Gerard Piqué

futbollist spanjoll

Gerard Piqué Bernabeu (lindur më 2 shkurt 1987) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin spanjoll Barcelona. Ai konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.[2][3][4]

Gerard Piqué
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGerard Piqué Bernabeu
Datëlindja (1987-02-02) 2 shkurt 1987 (37 vjeç)
VendlindjaBarcelona, Spanjë
Gjatësia1.94 m (6 ft 4 in)[1]
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Barcelona
Numri3
Karriera me të rinjtë
1997–2004Barcelona
2004–2005Manchester United
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2008Manchester United12(0)
2006–2007Real Zaragoza (huazim)22(2)
2008–Barcelona392(29)
Karriera ndërkombëtare
2002–2003Spanja U167(2)
2004Spanja U178(3)
2006Spanja U198(3)
2007Spanja U205(1)
2006–2008Spanja U2112(1)
2009–2018Spanja102(5)
2008–Katalonia10(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Piqué ishte një talentët më premtues të akademisë së famshme La Masia. Pavarësisht kësaj, ai u bë pjesë e Manchester United në vitin 2004. Ai u rikthye te Barcelona katër vite më pas nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe ndihmoi klubin të fitonte tripletën në sezonet 2008–09 dhe 2014–15. Ai është një nga katër lojtarët që kanë fituar UEFA Ligën e Kampioneve në dy sezone rresht me dy ekipe të ndryshme; lojtarët e tjerë janë Marcel Desailly, Paulo Sousa dhe Samuel Eto'o.

Piqué luajti 102 ndeshje për Spanjën nga viti 2009 e deri në vitin 2018. Ai ishte një lojtar i rendësishëm në ekipet që fituan FIFA Kupën e Botës 2010 dhe UEFA Euro 2012. Ai njoftoi tërheqjen nga ekipi kombëtar pas përfundimit të FIFA Kupës së Botës 2018.

Karriera me klube

Vitet e para

Piqué lindi në BarcelonëKatalunjës[1] dhe e nisi karrierën e tij në akademinë e Barcelonës fillimisht duke luajtur si mesfushor mbrojtës. Megjithatë, para se të firmoste kontratën e tij të parë si profesionist, ai u transferua në Angli te Manchester United. Anglezët nuk paguan asnjë shumë për kartonin e tij pasi ishte shumë i ri të firmoste një kontratë profesionisti.[5]

Manchester United

Piqué bëri debutimin e tij zyrtar me Manchester United më 26 tetor 2004 në suksesin 3–0 kundër Crewe Alexandra në Kupën e Ligës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 67të në vend të John O'Shea.[6] Debutimi i tij si titullar erdhi në janar 2005 në barazimin pa gola kundër Exeter City në Kupën FA. Piqué luajti ndeshjen e tij të parë në Premier Ligë, sërisht duke zëvëndësuar O'Shean, në një fitore 3–1 kundër Sunderland. Ndeshja e tij e parë si titullar në kampionat erdhi më 29 mars 2005 kundër West Ham UnitedOld Trafford, duke luajtur si mbrojtes i djathtë, pasi Gary Neville mungonte për shkak të një dëmtimi.[7]

Performancat pozitive të Piqué, sidomos me ekipin rezervë, bënë që në shkurt 2005 të firmoste një kontratë të re katër-vjeçare. Pavarësisht kësaj, më 4 gusht 2006 ai u huazua në La Liga te Real Zaragoza. Një nga kushtet e formulës së huazimit ishte që Piqué të luante të paktën 20 ndeshje për klubin aragonez.[8] Ai pati një periudhë të suksesshme te Zaragoza, duke luajtur 22 ndeshje në mbrojtje me kolegun argjentinas Gabriel Milito; në disa raste ai u aktivizua edhe si mesfushor mbrojtës.

Më 5 maj 2007, u njoftua se Piqué do të rikthehej në Old Trafford për sezonin e ardhshëm. Sir Alex Ferguson kishte synuar të vlerësonte formën e Piqué në La Romareda më 6 maj, përpara një takimi ku të dy palët do të diskutonin perspektivat e ardhshme të Piqué me klubin. Megjithatë, Ferguson nuk ishte në gjendje të merrte pjesë për shkak të vështirësive të linjës ajrore.[9]

Piqué luajti vetëm nëntë ndeshje gjatë sezonit 2007–08. Ai shënoi golin e parë me klubin në fitoren 4–0 kundër Dynamo Kyiv në një ndeshje të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve më 7 nëntor 2007.[10] Ai u bë lojtari i 450të që shënon të paktën një gol me klubin.[11] Goli i tij i dytë gjithashtu erdhi në Ligën e Kampioneve, në një ndeshje në transfertë kundër Romës më 12 dhjetor 2007.[12]

Rikthimi te Barcelona

Më 27 maj 2008, Piqué u rikthye te Barcelona në një marrëveshje katër-vjeçare, duke pasur njê klauzolë lirimi 5 milion €.[13] Barcelona pagoi 5 milion € për transferimin e tij.[14] Piqué shprehu kënaqësinë e tij për rikthimin te Barcelona, por shtoi se ai e shijoi qëndrimin e tij te Manchester United:

Jam shumë i lumtur që jam kthyer. Nuk mendoja se do të kthehesha prap por kjo është shumë e mirë për mua. Manchester United është një klub i madh dhe më pëlqeu që fitova gjëra. Më ka ndihmuar të luaj me lojtarë të klasit botëror dhe dua ta vazhdoj këtë gjë te Barça.

Piqué shënoi golin e tij të parë me Barcelonën më 26 nëntor 2008 në fitoren 5–2 kundër Sporting CP në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[15][16] Më 29 janar 2009, Piqué shënoi kundër ekipit rival Espanyol në Kupën e Mbretit; goli, i cili u shënua me kokë pas ekzekutimit të një goditje këndi në minutën e 57të, i dha fitoren Barcelonës me rezultatin 3–2.[17][18] Më 2 maj 2009, Piqué shënoi golin e gjashtë të Barcelonës në fitoren historike 6–2 kundër Real MadriditSantiago Bernabéu, duke festuar golin në një mënyre pasionante.[19][20]

Më 13 maj 2009, Piqué fitoi trofeun e tij të parë me Barcelonën, Kupën e Mbretit, duke luajtur 90 minuta të plota në finalen e fituar 4–1 kundër Athletic Bilbao.[21] Tre ditë më pas, Barcelona fitoi edhe kampionatin që javën e 36të pas humbjes së Real Madridit 3–2 kundër Villarrealit.[22] Më 27 maj, Piqué luajti në finalen e Ligës së Kampioneve kundër ish klubit të tij Manchester United, të cilën Barcelona e fitoi 2–0 në Romë;[23] me këtë sukses, Barcelona kompletoi një tripletë historike, duke u bërë klubi i parë spanjoll që e arrin këtë gjë.[24]

Më 19 dhjetor 2009, Piqué ishte pjesë e ekipit që mposhti klubin argjentinas Estudiantes 2–1 në finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube 2009 në Abu Dhabi; ai asistoi golin e barazimit të shënuar nga Pedro në minutën e 89të që e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë. Barcelona u bë ekipi i parë në histori që fiton gjashtë trofe në një vit.[25]

Më 26 shkurt 2010, Piqué firmosi një kontratë të re me Barcelonën deri në vitin 2015.[26][27] Dy muaj më vonë, ai shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër InteritCamp Nou në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve; pavarësisht kësaj fitoreje, Barcelona u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3–2.[28]

Piqué luajti ndeshjen e tij të parë si kapiten më 7 dhjetor 2010 në fitoren 5–0 kundër rusëve të Rubin Kazan në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, në mungesë të kapitenit Carles Puyol dhe zëvëndës-kapitenit Xavi.[29] Më 28 maj 2011, Piqué luajti në finalen e tij të dytë të Ligës së Kampioneve. Barcelona mposhti 3–1 Manchester United në Wembley Stadium për të ngritur trofeun për herë të dytë në tre sezone.[30]

Më 18 dhjetor 2011, Piqué fitoi një tjetër trofe, FIFA Kupën e Botës për Klube; ai luajti si titullar në finalen e fituar kundër klubit brazilian Santos në Yokohama.[31] Më 1 maj 2013, ai shënoi një autogol në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve kundër Bayern München; Barcelona e humbi ndeshjen 3–0 në shtëpi dhe u eliminua nga kompeticioni me rezultatin e përgjithshëm 7–0.[32]

Piqué firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me Barcelonën në maj 2014.[33] Më 6 maj 2015, ai luajti si titullar në finalen e Ligës së Kampioneve kundër JuventusitBerlin;[34] Barcelona fitoi ndeshjen 3–1 dhe u bë ekipi i parë në histori që kompleton tripletën në sezone të ndryshme.[35] Piqué, Xavi, Lionel Messi, Andrés Iniesta, Sergio Busquets, Dani Alves dhe Pedro janë të vetmit lojtarë që kanë qënë e të dyja ekipeve që fituan tripletën.[35]

Më 20 dhjetor 2015, Piqué fitoi trofeun e tij të 21të me katalanasit pasi Barcelona mposhti pastër 3–0 argjentinasit e River Plate për të fituar një tjetër trofe të FIFA Kupës së Botës për Klube.[36] Në janar 2018, ai firmosi një kontratë të re deri në qershor 2022.[37] Piqué luajti ndeshjen e tij të 500të për Barcelonën në suksesin e lehtë 5–2 kundër Real Betis në kampionat më 25 gusht 2019, duke u aktivizuar 90 minuta të plota.[38]

Më 20 tetor 2020, Piqué nënshkroi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2024; klauzola e tij e lirimit u vendos në shumën 500 milion €.[39] Më 3 mars 2021, ai shënoi një gol me kokë në minutën e fundit të ndeshjes së kthimit gjysëm-finale të Kupës së Mbretit kundër Seviljes, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm çka bëri që ndeshja të shkonte në kohën shtesë. Barcelona fitoi 3–0 në kohën shtesë dhe përparoi në finale,[40] të cilën e fitoi kundër Athletic Bilbaos.[41]

Karriera ndërkombëtare

Te rinjtë

Piqué ishte pjesë e ekipit nën-19 që fitoi UEFA Kampionatin Evropian nën-19 2006 në Poloni.[42] Në finalen e fituar 2–1 kundër Skocisë, Piqué zhvilloi një paraqitje pozitive në mbrojtje si dhe dha kontributin e tij në sulm, fillimisht duke goditur traversën me një gjuajtje me kokë dhe më pas duke asistuar golin e dytë të Spanjës të shënuar nga sulmuesi Alberto Bueno.[43]

Pas kësaj, ai mori pjesë në Kupën e Botës 2007 me ekipin nën-20, duke luajtur si titullar në të gjashta ndeshjet e ekipit në turnament. Ai gjithashtu shënoi një gol në fitoren 4–2 me përmbysje kundër Brazilit në raundin e 16-tave.[44] Megjithatë, në ndeshjen çerek-finale kundër Republikës Çeke, Piqué humbi penalltinë vendimtare të ekipit të tij çka solli edhe eliminimin nga turnamenti.[45]

Ekipi i parë

Piqué u thirr për herë të parë në ekipin e të rriturve më 6 shkurt 2009 pēr ndeshjen miqësore ndaj Anglisë.[46] Ai luajti 90 minuta të plota me Spanjën që fitoi 2–0 në Sevilje.[47] Ai shënoi golin e tij të parë me Spanjën në ndeshjen e tij të dytë mē 28 mars 2009, kur ai u aktivizua si zëvëndësues në vënd të të dëmtuarit Carles Puyol dhe shënoi golin e vetëm të fitores kundër Turqisë në Stadiumin Santiago Bernabéu në Madrid, e vlefshme për kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010.[48] Katër ditë më vonë, ai luajti si titullar në fitoren 2–1 kundër të njëtit kundërshtar, këtë herë në Stamboll.[49]

Piqué luajti në turnamentin e tij të parë madhor në FIFA Kupën e Konfederatave 2009. Ai luajti në katër nga pesë ndeshjet e Spanjës e cila e mbylli turnamentin në vendin e tretë.

Piqué ishte titullar i Spanjës gjatë FIFA Kupës së Botës 2010Afrikën e Jugut, duke luajtur në qëndër të mbrojtjes sëbashku me kolegun e tij te Barcelona Carles Puyol. Ai luajti në të shtata ndeshjet si titullar, me Spanjën që u shpall kampione bote pasi mposhti Holandën 1–0 në finale.[50] Gjatë turnamentit, Piqué formoi një dyshe të suksesshme në mbrojtje me Puyol; me ata në mbrojtje, Spanja pësoi vetëm dy gola në shtatë ndeshje, duke e mbajtur portën e praprekur në pesë ndeshje. Në ndeshjen hapëse të Spanjës kundër Zvicrës në fazën e grupeve, disa momente para se Gelson Fernandes të shënonte golin e vetëm të takimit, sulmuesi kundërshtar Eren Derdiyok u rrëzua mbi portierin Iker Casillas i cili goditi aksidentalisht në fytyre Piquén, duke e hedhur në tokë dhe duke i shkaktuar një të çarë ngjitur me syrin e djathë.[51]

Piqué luajti çdo minutë me Spanjën në fushatën e tyre të suksesshme në UEFA Euro 2012, duke u aktivizuar në qëndër të mbrojtjes me Sergio Ramosin. Në ndeshjen gjysëm-finale kundër Portugalisë, ai shënoi penalltinë e tretë të ekipit të tij, duke ndihmuar Spanjën të shkonte në finale. Në finale, Spanja e mbajti portën e paprekur për të pestën ndeshje rresht dhe fitoi me rezultatin bindës 4–0 kundër Italisë.[52] Piqué ishte një nga tre mbrojtësit spanjoll që u përfshi në Ekipin e Turnamentit nga UEFA; La Roja pësoi vetëm një gol në gjashtë ndeshje gjatë turnamentit.[53]

Në FIFA Kupën e Konfederatave 2013, Piqué shënoi një nga penalltitë e Spanjës në fitoren e tyre ndaj Italisë në gjysëm-finale. Në finalen kundër Brazilit, ai u përjashtua me karton të kuq në minutën e 68të për një ndërhyrje të ashpër ndaj Neymar. Spanja u mposht me rezultatin 3–0, duke i dhënë fund ecurisë pozitive me 29 ndeshje pa humbje, e cila në atë kohë ishte një rekord.[54]

Më 13 qershor 2016, Piqué shënoi golin e tij të pestë për Spanjën në fitoren 1–0 kundër Republikës Çeke në fazën e grupeve të UEFA Euro 2016.[55] Ai luajti ndeshjen e tij të 100të me Spanjën më 20 qershor 2018 në fitoren minimale 1–0 kundër Iranit në fazën e grupeve të FIFA Kupën e Botës 2018.[56] Dy muaj pas përfundimit të turnamentit, Piqué njoftoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.[57]

Më 25 mars 2019, Piqué luajti ndeshjen e tij të 10të me Katalonjën në fitoren 2–1 kundër Venezuelës, disa muaj pasi ishte tërhequr nga kombëtarja spanjolle.[58]

Profili i lojtarit

Stili i lojës

Piqué është një mbrojtës modern dhe komandues në fushë, i cili kombinon forcën dhe ndërhyrjet e sakta me teknikën dhe pasimin. Falë gjatësisë dhe fizikut, ai është një lojtar i fuqishëm në duelet ajërore. Piqué është një lojtar efektiv në mbajtjen e topit si dhe është i aftë të lexojë lojën; këto veçori bënë që ai të formonte një dyshe të suksesshme në mbrojtje me Carles Puyol te Barcelona dhe te Spanja.[59][60]

Pavarësisht se në rininë e tij konsiderohej një talent premtues, Piqué fillimisht u kritikua nga media si një lojtar që bën gafa në mbrojtje,[61][62] kurse në vazhdim të karrierës, ai u kritikua për mungesën e vazhdimësisë dhe shpejtësisë.[63][64] Pavarësisht kësaj, ai sërisht konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në botë.[65] Në vitin 2018, kur u pyet në lidhje me Piqué, shoku i tij i skuadrës Puyol e përshkroi atë si "qëndër-mbrojtësin më të mirë të botës" falë zhvillimit si lojtar nē aspektin e inteligjencës, lidershipit, pozicionimit, qetësisë dhe parashikimit.[66]

Pozicioni

Pozicioni i tij natyral është qëndër-mbrojtës, por Piqué mund të luaj edhe si mesfushor mbrojtës, një pozicion të cilën e mbuloi në rininë e tij. Në disa raste ai ka luajtur në rolin e një mbrojtësi të lirë, një pozicion që njihet me emrin "Sweeper". Në këtë pozicion ai shfaqi ngjashmëri me mbrojtësin legjendar Franz Beckenbauer, duke fituar pseudonimin "Piquénbauer".[5][67][68]

Piqué gjithashtu ka luajtur në rolin e një qëndër-sulmuesi, kjo falë gjatësisë së tij, në raste kur ekipi i tij ka qënë në disavanzh në minutat e fundit të ndeshjes.[68][69]

Jashtë futbollit

Jeta personale

Piqué u rrit në një familje katalanase. Babai i tij, Joan, është një biznesmen kurse mamaja e tij, Montserrat, është drejtoreshë e një spitali të lëndimeve kurrizore në Barcelonë. Ai ka një vëlla më të vogël, Marc.[70][71] Gjyshi i tij, Amador Bernabeu, është një ish-zëvendës president i Barcelonës.[72] Gjatë referendumit të pavarësisë së Katalonjës 2017, ai u pa nga shumë njerëz si një nga fytyrat publike të argumentit pro-pavarësisë, duke votuar dhe duke postuar në Twitter mbështetjen e referendumit në katalanisht.[73] Ai më pas u përball me reagimin e ashpër të disa tifozëve spanjollë për mbështetjen e tij për referendumin e pavarësisë katalanase.[74]

Nga viti 2011 deri në vitin 2022, Pique ishte në një lidhje me këngëtaren kolumbiane Shakira.[75] Ata u njohën kur ai u shfaq në videoklipin e saj "Waka Waka (This Time for Africa)", kënga zyrtare e FIFA Kupës së Botës 2010.[76] Pique dhe Shakira ndajnë të njëjtën ditëlindje, me dhjetë vjet diferencë. Ata së bashku kanë dy fëmijë.[77][78] Në qershor 2022, çifti konfirmoi në një deklaratë të përbashkët se ata do ndaheshin.[79]

Pique ishte fytyra e linjës së meshkujve të Mangos HE për katër sezone radhazi midis 2011 dhe 2012.[80][81][82] Në vitin 2012, ai ia dha zërin versionit katalan të The Pirates! In an Adventure with Scientists! si Mbreti i Piratëve.[83]

Media dhe aktiviteti në biznes

Pique është themeluesi dhe presidenti i Kosmos Holding, një grup investimesh sportive dhe mediatike që ai e filloi me Hiroshi Mikitani (themelues dhe kryetar i firmës japoneze të tregtisë elektronike Rakuten, Inc.), Edmund Chu, Nullah Sarker dhe Mike Evans.[84] Kosmos ka krijuar një partneritet 25 vjeçar me Federatën Ndërkombëtare të Tenisit me vlerë 3 miliardë $, i cili do t'a transformojë Kupën Davis dhe do të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme për zhvillimin global të tenisit.[85]

Në gusht 2018, miliarderi amerikan Larry Ellison publikoi një letër ku thuhej se ai po i bashkohet grupit Kosmos.[86] Në dhjetor 2018, përmes firmës së tij Kosmos Holding, Pique bleu klubin spanjoll të futbollit FC Andorra. Më 21 maj 2022, skuadra u ngjit në Segunda División pasi mposhti UCAM Murcian, tashmë të rënë nga kategoria, me rezultatin 1–0 në shtëpi, duke u ngjitur kështu në nivelin e dytë për herë të parë në historinë e tyre. Në korrik 2019, Pique mori shumicën e aksioneve në një tjetër klub futbolli spanjoll – Gimnàstic Manresa. Marrja u përfundua gjithashtu duke përdorur firmën e tij Kosmos Holding.[87]

Në dhjetor 2020, Piqué investoi në lojën e futbollit Sorare.[88] Kosmos bleu të drejtat e transmetimit spanjoll për Copa América 2021 nën një partneritet me transmetuesin Ibai Llanos,[89] kurse në vitin 2021, ai dhe Ibai themeluan dhe u bënë bashkëpronarë të ekipit të esports KOI.[90]

Bamirësia

Në vitin 2020, në përgjigje të pandemisë COVID-19, Piqué së bashku me shokët e skuadrës, përfshirë Lionel Messin, u angazhuan për një ulje të pagave prej 70% gjatë krizës. Më tej ata u angazhuan për të dhuruar për pagat e të gjithë punonjësve në klub gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.[91]

Mashtrimi i taksave

Më 10 korrik 2019, Piqué u urdhërua nga një gjykatë spanjolle t'i paguante 2.1 milion € autoriteteve tatimore pas dënimit të tij për mashtrim të të drejtave të imazhit. Mbrojtësi pretendoi t'i dorëzonte të drejtat e tij të imazhit kompanisë së tij Kerad Project në mënyrë që të paguante më pak taksa nga viti 2008 në 2010.[92]

Loja e pokerit

Më 27 gusht 2019, Piqué mori pjesë në EPT Barcelona 25,000 € Single-Day High Roller Event. Ai përfundoi në vendin e dytë dhe fitoi një çmim prej 352,950 €.[93]

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 10 shtator 2022[94]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
KlubiSezoniLigaKupaKupa e LigësEvropaTjetërGjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Manchester United2004–05Premier League0010101[a]00030
2005–063020200070
2006–070000000000
2007–089000103[a]200132
Gjithsej12030404200232
Real Zaragoza (huazim)2006–07La Liga22261283
Barcelona2008–09La Liga2516114[a]100453
2009–103221012[b]24[c]0494
2010–113137012[a]11[d]0514
2011–12222805[a]03[e]0382
2012–132824110[a]02[d]0443
2013–14262209[a]22[d]0394
2014–152756111[a]1447
2015–16302528[f]13[g]0465
2016–17252708[a]11[d]0413
2017–18302819[a]12[d]0494
2018–193545011[a]21[d]1527
2019–20351207[a]01[d]0451
2020–21180213[a]200233
2021–222712010[h]21[d]0403
2022–2310001[a]00020
Gjithsej392296571301521160852
Gjithsej karriera42631748401341721165957

Kombëtarja

Burimi: [95][96]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Spanja2009134
2010160
201180
2012110
2013110
201460
201580
2016121
201790
201880
Gjithsej1025

Golat me kombëtaren

Burimi: [95]

Lista e golave ndërkombëtarë të shënuar nga Gerard Piqué
Nr.DataVendiNdshKundërshtariGoliRezultatiKompeticioni
128 mars 2009Stadiumi Santiago Bernabéu, Madrid, Spanjë2 Turqia1–01–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
212 gusht 2009Philip II Arena, Shkup, Maqedoni8 Maqedonia2–23–2Ndeshje miqësore
35 shtator 2009Estadio Riazor, A Coruña, Spanjë9 Belgjika3–05–0Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
414 tetor 2009Bilino Polje, Zenica, Bosnja dhe Hercegovina12 Bosnja dhe Hercegovina1–05–2Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
513 qershor 2016Stadium Municipal, Toulouse, Francë78 Republika Çeke1–01–0UEFA Euro 2016

Trofe

Klube

Manchester United
Barcelona[1]

Kombëtarja

Spanja[1]

Personale

Çmime
Dekorime
  • Medalja e Artë e Urdhrit Mbretëror të Meritës Sportive: 2011[112]

Referime

Lidhje të jashtme