UEFA Euro 2016

Kampionati Evropian UEFA 2016, zakonisht i referohemi si UEFA Euro 2016 ose edhe më thjeshtë Euro 2016, do të jetë Kampionati Evropian i 15-të për ekipet kombëtare të futbollit të meshkujve i organizuan nga UEFA. EURO 2016 është planifikuar të mbahet në Francë nga 10 qershor deri 10 korrik 2016 [4][5].

UEFA Euro 2016
Euro 2016 (frëngjisht)
Logo zyrtare e UEFA Euro 2016
Le Rendez-Vous
Detajet
Vendi pritësFranca
Datat10 qershor – 10 korrik 2016
Skuadrat24
Stadiumet10 (në 10 qytete pritëse)
Renditja përfundimtare
Kampionët Portugalia (titulli i 1-ë)
Vendi i dytë Franca
Statistikat
Ndeshje të luajtura51
Gola të shënuar108 (2,12 për ndeshje)
Pjesëmarrja2.427.303 (47.594 për ndeshje)
Golashënuesi më i mirëFlamuri Antoine Griezmann (6 gola)[1]
Lojtari më i mirëFlamuri Antoine Griezmann[2]
Lojtari i ri më i mirëFlamuri Renato Sanches[3]
2012
2020

Për herë të parë, turneu final i Kampionatit Evropian do të përbëhet nga 24 ekipe, duke u zgjeruar nga formati me 16-ekipe që është përdorur nga viti 1996 [6].

Nën këtë format të ri, finalistët do të konkurrojnë në fazën e grupeve që përbëhet nga gjashtë grupe me nga katër ekipe, e ndjekur nga faza me eliminime që përfshinë tre raunde dhe finalja. Si mikpritës, Franca kualifikohet automatikisht, ndërsa 53 ekipet e tjera kombëtare do të konkurrojnë në fazën kualifikuese, nga shtatori 2014 deri në nëntor 2015, për të siguruar 23 vendet e mbetura. Në mesin e këtyre ekipeve është edhe ekipi kampion i europianit të kaluar kombëtarja e Spanjës, dhe për herë të parë që nga themelimi i UEFA-s, ekipi i kombëtares të Gjibraltarit.

Franca u zgjodh si vendi pritës 28 maj 2010, mbas procesit përzgjedhjes në të cilin ata fituan të drejtën e vendit pritës të kampionatit evropian kundrejt dy konkurentëve, Italisë dhe Turqisë [7][8]. Ndeshjet do të luhen në dhjetë stadium në dhjetë qytete: Bordeaux, Lens, Lille, Lyon, Marseille, Nice, Paris, Saint-Denis, St-Etienne, dhe Toulouse. Kjo do të jetë hera e tretë që Franca është pritëse e këtij turneu, pas turneut inaugurues të vitit 1960 dhe 1984. Kombëtarja franceze e ka fituar kampionatin evropian dy herë: në vitin 1984 dhe 2000.

Fituesi, Portugalia, fitoi të drejtën për të garuar në Kupën e Konfederatave 2017 në Rusi.[9]

Procesi i zgjedhjes të vendit pritës

Katër kërkesa për organizim të kampionatit erdhën para afatit të fundit, në 9 mars të vitit 2009 të cilat ishin Franca, Italia dhe Turqia me kërkesë që ta organizojnë të vetme, plus Norvegjia dhe Suedia me një kërkesë që ta organizojnë të dyja.[10] Norvegjia dhe Suedia përfundimisht e tërhoqën kërkesën e tyre në dhjetor 2009.[11]

Vendi organizator u zgjodh më 28 maj 2010.[12]

Rezultati i votimit
ShtetiRaundi[13]
1 (pikë)2 (vota)
 Franca437
 Turqia386
 Italia23
Gjithsej10413
  • Raundi 1: Secilin nga trembëdhjetë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s rendit e 3 ofertat, në vend të parë, të dytë, dhe të tretë. Rënditja në vend të parë merr 5 pikë, vendi i dytë 2 pikë, dhe vendi i tretë 1 pikë.
  • Raundi 2: Trembëdhjetë anëtarët e njëjtë të Komitetit Ekzekutiv votojnë për njërin nga dy finalistët.

Kualifikimi


Shorti i eliminatoreve u hodh në Palais des Congres Acropolis në Nice, më 23 shkurt 2014,[5] me ndeshjet e para që dë të fillojnë të luhen nga shtatori 2014[4].

Gjithsej 53 ekipe do të konkurrojnë për 23 vende në turneun final dhe të bashkohen me Francën, e cila është e kualifikuar automatikisht si organizatore. Gjibraltari konkurroi në një eliminatore për Kampionatin Evropian për herë të parë që nga pranimi i tyre në UEFA-s në vitin 2013.[14]

Disa ekipe e kanë siguruar për herë të parë kualifikimin në finalet e Kampionatit Evropian UEFA, duke përfshirë Islanda, Irlanda Veriore, Uelsi dhe Shqipëria.

Ekipet e Kualifikuara

EkipiKualifikohet siU kualifikua mëParaqitjet e mëparshme në turne1
 FrancaHosts28 maj 20108 (1960, 1984, 1992, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012)
 AngliaGroup E fitues5 shtator 20158B (1968, 1980, 1988, 1992, 1996, 2000, 2004, 2012)
 Republika Çeke2Group A fitues ose vendi i dytë6 shtator 20158B (1960, 1976, 1980, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012)
 IslandaGroup A fitues ose vendi i dytë6 shtator 20150 (debutim)
 AustriaGroup G fitues8 shtator 20151 (2008)
 Irlanda VerioreGroup F fitues8 tetor 20150 (debutim)
 PortugaliaGroup I fitues8 tetor 20156 (1984, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012)
 SpanjaGroup C fitues9 tetor 20159 (1964, 1980, 1984, 1988, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012)
  ZvicraGroup E vendi i dytë9 tetor 20153 (1996, 2004, 2008)
 ItaliaGroup H fitues ose vendi i dytë10 tetor 20158 (1968, 1980, 1988, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012)
 BelgjikaGroup B fitues ose vendi i dytë10 tetor 20154 (1972, 1980, 1984, 2000)
 UellsiGroup B fitues ose vendi i dytë10 tetor 20150 (debutim)
 RumaniaGroup F vendi i dytë11 tetor 20154 (1984, 1996, 2000, 2008)
 ShqipëriaGroup I vendi i dytë11 tetor 20150 (debutim)
 Gjermania3Group D fitues11 tetor 201511 (1972, 1976, 1980, 1984, 1988, 1992, 1996, 2000, 2004, 2008, 2012)
 PoloniaGroup D vendi i dytë11 tetor 20152 (2008, 2012)
 Rusia4Group G runner-up12 tetor 201510 (1960, 1964, 1968, 1972, 1988, 1992, 1996, 2004, 2008, 2012)
 SllovakiaGroup C runner-up12 tetor 20150 (debutim)
 KroaciaGroup H runner-up13 tetor 20154 (1996, 2004, 2008, 2012)
 TurqiaEkipi më i mirë i vendeve të treta13 tetor 20153 (1996, 2000, 2008)
1 Me tekst të theksuar do të thotë se ai vend ka qënë kampion atë vit. Me tekst të pjerrët do të thotë se atë vit ai vend ka qënë organizator i turneut.
2 Nga viti 1960 deri 1980, Republika Çeke ka konkuruar në kompeticion si Çekosllovakia.
3 Nga viti 1972 deri 1988, Gjermania ka konkuruar në kompeticion si Gjermania Perëndimore.

Shorti final

Shorti për finalet do të hidhet në Palais des Congrès de la Porte Maillot, Paris më 12 dhjetor 2015.[4][5][15] 24 ekipet e kualifikuara do të shortohen në gjashtë grupe me nga katër ekipe, me France e cila është e vendosur në pozitën A1. Si mbajtëse e titullit kampion nga evropiani i kaluar, Spanja do të vendoset në vazon 1, ndërsa 22 ekipet e tjera do të ndahen në bazë të Koeficientit për ekipet kombëtare të UEFAs të përditësuar pas përfundimit të fazës kulifikuese.[16][17][18]

Vazo 2
EkipiKoef
 Italia34.345
 Rusia31.345
  Zvicra31.254
 Austria30.932
 Kroacia30.642
Vazo 2 ose 3
EkipiKoef
 Republika Çeke29.403
Vazo 3
EkipiKoef
 Polonia28.306
 Rumania28.038
 Sllovakia27.171
Vazo 4
EkipiKoef
 Turqia27.003
 Irlanda26.902
 Islanda25.388
 Uellsi24.531
 Shqipëria23.216
 Irlanda Veriore22.961
1 Franca si vend organizator (koeficient 33.599) automatikisht vendosen ne pozitën më të lartë A1. 2 Mbajtësit e titullit kampion, Spanja, automatikisht vendoset në Vazon 1.

Stadiumet

Saint-Denis[a][b]Marseille[a][c][d][e]Lyon[a][b][c][e]Lille Metropole
(Villeneuve-d'Ascq)
Stade de FranceStade VélodromeParc Olympique LyonnaisStade Pierre-Mauroy
48°55′28″N 2°21′36″E / 48.92444°N 2.36000°E / 48.92444; 2.36000 (Stade de France)43°16′11″N 5°23′45″E / 43.26972°N 5.39583°E / 43.26972; 5.39583 (Stade Vélodrome)45°45′56″N 4°58′52″E / 45.76556°N 4.98111°E / 45.76556; 4.98111 (Parc Olympique Lyonnais)50°36′43″N 3°07′50″E / 50.61194°N 3.13056°E / 50.61194; 3.13056 (Stade Pierre-Mauroy)
Kapaciteti: 81,338Kapaciteti: 67,394
(u përmirësua)
Kapaciteti: 59,286
(stadium i ri)
Kapaciteti: 50,186
(stadium i ri)
Paris[a][c][d][e]
UEFA Euro 2016 (Earth)
Bordeaux[a][c]
Parc des PrincesNouveau Stade de Bordeaux
48°50′29″N 2°15′11″E / 48.84139°N 2.25306°E / 48.84139; 2.25306 (Parc des Princes)44°53′50″N 0°33′43″W / 44.89722°N 0.56194°W / 44.89722; -0.56194 (Bordeaux)
Kapaciteti: 48,712
(u përmirësua)
Kapaciteti: 42,115
(stadium i ri)
Saint-Étienne[a][b][e]Lens[a][e]NiceToulouse[a][c]
45°27′39″N 4°23′24″E / 45.46083°N 4.39000°E / 45.46083; 4.39000 (St Etienne)50°25′58.26″N 2°48′53.47″E / 50.4328500°N 2.8148528°E / 50.4328500; 2.8148528 (Lens)43°42′25″N 7°11′40″E / 43.70694°N 7.19444°E / 43.70694; 7.19444 (Nice)43°34′59″N 1°26′3″E / 43.58306°N 1.43417°E / 43.58306; 1.43417 (Toulouse)
Stade Geoffroy-GuichardStade Bollaert-DelelisStade de NiceStadium Municipal
Kapaciteti: 41,965
(u përmirësua)
Kapaciteti: 38,223
(u përmirësua)
Kapaciteti: 35,624
(stadium i ri)
Kapaciteti: 33,150
(u përmirësua)

Shënim: Shifrat e kapacitetit janë ato për ndeshjet në UEFA Euro 2016 dhe nuk janë domosdoshmërisht kapaciteti i përgjithshëm që stadiumi është në gjendje të mbajnë.

Formati

Për t'iu përshtatur zgjerimit nga 16 ekipe në 24 ekipe në finale të turneut, formati është ndryshuar nga ajo e përdorur në vitin 2012 me shtimin e dy grupeve shtesë në fazën grupore, dhe një raund shtesë në fazën e eliminimit direkt. Gjashtë grupet (A deri F) përsëri përmbanin nga katër ekipe secili, me dy vendet e para nga secili grup që kualifikohen në fazën e eliminimeve. Megjithatë, në formatin e ri, katër vendet e treta më të mira gjithashtu vazhdojnë, duke bërë kështu 16 ekipe që shkojnë në fazën e 16 të eliminimeve, para fazave të zakonshme të çerek-finales, gjysmë-finales dhe finales.[19] Formati është pikërisht ajo që është aplikuar në FIFA World Cup 1986, 1990 dhe 1994, përveç mungesës së ndeshjes për vendin e tretë.

Ky format gjeneron një total prej 51 ndeshjesh, krahasuar me 31 ndeshje të turneut të mëparshëm me 16-ekipe, dhe luhet për një periudhë prej 31 ditësh.

Ekipet

Çdo ekip kombëtar duhej të paraqesë një skuadër prej 23 lojtarë, tre prej të cilëve duhej të jenë portierët, të paktën dhjetë ditë para ndeshjes së hapjes së turneut.[20]Nëse një lojtar dëmtohet ose sëmuret rëndë mjaftueshëm për ta parandaluar atë të marrë pjesë në turn para ndeshjes së parë të ekipit të tij, ai mund të zëvendësohet nga një lojtar tjetër.[14]

Gjyqtarët e ndeshjeve

Më 15 dhjetor 2015, UEFA emëroi tetëmbëdhjetë arbitra për Euro 2016.[21] Ekipet e plota të arbitrave u shpallën më 1 mars 2016.[22]

Arbitri hungarez Viktor Kassai u zgjodh të gjykojë ndeshjen hapëse mes Francës dhe Rumanisë.[23]

ShtetiArbitriArbitrat ndihmësArbitrat ndihmës shtesëNdeshjet assigned[23]
AngliMartin AtkinsonMichael Mullarkey
Stephen Child
Gary Beswick (standby)
Michael Oliver
Craig Pawson
Gjermani–Ukrainë (Grupi C)
Hungari–Portugali (Grupi F)
Uells–Irlanda e Veriut (Raundi i 16)
GjermaniFelix BrychMark Borsch
Stefan Lupp
Marco Achmüller (standby)
Bastian Dankert
Marco Fritz
Angli–Uells (Grupi B)
Suedi–Belgjikë (Grupi E)
Poloni–Portugali (Çerek-finale)
TurqiCüneyt ÇakırBahattin Duran
Tarık Ongun
Mustafa Emre Eyisoy (standby)
Hüseyin Göçek
Barış Şimşek
Portugali–Islandë (Grupi F)
Belgjikë–Republika e Irlandës (Grupi E)
Itali–Spanjë (Raundi i 16)
AngliMark ClattenburgSimon Beck
Jake Collin
Stuart Burt (standby)
Anthony Taylor
Andre Marriner
Belgjikë–Itali (Grupi E)
Republika Çeke–Kroaci (Grupi D)
Zvicër–Poloni (Raundi i 16)
SkociWillie Collum Damien MacGraith
Francis Connor
Douglas Ross (standby)
Bobby Madden
John Beaton
Francë–Shqipëri (Grupi A)
Republika Çeke–Turqi (Grupi D)
SuediJonas ErikssonMathias Klasenius
Daniel Wärnmark
Mehmet Culum (standby)
Stefan Johannesson
Markus Strömbergsson
Turqi–Kroaci (Grupi D)
Rusi–Uells (Grupi B)
Portugali–Uells (Gjysmë-finale)
RumaniOvidiu HațeganOctavian Șovre
Sebastian Gheorghe
Radu Ghinguleac (standby)
Alexandru Tudor
Sebastian Colţescu
Poloni–Irlanda e Veriut (Grupi C)
Itali–Republika e Irlandës (Grupi E)
RusiSergei KarasevAnton Averyanov
Tikhon Kalugin
Nikolai Golubev[upper-alpha 1]
Sergey Lapochkin
Sergey Ivanov
Rumani–Zvicër (Grupi A)
Islandë–Hungari (Grupi F)
HungariViktor KassaiGyörgy Ring
Vencel Tóth
István Albert (standby)
Tamás Bognár
Ádám Farkas
Francë–Rumani (Grupi A)
Itali–Suedi (Grupi E)
Gjermani–Itali (Çerek-finale)
Republika ÇekePavel Královec Roman Slyško
Martin Wilczek
Tomáš Mokrusch (standby)
Petr Ardeleánu
Michal Paták
Ukrainë–Irlanda e Veriut (Grupi C)
Rumani–Shqipëri (Grupi A)
HolandëBjörn KuipersSander van Roekel
Erwin Zeinstra
Mario Diks (standby)
Pol van Boekel
Richard Liesveld
Gjermani–Poloni (Grupi C)
Kroaci–Spanjë (Grupi D)
Francë–Islandë (Çerek-finale)
PoloniSzymon MarciniakPaweł Sokolnicki
Tomasz Listkiewicz
Radosław Siejka (standby)
Paweł Raczkowski
Tomasz Musiał
Spanjë–Republika Çeke (Grupi D)
Islandë–Austri (Grupi F)
Gjermani–Sllovaki (Raundi i 16)
SerbiaMilorad MažićMilovan Ristić
Dalibor Đurđević
Nemanja Petrović (standby)
Danilo Grujić
Nenad Đokić
Republika e Irlandës–Suedi (Grupi E)
Spanjë–Turqi (Grupi D)
Hungari–Belgjikë (Raundi i 16)
NorvegjiSvein Oddvar MoenKim Thomas Haglund
Frank Andås
Sven Erik Midthjell (standby)
Ken Henry Johnsen
Svein-Erik Edvartsen
Uells–Sllovaki (Grupi B)
Ukrainë–Poloni (Grupi C)
ItaliNicola RizzoliElenito Di Liberatore
Mauro Tonolini
Gianluca Cariolato (standby)
Luca Banti
Antonio Damato
Daniele Orsato[upper-alpha 2]
Angli–Rusi (Grupi B)
Portugali–Austri (Grupi F)
Francë–Republika e Irlandës (Raundi i 16)
SlloveniDamir SkominaJure Praprotnik
Robert Vukan
Bojan Ul (standby)
Matej Jug
Slavko Vinčić
Rusi–Sllovaki (Grupi B)
Zvicër–Francë (Grupi A)
Angli–Islandë (Raundi i 16)
FrancëClément TurpinFrédéric Cano
Nicolas Danos
Cyril Gringore (standby)
Benoît Bastien
Fredy Fautrel
Austri–Hungari (Grupi F)
Irlanda e Veriut–Gjermani (Grupi C)
SpanjëCarlos Velasco CarballoRoberto Alonso Fernández
Juan Carlos Yuste Jiménez
Raúl Cabañero Martínez (standby)
Jesús Gil Manzano
Carlos del Cerro Grande
Shqipëri–Zvicër (Grupi A)
Sllovaki–Angli (Grupi B)
Kroaci–Portugali (Raundi i 16)

Dy zyrtarë të ndeshjes, të cilët shërbejnë vetëm si zyrtarë të katërt, dhe dy arbitra asistentë rezervë janë emërua edhe:[22]

ShtetiZyrtari i katërtArbitri asistent rezerv
BjellorusiAleksei KulbakovVitali Maliutsin
GreqiAnastasios SidiropoulosDamianos Efthymiadis

Faza e grupeve

Rezultati i ekipeve pjesëmarrëse në UEFA Euro 2016
  Finale
  Gjysmë-finale
  Çerek-finale
  Raundi i 16
  Faza grupore

UEFA njoftoi programin e turneut më 25 prill 2014,[26][27] e cila u konfirmua më 12 dhjetor 2015, pas shortit të fundit.[28] Te gjitha kohët janë lokale, CEST (UTC+2).

Fituesit e grupeve, vendet e dyta, dhe katër ekipet më të mira e vendeve të treta vazhduan në Raundin e 16 të eliminimeve.

Rregullat

Nëse dy ose më shumë ekipe kanë qenë me pikë të barabarta në përfundim të ndeshjeve grupore, aplikohen kriteret e mëposhtme:[29]

  1. Numri më i madh i pikëve të fituara në ndeshjet e luajtura ndërmjet dy ekipeve në fjalë;
  2. Diferencë më pozitive e golave që rezulton nga ndeshje të luajtura ndërmjet dy ekipeve në fjalë;
  3. Numri më i madh i golave të shënuar në ndeshje të luajtura ndërmjet dy ekipeve në fjalë;
  4. Nëse pas aplikimit të kritereve 1 deri 3, ekipet përsëri janë në renditje të barabartë (p.sh. nëse kriteret 1 deri 3 i aplikohen tre ekipeve që kanë qenë me pikë të barabarta në fillimi dhe këto kritere e ndajnë një ekip nga dy të tjerat të cilat përsëri kanë një renditje të barabartë), kriteret 1 deri 3 do të ri-aplikohen veçanërisht për dy ekipet të cilat ishin të barabarta, për të gjetur renditjen përfundimtare. Nëse kjo procedurë nuk çon në një përfundim, aplikohen kriteret 5 deri 9;
  5. Diferencë më pozitive të golave në të gjitha ndeshjet e grupit;
  6. Numër më të madh të golave të shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit;
  7. Nëse vetëm dy ekipe kanë numër të njëjtë të pikëve, dhe janë barazim në bazë të kritereve 1–6 pasi të luajnë ndërmjet ndeshje e fundit të fazës së grupeve, renditja e tyre do të përcaktohet nga gjuajtja e penalltive. (Ky kriter nuk do të përdoren në qoftë se më shumë se dy ekipe kanë numër të njëjtë të pikëve.);
  8. Sjellja Fair-play (1 pikë për një karton të verdhë, 3 pikë për një karton të kuq si pasojë e dy kartonëve të verdhë, 3 pikë për një karton drejtpërdrejtë të kuq);
  9. Pozicioni në sistemin e renditjes nga UEFA-s sipas koeficientit të ekipeve.

Katër ekipet më të mira të vendeve të treta përcaktohen sipas kritereve në vazhdim:[29]

  1. Numri më i lartë i pikëve të marra;
  2. Diferencë pozitive më të mirë të golave;
  3. Numër më të lartë të golave të shënuar;
  4. Sjellja Fair-play;
  5. Pozicioni në sistemin e renditjes nga UEFA-s sipas koeficientit të ekipeve.

Grupi A

PosSkuadraNLFBHGPGKGNPKualifikim
1  Franca (H)321041+37Kalojnë në fazën e eliminimeve
2   Zvicra312021+15
3  Shqipëria310213−23
4  Rumania301224−21
Përditësuar në lojën/rat e luajtur/a më complete. Burimi: UEFA
(H) ?
Franca  2–1  Rumania
Giroud 57'
Payet 89'
ReportStancu 65' (pen.)
Stade de France, Saint-Denis
Pjesëmarrja: 75,113[30]
Gjyqtari: Viktor Kassai (Hungari)
Shqipëria  0–1   Zvicra
ReportSchär 5'
Pjesëmarrja: 33,805[31]
Gjyqtari: Carlos Velasco Carballo (Spanjë)

Rumania  1–1   Zvicra
Stancu 18' (pen.)ReportMehmedi 57'
Pjesëmarrja: 43,576[32]
Gjyqtari: Sergei Karasev (Rusi)
Franca  2–0  Shqipëria
Griezmann 90'
Payet 90+6'
Report
Stade Vélodrome, Marseille
Pjesëmarrja: 63,670[33]
Gjyqtari: Willie Collum (Skoci)

Rumania  0–1  Shqipëria
ReportSadiku 43'
Parc Olympique Lyonnais, Lyon
Pjesëmarrja: 49,752[34]
Gjyqtari: Pavel Královec (Republika Çeke)
Zvicra   0–0  Franca
Report
Stade Pierre-Mauroy, Villeneuve-d'Ascq
Pjesëmarrja: 45,616[35]
Gjyqtari: Damir Skomina (Slloveni)

Grupi B

PosSkuadraNLFBHGPGKGNPKualifikim
1  Uellsi320163+36Kalojnë në fazën e eliminimeve
2  Anglia312032+15
3  Sllovakia31113304
4  Rusia301226−41
Përditësuar në lojën/rat e luajtur/a më complete. Burimi: UEFA
Uellsi  2–1  Sllovakia
Bale 10'
Robson-Kanu 81'
ReportDuda 61'
Nouveau Stade de Bordeaux, Bordeaux
Pjesëmarrja: 37,831[36]
Gjyqtari: Svein Oddvar Moen (Norvegji)
Anglia  1–1  Rusia
Dier 73'ReportV. Berezutski 90+2'
Stade Vélodrome, Marseille
Pjesëmarrja: 62,343[37]
Gjyqtari: Nicola Rizzoli (Itali)

Rusia  1–2  Sllovakia
Glushakov 80'ReportWeiss 32'
Hamšík 45'
Stade Pierre-Mauroy, Villeneuve-d'Ascq
Pjesëmarrja: 38,989[38]
Gjyqtari: Damir Skomina (Slloveni)
Anglia  2–1  Uellsi
Vardy 56'
Sturridge 90+2'
ReportBale 42'
Pjesëmarrja: 34,033[39]
Gjyqtari: Felix Brych (Gjermani)

Rusia  0–3  Uellsi
ReportRamsey 11'
Taylor 20'
Bale 67'
Stadium Municipal, Toulouse
Pjesëmarrja: 28,840[40]
Gjyqtari: Jonas Eriksson (Suedi)
Sllovakia  0–0  Anglia
Report
Stade Geoffroy-Guichard, Saint-Étienne
Pjesëmarrja: 39,051[41]
Gjyqtari: Carlos Velasco Carballo (Spanjë)

Grupi C

PosSkuadraNLFBHGPGKGNPKualifikim
1  Gjermania321030+37Kalojnë në fazën e eliminimeve
2  Polonia321020+27
3  Irlanda Veriore31022203
4  Ukraina300305−50
Përditësuar në lojën/rat e luajtur/a më complete. Burimi: UEFA
Polonia  1–0  Irlanda Veriore
Milik 51'Report
Stade de Nice, Nice
Pjesëmarrja: 33,742[42]
Gjyqtari: Ovidiu Hațegan (Rumania)
Gjermania  2–0  Ukraina
Mustafi 19'
Schweinsteiger 90+2'
Report
Stade Pierre-Mauroy, Villeneuve-d'Ascq
Pjesëmarrja: 43,035[43]
Gjyqtari: Martin Atkinson (Angli)

Ukraina  0–2  Irlanda Veriore
ReportMcAuley 49'
McGinn 90+6'
Parc Olympique Lyonnais, Lyon
Pjesëmarrja: 51,043[44]
Gjyqtari: Pavel Královec (Repubika Çeke)
Gjermania  0–0  Polonia
Report
Stade de Francë, Saint-Denis
Pjesëmarrja: 73,648[45]
Gjyqtari: Björn Kuipers (Holandë)

Ukraina  0–1  Polonia
ReportBłaszczykowski 54'
Stade Vélodrome, Marseille
Pjesëmarrja: 58,874[46]
Gjyqtari: Svein Oddvar Moen (Norvegji)
Irlanda Veriore  0–1  Gjermania
ReportGómez 30'
Pjesëmarrja: 44,125[47]
Gjyqtari: Clément Turpin (Francë)

Grupi D

PosSkuadraNLFBHGPGKGNPKualifikim
1  Kroacia321053+27Kalojnë në fazën e eliminimeve
2  Spanja320152+36
3  Turqia310224−23
4  Republika Çeke301225−31
Përditësuar në lojën/rat e luajtur/a më complete. Burimi: UEFA


Grupi E

PosSkuadraNLFBHGPGKGNPKualifikim
1  Italia320131+26Kalojnë në fazën e eliminimeve
2  Belgjika320142+26
3  Irlanda311124−24
4  Suedia301213−21
Përditësuar në lojën/rat e luajtur/a më complete. Burimi: UEFA


Grupi F

PosSkuadraNLFBHGPGKGNPKualifikim
1  Hungaria312064+25Kalojnë në fazën e eliminimeve
2  Islanda312043+15
3  Portugalia30304403
4  Austria301214−31
Përditësuar në lojën/rat e luajtur/a më complete. Burimi: UEFA


Renditja e ekipeve të vendeve të treta

PosGrpSkuadraNLFBHGPGKGNPKualifikim
1B  Sllovakia31113304Kalojnë në fazën e eliminimeve
2E  Irlanda311124−24
3F  Portugalia30304403
4C  Irlanda Veriore31022203
5D  Turqia310224−23
6A  Shqipëria310213−23
Përditësuar në lojën/rat e luajtur/a më complete. Burimi: UEFA

Faza e eliminimeve

Statistikat

Golashënuesit

6 gola
3 gola
2 gola
1 gol
1 autogol
  • Birkir Már Sævarsson (kundër Hungarisë)
  • Gareth McAuley (kundër Uellsit)
  • Ciaran Clark (kundër Suedisë)

Burimi: UEFA[48][49]

Çmimet

UEFA Ekipi i Turnamentit

Ekipit Teknik të UEFA-s i është dhënë objektivi i emërtimit të një ekipi prej 11 lojtarë të turneut, një ndryshim nga skuadrat prej 23-lojtarë që ka qenë në kampionatet e mëparshme.[50] Grupi i analistëve shikuan çdo ndeshje para marrjes së vendimit pas finales.[50] Katër lojtarë nga ekipi fitues i Portugalisë u përfshinë në ekipin e turnamentit.[50]

PortieriMbrojtësitMesfushorëtSulmuesi
Rui Patrício Jérôme Boateng
Joshua Kimmich
Raphaël Guerreiro
Pepe
Antoine Griezmann
Dimitri Payet
Toni Kroos
Joe Allen
Aaron Ramsey
Cristiano Ronaldo
Lojtari më i mirë i turnamentit

Çmimi Lojtari më i mirë i turnamentit juu dha Antoine Griezmann, i cili u zgjodh nga vëzhguesit teknik të UEFA-s, i kryesuar nga shefi i teknik (CTO) i UEFAs, Ioan Lupescu dhe duke përfshirë Sir Alex Ferguson dhe Alain Giresse.

Lojtari i ri më i mirë i turnamentit

Çmimi Lojtari i ri i turneut, i hapur për lojtarë të lindur në ose pas 1 janarit 1994, iu dha Renato Sanches i cili fitoi garën nga Kingsley Coman dhe shokun e skuadrës së Portugalisë Raphaël Guerreiro. Lojtari i veçantë i cili ka merituar çmimin gjithashtu u zgjodh edhe nga vëzhguesit teknike të UEFA-s.

  • Renato Sanches (1997-08-18)18 gusht 1997 (aged Gabim: Neojitet vit, muaj, datë e vlefshme)[3]
Këpuca e Artë

Këpucën e Artë e fitoi Antoine Griezmann, i cili shënoi një gol në fazën e grupeve dhe pesë në fazën e eliminimeve.

Këpuca e Argjendë

Këpucën e Argjendit e fitoi Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola në fazën e grupeve dhe në në fazën e eliminimeve, gjithashtu asistoj në tre gola.

Këpuca e Bronztë

Këpucën e Bronzit e fitoi Olivier Giroud, i cili shënoi një gol në fazën e grupeve dhe dy gola në fazën e eliminimeve, gjithashtu asistoj në dy gola; bashkëkombësi Dimitri Payet grumbulloi të njëjtën kuotë, por ka luajtur 50 minuta më shumë se Giroud.

Transmetimi


Qendra Ndërkombëtare e Transmetimit do të vendoset në Parc des Expositionsla Porte de Versailles - Paris.[5] Në Shqipëri ndjeshjet transmetohen nga Top Channel dhe platforma private me pagesë Digitalb.[51] Për herë të parë TVSH nuk ka të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të kampionatit Evropian te futbollit 2016.[52]

Marketingu

Referime

Lidhje të jashtme