Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

organi parësor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë - GJND (frëngjisht: Cour internationale de Justice - CIJ; anglisht: International Court of Justice - ICJ) është një gjykatë ndërkombëtare nën juridiksionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. [1]

Vula e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (International Court of Justice Seal)
Audienca në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me rastin e shpalljes së Vendimit mbi ligjshmërinë e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës

Vendimi i GJND-së për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara, publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008. Gjatë fjalës së tij Kryetari i Gjykatës Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës, nga të gjitha të dhënat, pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe as kornizën kushtetuese të UNMIK-ut.[2][3][4][5][6][7]

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme