Tetanosi

Tetanosi është një sëmundje infektive që shkaktohet nga bacili i tetanosit dhe që shkakton spazma muskulore. Në tipin më të zakonshëm, spazmat fillojnë nga nofulla, dhe pastaj përhapen në mënyrë progresive në pjesën tjetër të trupit. Zakonisht spazmat zgjasin disa minuta dhe shfaqen shpesh për tri ose katër javë me radhë.[1] Ato mund të jenë aq të rënda sa të shkaktojnë fraktura të eshtrave.[2] Simptoma tjera mund të jenë: temperatura, djersitja, kokëdhembja, probleme me gëlltitje, tensioni i lartë i gjakut dhe të rrahurat e shpejta të zemrës.[1][2] Simptomat paraqiten zakonisht 3 deri në 21 ditë pas infektimit, dhe mund të duhen muaj të tërë për t'u shëruar. Rreth 10% e të infektuarve vdesin.[1] Kjo sëmundje parandalohet me vaksinim.

Referime