Alfabeti Fonetik Ndërkombëtar

Alfabeti Fonetik Ndërkombëtar (shk.: IPA / shk. sq: AFI / AFN) është një alfabet fonetik, një marrëveshje ndëkombëtare për mbledhjen e shenjave fonetike. Me ndihmën e tij mund të përshkruhen saktë tingujt e të gjitha gjuhëve njerëzore. Parimi mbi të cilin mbështetet IPA është paraqitja me një simbol të veçantë e një foneme ose varianti fonematik. Pra, çdo tingull njerëzor paraqitet me një simbol të veçantë grafik.

IPA-Tabel (anglisht)
IPA-Tabel (anglisht)

Tabela e shenjave të IPA përdor pjesërisht shkronja të modifikuara dhe të plotësuara të alfabetit latin dhe alfabetit grek. Këto shkronja speciale janë marrë te Unicode në zonën U+0250 deri U+02AF.

IPA nuk duhet ngatërruar me Shoqatën Ndërkombëtare Fonetike, IPA, e cila e ka krijuar IPA-n.

Gjuha Shqipe

Alfabeti i shqipes së sotme, me simbolet e tij fonetike, është i bazuar në alfabetin latin. Drejtshkrimi i gjuhës shqipe është fonetik, d.m.th. në përgjithësi një shkronje i korrespondon një fonemë, ose më thjesht, fjalët lexohen ashtu siç shkruhen. Alfabeti i gjuhës shqipe është shumë afër IPA (AFN). Bëjnë përjashtim dyshkronjëshat, për të cilat IPA përdor shenja të veçanta. Me të hyrë një fjalë e huaj në shqipe, fonemat e huaja i përshtaten sistemit fonetik të shqipes.[1]

Transkriptimi fonetik i alfabetitgjuhës shqipe me anë të Alfabetit Fonetik Ndërkombëtar

Shkr. i M.ABCÇDDHEËFGGJHIJKLLLMNNJOPQRRRSSHTTHUVXXHYZZH
Shkr. i V.abcçddheëfggjhijklllmnnjopqrrrsshtthuvxxhyzzh
AFI/AFNabʦʧdðɛəfɡɟhijklɫmnɲɔpcɾrsʃtθuvʣʤyzʒ

[2]

Burimi i të dhënave

Shiko edhe