Myslimanët

Një mysliman, ose myslimane, është një person që ndjek ose praktikon fenë islame,[17] një fe monoteiste e bazuar në Kuran. Myslimanët besojnë se Kurani është fjala e Zotit, e shpallur njerëzimit përmes profetit Muhammed. Ata gjithashtu ndjekin mësimet dhe veprimet (të njohura si synnetet) e Muhammedit, të shënuara në përmbledhje tradicionale të quajtur hadith.[18] Fjala "mysliman" rrjedh nga arabishtja (مسلم muslim), që do të thotë "ai i cili i nënshtohet Zotit".[19]

Muslimanët
Falës në Kajro (1865)
Jean-Léon Gérôme
Popullsia Totale
rr.2 miliardë (2020)[1][2]
Themeluesi
Zoti
Regjioni me popullsi të dalluar
 Indonesi231,070,000[3]
 Pakistan213,161,100[4]
 Indi204,000,000[5]
 Bangladesh153,700,000[6]
 Nigeri99,100,000[7]
 Egjypt95,000,000[8]
 Iran82,900,000[9]
 Turqi82,800,000[10]
 Algjeri42,000,000[11]
 Kinë40,000,000[12]
Religjioni
80–90% Islami Synit
10–20% Islami Shi'i
~1% Tjetër tradita Islame (p.sh. Kuranizmi dhe Ibadi)[13]
Gjuhët
Liturgjike:
Arabishtja Kuranore
Të zakonshme:
Urdu, Arabishtja standarde moderne, Indonezianishtja, Bengalishtja, Gjuhët turkike, Gjuha perse dhe gjuhë të tjera në Botën Muslimane[14][15][16]
Myslimanë duke u falur në shtëpinë e një kreu arnaut (shqiptar). (Pikturë nga Jean-Léon Gérôme, viti 1857)

Shumica e myslimanëve do të pranojë si myslimanë të gjithë ata që e kanë dëshmuar publikisht shpalljen e fesë (shehadetin).[20] Shehadeti thotë:

Unë besoj dhe dëshmoj se vetëm Allahu është Zot dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Zotit.[21]

Dëshmia nga Zoti mund të gjendet në Kuran, në Suren 3:18, që thotë:[22] "All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij", që është dëshmia me cilën Zoti shprehet.[23] Besimet e zakonshme të myslimanëve janë: se Zoti (arabisht: الله Allah) është një, i përhershëm dhe suprem (monoteizmi); se Zoti është i pakrahasueshëm, i vetëqendrueshëm, nuk lind e as nuk është i lindur; se Islami është versioni i plotë dhe univerzal i një feje të qëmotshme, që i është zbritur shumë profetëve, midis tyre Ibrahimin, Musain, Ismailin dhe Isanë; se shpalljet e mëparshme janë ndryshuar ose korruptuar gjatë kohës dhe se Kurani është shpallja përfundimtare e pandryshuar nga Zoti.[24]

Praktikat fetare të myslimanëve janë të renditura në Pesë Shtyllat e Islamit, që, përveç shehadetit, përmban dhe të falurit e përditshëm (namazi), agjërimin gjatë muajit islam të Ramazanit, dhënien e lëmoshës (zeqati) dhe pelegrinazhin në Mekë (haxhi), të pakët një herë në jetë.

Shiko edhe

Referime

 Commons: Muslims – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale