Gennaro Gattuso

futbollist italian

Gennaro Ivan Gattuso, (lindur më 9 janar 1978 në Corigliano Calabro, Itali) është një futbollist profesionist italian i cili është trajnieri i A.C. Milan. Ai kryesisht luan si mesfushor mbrojtës. Gattuso është një lojtar agresiv dhe ndërhyrës dhe në rininë e tij, ai konsiderohej si një ndër mesfushorët mbrojtës më të mirë në botë. Gjatë karrierës së tij me Milanin, ai e ka fituar Ligën e Kampionëve, në sezonet 2002-03 dhe 2006-07, dhe gjithashtu Serinë A në sezonet 2003-04 dhe 2010-11. Partneritetin i tij me Andrea Pirlo luajti një rol të rëndësishëm në Fitoren e Kupës së Botës për Italinë në vitin 2006 dhe suksesit të Milanit në nivelin shtëpiak dhe atë Evropian.

Gennaro Chitteang Gattuso

Gattuso duke luajtur me Milanin në 2008
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGennaro Ivan Gattuso
Datëlindja (1978-01-09) 9 janar 1978 (46 vjeç)
VendlindjaCorigliano Calabro, Itali
Gjatësia1.74 m (5 ft 9 in)
PozicioniMesfushor
Karriera me të rinjtë
1990–1995Perugia
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1995–1997Perugia10(0)
1997–1998Rangers34(3)
1998–1999Salernitana25(0)
1999-2012Milan335(9)
2012–2013Sion27(1)
Gjithsej431(13)
Karriera ndërkombëtare
1995–1996Italia U1814(3)
1997–2000Italia U2121(1)
2000–2010Italia73(1)
Skuadra të menaxhuara
2013Sion (lojtar-trajner)
2013–2014Palermo
2014–2015OFI Crete
2015–2017Pisa
2017Milan Primavera
2017–2019Milan
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera me klube

Karriera e hershme

Gattuso e filloi karrierën e tij me skuadrën umbriajane, Perugia, por në moshën 19 vjeçare u transferua tek skuadra skoceze e Rangers FC.

Walter Smith, i cili e solli Gattuson në Glasgow, u largua nga skuadra në vitin 1998. Pasardhësi i Smithit, Dick Advocaat, nuk e favorizonte Gattuson dhe, pasi që u luajt jashtë pozicionit të tij si mbrojtës krahu në të djathtë, italiani në tetor të vitit 1998 u shit tek skuadra e sapo promovuar në Seria A, Salernitana për 4 milionë £. Pavarësisht shfaqjeve të tija të mira, nuk ishte e mjaftueshme për të mbajtur skuadrën në Serie A.

Milan

Gattuso duke u përplasur me Edgar Davidsin të Juventusit gjatë finales së Ligës së Kampionëve më 28 maj 2003

Gattuso u ble nga AC Milani për 8 milionë . Stili i tij i mundësoi menaxherit të Milanit Carlo Ancelotti të vendos mesfushorin Andrea Pirlo në një pozicion më të avancuar ku Gattuso luante më thellë në mesfushë. Ai shkonte më përpara për ta fituar topin për bashkë-lojtarët e tij sulmues dhe pastaj përsëri kthehej në pozicionin e tij mbrojtës. Stili i tij i lojës karakterizohet me ndërhyrje të ashpra dhe shumë punë – një stili i cili i ka dhënë atij pseudonimin Ringhio (Hungërima). Ai nënshkroi zgjatje të kontratës në qershor të vitit 2003 dhe në tetor të vitit 2004.

Ai e luajti ndeshjen e tij të 300-të për skuadrën në një barazim pa gola në Ligën e Kampionëve kundrejt Lilleit më 26 shtator 2006, dhe ai e vazhdoi kontratën e tanishme të tij me Milanin deri në vitin 2011 më 1 shkurt 2007. Më 23 maj 2007, Gattuso e fitoi Ligën e Kampionëve për të dytën herë në karrierën e tij kur Milani i fitoi Liverpool 2–1 në finale.

Më 27 dhjetor 2007, Gattuso trajnoi me ish skuadrën e tij të Rangersit për të rifituar formën e tij gjatë pushim dimëror në Serie A përderisa bashkëshortja e tij e vizitoi familjen e saj në Skoci gjatë krishtlindjeve. dhjetorin e ardhshëm, Gattuso pëso një shqyerje të ligamentit anterior cruciate herët në fitoren 1-0 kundrejt Catanias. Megjithatë, pavarësisht lëndimit, Gattuso i luajti të gjitha 90 minutat para se të diagnostikohej nga mjekët e skuadrës pas mbarimit të ndeshjes. Ai bëri një operacion për të shëruar lëndimin më 19 dhjetor 2008, në Antwerp. Pritej që të humbasë deri 6 muaj, por arriti që të kthehet në stolin e Milanit më 10 maj në ndeshjen kundrejt Juventusit, një muaj përpara të parashikuarës.

Më 14 dhjetor 2009 u konfirmua që Gattuso do të qëndrojë me AC Milanin deri më 30 qershor 2012, duke i shtuar edhe një vit tjetër kontratës së tij.

Sezoni Serie A 2010-11 me Milanin ishte një nga sezonet më të mirë në karrierën e tij, duke i dhënë fund mos-shënimit të golave për tre vjet, një gjuajte me këmben e majtë jashtë zonës së penalltisë duke qenë goli i vetëm kundrejt Juventusit më 5 mars 2011. Gattuso më vonë festoi edhe një gol tjetër në fitoren 4-1 kundrejt Cagliari Calcio një gjuajtje nga distanca me kokë kur portieri nuk ishte në vijën e tij. Gattuso e festoi fitimin e Scudettos së 18-të të AC Milanit në barazimin pa gola me Romën.

Gattuso përjetoi probleme me sytë në fillim të shtatorit të vitit 2011, pak ditë para se të fillojë sezoni i ri. Më 9 shtator 2011, Gattuso u ndesh me shokun e skuadrës Alessandro Nesta në ndeshjen kundrejt Lazios në lojën hapëse të Milanit për sezonin 2011-12. Ai menjëherë u zëvendësua (në minutën e 20-të) dhe u diagnostikua më paralizë të nervit të gjashtë kafkor, duke shkaktuar diplopi në syrin e tij të djathtë, një lëndimin i cili mund t’i jepte fund karrierës së tij futbollistike. Më voni ai kishte zbuluar se e kishte parë shokun e skuadrës Zlatan Ibrahimovic në katër vende të ndryshme gjatë fillimit të ndeshjes, dhe ka qenë i paaftë të shohë Nestën, që rezultoi me përplasjen e tyre.

Polemikat

Në fazën me grupe në Ligën e Kapionëve në ndeshjen kundrejt Ajaxit në shtator të vitit 2003, ai u ndëshkua me karton të kuq gjatë pjesës së dytë në kohën shtesë pasi që e goditi sulmuesin e Ajaxit, Zlatan Ibrahimović në fytyrë e pjesën e prapme të dorës. Temperamenti i tij i ka shkaktuar edhe më shumë probleme kur në dhjetor të vitit 2005, në bilbilin përfundimtar në fitoren 3-2 kundrejt Schalke 04Ligën e Kampionëve, Gattuso e kërkoi dhe e gjeti mesfushorin e Schakles Christian Poulsen për ta përqeshur si një reagim ndaj tij i cili ishte shumë i ashpër drejt Kakás në ndeshjen e parë. Gattuso insistoi se shtypi e ka ekzagjeruar domethënien e incidentit.

Gattuso në vitin 2007

Më 15 shkurt 2011, gjatë ndeshjes së Milanit në Ligën e Kampionëve kundrejt Tottenham Hotspur, Gattuso e shtyu trajnerin Joe Jordan për fyti gjatë një incidenti në vijnë anësore. Jordan ishte jashtë vendit ku duhet të qëndrojë si teknik duke shkëmbyer fjalë me Gattuson, në lidhje me lojën relativisht fizike që e bënin ata. Pas ndeshjes, pasi që Gattuso kishte dhënë duart me lojtarët e Tottenhamit, pamjet filmike tregojnë atë duke u përballur me Joradnit dhe duke i rënë atij me kokë pas një shkëmbimi tjetër të fjalëve, para se të pengohet nga bashkë-lojtarët dhe oponentët. "E humba kontrollin. Nuk ka asnjë arsyetim për atë që e bëra. Marr përgjegjësitë e mia mbi këtë," tha 33 vjeçari Gattuso dhe gjithashtu theksoi se Jordani e ka provokuar atë gjatë gjithë ndeshjes por refuzoi të tregojë se çfarë kanë qenë fjalët e tij. Megjithatë, gazetat raportuan se Joe Jordan ka përdorur fjalë ksenofobike, thirrje fyese gjatë ndeshjes duke e thirrur Gattuson "fucking Italian" nga vija anësore. Ditën e nesërme u njoftua se UEFA kërkonte sanksionime shtesë ose dënim për veprimet e Gattusos kundrejt Jordanit një ditë më parë dhe u ngarkua me "sjellje të vulgare josportive". Gattuso më vonë u pezullua për pesë ndeshje në Ligën e Kampionëve. Një për akumulim të kartonit të verdhë, katër të tjerat ishin për incidentin me Jordanin. Trajneri i Tottenhamit gjithashtu morri një pezullim nga UEFA për përfshirjen e tij në incident.

Karriera ndërkombëtare

Skeda:Italy vs Belgium - Gennaro Ivan Gattuso.jpg
Gattuso duke luajtur për Italinë kundrejt BelgjikësFirencë, Toskana më 30 maj 2008.

Gattuso ka luajtur 73 ndeshje për vendin e tij dhe ka luajtur në Lojërat Olimpike Verore 2000, Kampionatin Botëror të Futbollit 2002, EURO 2004, Kampionatin Botëror të Futbollit 2006, EURO 2008, Kupa e Konfederatave 2009 dhe Kampionatin Botëror të Futbollit 2010.

Ai ishte një nga lojtarët kyç në kombëtaren italiane e cila fitoi Kupën Botërore, duke e fituar çmimin Lojtari i Ndeshjes në fazën e eliminimit në Kampionatin Botëror 2006 kundrejt Ukrainsë. Ai dhe Andrea Pirlo formuan një partneritet të frikshëm në zemër të mesfushës. Gattuso arritu famë të madhe për festimet e tija pas ndeshjeve pasi që Italia e fitoi Kupën Botërore, gjatë të cilës ai i hoqi shorcet e tija dhe vrapoi nëpër fushë me të brendshme, derisa zyrtarët e FIFA-s e detyruan që t’i veshë përsëri.

EURO 2008, kur ata të dy duhej të humbasin ndeshjen e çerekfinales kundrejt Spanjës për shkak të kartonëve të verdhë të akumuluar, trajneri Roberto Donadoni e kishte vështirë për të gjetur zëvendësim sepse asnjë prej lojtarëve rezervë nuk mundej të përputhej me kontributin e dyshes së Milanit. Italia e humbi ndeshjen 4-2 pas ekzekutimit të penalltive. Në qershor to vitit 2010, ai njoftoi se do të pensionohet nga kombëtarja pas Kampionatit Botëror të Futbollit 2010.

Karriera si trajner

Milan

Më 27 nëntor 2017, Vincenzo Montella u shkarkua si trajner i ekipit të parë të Milanit, dhe më pas u zëvëndësua nga Gattuso, i cili la postin e trajnerit të ekipit nën-19.[1]

Jeta personale

Ai mu martua me Monica Romano (një vajzë skoceze me origjinë italiane), të cilën e takoi kur luante me Rangersin në një ndeshje ekspozimi në Tornto, Kanada. Çifti kaluan bashkë për një kohë të gjatë para se të martohen. Ata kanë një vajzë, Gabriella (lindur më 20 qershor 2004), dhe një djalë, Francesco (lindur më 8 nëntor 2007). Monica është motra e korrespondentes së GMTV-së nga Los Anxheles, Carla Romano.

Në janar të vitit 2010, Gattuso hapi një dyqan peshku në Gallarate, një qytet në provincën e Varezes, ku mesfushori ka jetuar për tetë vite. Ai pohoi se frymëzimi për ushqim dhe ngrënie ishte i mostrës së kuzhinës britanike përderisa ai luante për Rangersin.

Statistikat e karrierës

SkuadraSezoniLiga
shtëpiake
Kupa
Shtëptiake
Kompeticioni
Evropian1
Turnire
të tjera2
Gjithsej
ParaqitjeGolaParaqitjeGolaParaqitjeGolaParaqitjeGolaParaqitjeGola
Perugia1995–96200020
1996–97800080
Gjithsej10000100
Rangers1997–982939021404
1998–99501051111
Gjithsej34310072515
Salernitana1998–9925000250
Gjithsej25000250
Milan1999–20002211050281
2000–0124020100360
2001–0232050100470
2002–0325030140420
2003–04331208120452
2004–053202011010460
2005–0635330110493
2006–0730140130471
2007–08311109020431
2008–091200041161
2009–102201010240
2010–113122050382
2011–121000001020
Gjithsej330926010126046311
Karriera Totale3991236010846054916

1Kompeticionet evropiane përfshijnë Ligën e Kampionëve, Kupa UEFA and Super Kupa UEFA
2Turnirë të tjerë përfshijnë Super Kupën e Italisë, Kupën Interkontinetale dhe FIFA Kupën Botërore të Klubeve

Statistikat me kombëtaren italiane

200061
200130
2002100
200340
200490
200580
2006100
200760
200890
200950
201030
Total731

Golat me kombëtaren

#DataVendiOponentiShënimiRezultatiKompeticioni
1.15 November 2000Torino, ItaliAnglia1–0WinMiqësore

Trofe

Si lojtar

Klube

Perugia Youth[2]
  • Trofeo Giacinto Facchetti: 1995–96
Milan[2]

Kombëtarja

Italia nën-21[2]
  • UEFA Kampionati Evropian nën-21 i Futbollit: 2000
Italia[2]

Personale

Urdhëra

Klasi i 4të / Oficer: Ufficiale Ordine al Merito della Repubblica Italiana:(2006)
Klasi i 5të / Kalorës: Cavaliere Ordine al Merito della Repubblica Italiana:(2000)

Referime

Lidhje të jashtme