbulluara nga gjashtë në çdo grup. Farat janë të zeza me shkëlqim, prerja tërthore e të cilave është tre këndore.

Përdorimi

Përdorimi historik

Bulbët e qepëve dhe bimët e tjera të së njëjtës familje janë përdorur si ushqim që në antikitet. Në venbanimet e Epokës së Bronzit janë gjetur gjurmë të qepës, të hurmave të arabisë dhe të fiqve. Megjithatë nuk është e qartë në se këto ishin qepë të kultivuara. Dëshmitë arkeologjike dhe letrare si Libri i Numrave 11:5, sugjerojnë se kultivimi mund të ketë filluar rreth 2000 vjet më vonë në Egjipt. Duket se qepët ishin pjesë e dietës së punëtorëve që ndërtuan piramidat. Egjiptianët e lashtë e bënë atë një objekt adhurimi, duke i kombinuar format saj sferike dhe unaza e saj koncentrike në jetën e përjetshme. Përdorimi i qepëve në varrime është demonstruar nga gjurmët e qepës që u gjetën në varrin e Ramesses II. Egjiptianët besonin se me aromën e fortë të qepëve do të dorëzohet fryma e vdekur.

Në Greqinë e lashtë, atletët hanin sasi të mëdha të qepës sepse besohej se ata forconin gjakun. Gladiatorët romak e fërkonin trupin e tyre me qepë për të zhvilluar muskujt. Në Mesjetë qepa ishte si ushqim i rëndësishëm, kështu që ata u përdorën për të paguar qiratë, bile edhe si dhurata. Mjekët e rekomandonin qepën si bimë për të ndihmuar jashtëqitjen, lehtësimin dhimbjeve të kokës, kollës, për të trajtuar helmimin nga gjarpërpërijtë dhe humbjen e flokëve. Qepa u dërgua në Amerike nga Kristofor Kolombi në udhëtimin e tij më 1493 në Haiti. Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, qepët janë përdorur edhe në trajtimin e infertilitetit, jo vetëm tek gratë, por edhe te kafshët shtëpiake.

Përdorimi për gatim

Kultivimi

Qepa ka nevojë për një tokë të pasur dhe me lagështi. Llojet e ndryshme të qepëve kërkojnë kushte të ndryshme klimatike dhe disa orë me diell çdo ditë.

Këshillë : Për të hequr erën e qepëve nga duart tuaja, ju mund ti fshini ato me lëng limoni.

Përbërja kimike

Përbërja mesatare për 100 g

  1. Energji 34 kcal
  2. Ujë 89 %
  3. Karbohidrate 7,1 %
  4. Yndyrë 0,2 %
  5. Proteina 1,3 %
  6. Fibër 2,1 %
  7. Kalcium 25 mg
  8. 10 mg magnez
  9. 170 mg kalium
  10. Hekur 0,3 mg
  11. Vitamin C 7 mg
  12. Vitamin B1 0,06 mg
  13. 0,3 mg Vitamina B3
  14. 0,14 mg Vitamine B6
  15. 0,02 mg Vitamine B9
  16. 0,14 mg Vitamina E

Vetitë kuruese

Qepa e kuqe ndihmon për të parandaluar osteoporozën për shkak të përmbajtjes së lartë të kuercetinës, një antioksidant,aktiviteti i të cilit është i lartë. Kufizimi i infiltrimit të ujit në organizëm dhe parandalimin e infeksioneve të traktit urinar dhe prostatës. Qepa përdoret për trajtimin e inflamacionit të syve dhe traktit respirator.