Kulloshtra

Kulloshtra ose qumështi i parë pas lindjes, është një lloj i qumështit të prodhuar nga gjëndrat qumështore të gjitarëve (duke përfshirë edhe njerëzitë) gjatë shtatzënisë. Shumica e specieve gjenerojnë kulloshtër vetëm para lindjes. Kulloshtra përmban antitrupa të cilët janë shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e të porsalindurit kundër sëmundjeve. Në përgjithësi përqendrimi i proteinave në kulloshtër është dukshëm më i lartë se sa në qumësht. Përqendrimi i yndyrës është shumë më i lartë në kulloshtrën e disa specieve sesa në qumështin e tyre, p.sh. te delet dhe kuajt, por më i ulët në kulloshtër se sa në qumësht te disa specie tjera, p.sh. te devetë dhe njerëzit. Te derrat, përqendrimi i yndyrës në qumësht në 48 deri në 72 orët e para pas lindjes, mund të jetë më i lartë se në kulloshtër ose në qumështin e periudhës së fundit të laktacionit. Përqendrimi i yndyrës në kulloshtrën e gjedhëve është jashtëzakonisht i ndryshueshëm. [1] [2] [3]

Kulloshtra dhe qumështi

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme