Ҫrregullimi depresiv madhor


Çrregullimi depresiv madhor (MDD), i njohur thjesht edhe si depresion, është një çrregullim mendor i karakterizuar nga të paktën dy javë gjendje e ulët shpirtërore që është e pranishme në shumicën e situatave.[1] Shpesh shoqërohet me vetëbesim të ulët, humbje interesi për aktivitete normalisht të kënaqshme, nivele të ulëta energjie dhe dhimbje pa një shkak të qartë.[1] Ata që preken mund të kenë herë pas here besime të rreme ose të shohin apo dëgjojnë gjëra që të tjerët nuk munden.[1] Disa njerëz kanë periudha depresioni të ndara nga vite gjatë të cilëve ata janë normal, ndërsa të tjerë kanë pothuajse gjithmonë simptoma të pranishme.[3] Çrregullimi depresiv madhor mund të ndikojë negativisht në jetën personale, jetën e punës apo arsimimin e një personi, si dhe në gjumë, në zakonet e të ngrënit dhe në shëndetin e përgjithshëm.[1] [3] Rreth 2–8% e të rriturve me depresion madhor vdesin nga vetëvrasja [2] [7] dhe rreth 50% e njerëzve që vdesin nga vetëvrasja kanë rezultuar me depresion ose me një çrregullim tjetër të gjendjes shpirtërore.[8]

Ҫrregullimi depresiv madhor
Plaku i Pikëlluar ('Në Portën e Përjetësisë')
nga Vincent van Gogh (1890)
SpecialitetPsikiatri
SimptomatGjendje e ulët shpirtërore, vetëbesim i ulët, humbje interesi në aktivitete normalisht të kënaqshme, energji e ulët, dhimbje pa pasur një shkak të qartë[1]
KomplikimetDëmtim i vetes, vetëvrasje[2]
FillimiNga të 20-at deri në të 30-at[3][4]
Kohëzgjatja> 2 javë[1]
Shkaktar(ë)Faktorë gjenetikë, mjedisorë dhe psikologjikë[1]
Faktor rrezikuesHistoria familjare, ndryshimet madhore në jetë, mjekime të caktuara, problemet shëndetësore kronike, abuzimi me drogërat[1][3]
TrajtimiSeancat e këshillimit, mjekime kundër depresionit, terapia elektrokonvulsive, stërvitja[5][1]
Shpeshtësia163 milion (në vitin 2017)[6]

Shkaku besohet të jetë një kombinim i faktorëve gjenetikë, mjedisorë dhe psikologjikë.[1] Faktorët e rrezikut përfshijnë historinë familjare të gjendjes mjekësore, ndryshimet madhore në jetë, mjekime të caktuara, problemet shëndetësore kronike dhe abuzimin me drogërat.[1] [3] Rreth 40% e rrezikut duket të jetë i lidhur me gjenetikën.[3] Diagnoza e çrregullimit depresiv madhor bazohet në përvojat e raportuara të individit dhe në një ekzaminim të gjendjes mendore.[9] Nuk ka asnjë test laboratorik për këtë çrregullim.[3] Megjithatë, testimi mund të bëhet për të përjashtuar gjendjet fizike që mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme.[9] Depresioni madhor është më i rëndë dhe zgjat më shumë se trishtimi, i cili është pjesë normale e jetës.[3] Që prej vitit 2016, Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të Shteteve të Bashkuara (USPSTF) ka rekomanduar ekzaminimin për depresion në individët mbi moshën 12 vjeç,[10] [11] ndërsa një rishikim i Cochrane i vitit 2005 zbuloi se përdorimi rutinë i pyetësorëve të ekzaminimit ka pak ndikim në zbulim apo trajtim.[12]

Individët me çrregullim depresiv madhor zakonisht trajtohen me seancakëshillimi dhe mjekim kundër depresionit.[1] Mjekimi duket i efektshëm por ky efekt mund të jetë domethënës vetëm në individët me shkallën më të rëndë të depresionit.[13] [14] Është e paqartë nëse mjekimet ndikojnë në rrezikun e vetëvrasjes.[15] Llojet e përdorura të këshillimit përfshijnë terapinë konjitive të sjelljes (CBT) dhe terapinë ndërpersonale.[1] [16] Nëse masat e tjera nuk janë të efektshme, mund të merret në konsideratë terapia elektrokonvulsive (ECT).[1] Shtrimi në spital mund të jetë i nevojshëm në rastet me rrezik për dëmtimin e vetvetes dhe ndonjëherë mund të ndodhë kundër dëshirës së një personi.[17]

Çrregullimi depresiv madhor preku rreth 163 milion njerëz (2% të popullsisë botërore) në vitin 2017.[6] Përqindja e njerëzve që janë prekur në një moment të jetës së tyre varion nga 7% në Japoni në 21% në Francë.[4] Normat e jetëgjatësisë janë më të larta në botën e zhvilluar (15%) krahasuar me botën në zhvillim (11%).[4] Ky çrregullim shkakton paaftësinë e dytë që zgjat shumicën e jetës, pas dhimbjes së shpinës.[18] Mosha më e zakonshme e shfaqjes është në të 20-at dhe 30-at e një individi.[3] [4] Femrat preken rreth dy herë më shumë se meshkujt.[3] [4] Shoqata Amerikane e Psikiatrisë shtoi "çrregullimin depresiv madhor" në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM-III) në vitin 1980.[19] Ishte një ndarje e neurozës depresive të mëparshme në DSM-II, e cila përfshinte gjithashtu gjendjet mjekësore që tani njihen si distimia dhe çrregullimi i përshtatjes me humor depresiv.[19] Individët e prekur aktualisht ose më parë mund të stigmatizohen.[20]

Bibliografia